Si do të dal politika shqiptarët nga bataku ku ka rënë?!

Opinione

Si do të dal politika shqiptarët nga bataku ku ka rënë?!

Nga: Dibran Demaku Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:45
Dibran Demaku

Nëse del dikush dhe të më thotë se politika shqiptare(andej e këtej kufirit) është në binarët e normales, do t‘a vlerësoja si më të menqurin e kombi!Them kështu paso që  e papërgjegjshëm e kanë bërë rrëmujë politikën,nga e cola nuk dinë as vetë të gjejnë.

Më shumë se në Kosovë kjo mund të thuhet për atdheun mëmë,që e ka emrin Shqipëri.

Në shqipëri,më 25 prill të këtij viti u organizuan zgjedhjet nacionale apo parlamentare.Me gjithë kundërshtimin e opozitës dhe sidomos të presidentit Meta,ato u çertifikuan nga komosioni qendror i zgjedhjeve,si të rregullta!

Megjithate ishte presidenti i vendit u.Meta i cili përveq se nuk e njihte rezultatin e zgjedhjeve,deklaronte nëpër media(ku i jepej raste) se do t‘i shpallte më dekret si të pavlefshme!

Në anën tjetër partia socialiste si fituese e zgjedhjeve,do të ngriste në parlament(diku në miskom korrik) mocion mosbesimi ndaj presidentit Meta.Dhe vetëm më votat e shumicë parlamentare,do të shkarkonte Präsidentin Meta.

Presidenti Meta as nuk do të klepte dorëheqje pas mocionin e bërë për të,por do të vazhdonte punën në presidencë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.Dhe këtë për shkakun e thjeshtë se në Shqipëri nuk quhesh i shkarkuar pa e konfirmuar(pa e dhënë mendimin Gjykata kushtetuese.Dhe Gjykata kushtetuese nuk e ka dhënë ende vendimin se ishte i rregulltë  i Metës apo jo?!

Në anë tjetër parlamenti i ri ka votuar qeverinë e tretë më radhë të Ramës,dhe kryeministrin e rizgjedhur si dhe ministrat e zgjedhur të rinj,ia ka dërguar preidentit(të shkarkuar)që t’i dekretojë?!

Presidenti Meta do të luaj atë lojën ngreh e mos këput, siç bëri më kërkesën për SPAK-n,që t’i verifikonte edhe njëherë ministrat(e rinj e të u) nëse ndonjëri kishte problem e ligjin!

Në këtë mënyrë ai,pra presidenti Meta do t’s zvarris dekretimin e qeverisë së te dreisa të mundet.

Dhe rast i Betishes( i njohur për Publikum e ich gjërë) i kanë dhënë një mundësi presidentit Meta që të vazhdojë lojën e tij!
Vonimi i dekretimit të qeverisë së të shkon në  të popullit të varfër,ndërkaq të ia shton mundësinë që të pasurohen edhe më në mënyrë të paligjshme,kur askush nuk kujtohet se çfarë po ndodhë?

Edhe nëse një ditë presidenti Meta dekreton qeverinë e re,a është kujtuar dikush të thotë se juridikisht një dekret i tillë nuk velen,pasiqë ai që bën dekretimin është një i shkarkuar?!

Shpresoj që (nëse avokat Ngjela e lexon këtë shkrim)do ta japë një mendim se si do të dali politika shqiptarët nga Natali ku ka rënë?!…

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat