Çka (çfarë) do na sjellë Gjykata Speciale, o të mjerë...?!

Opinione

Çka (çfarë) do na sjellë Gjykata Speciale, o të mjerë...?!

Nga: Agron Shabani Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:02
Agron Shabani

Si për çudi dhe një koincidençë të njohur të "xhunglës së madhe" të dofarë ligjësh të pashkelura dhe të panjohura, politikanët e ndryshëm ditor ose perodik në Kosovë (e sidomis ata të "krahut radikal" të UÇK-së)-sikur janë të detyruar me i aplauduar një "partie demokratike" ose "institucionaliste" që i paditë dhe akuzon vazhdimisht, duke i çuar në burg ose në gjykatën speciale për vrasjet e aktivistëve ose veprimtarëve të saj si thonë, gjatë kohës së luftës dhe pasluftës në Kosovës. Aty është edhe "drafti famoz" i Hillit së bashku me pretërndimet ose akuzat e përbashkëta të LDK-s, Serbisë dhe Rusisë kundër disa luftetarëve ose komandantëve të njohur të UÇK-së.

Bile, disa ish udhëheqës ose ish komandant të njohur të UÇK-së, me të lehtë e kanë të njohin, pranojnë ose quajnë ish patriarkun ose kryetarin e përjetshëm të LDK-së, Ibrahim Rugovën si "arkitek dhe president historik të Kosovës", apo Isa Mustafën, Bujar Bukoshin dhe "komandantët" tjerë të 3 %, si miq, partener dhe aleat tradicional, se sa të njohin dhe pranojnë Albin Kurtin si lider të ri, ose Kryeministër të Kosovës.

Ndërkohë që ishin Rugova, Mustafa, Halit Muharremi, Bujar Bukoshi, Sabri Hamiti dhe "kuadro" të tjera nga LDK, ata që e mohuan, prolonguan, paragjykuan, kriminalizuan ose keqpërdorën luftën, paraluftën dhe pasluftën e Kosovës, e jo Albin Kurti ose Vetvendosja. Apo....?!

Ndërkaq, edhe Kryeministri Albin Kurti, me gjasë ishte i detyruar të gjënte ose zbulonte "kuadro të larta intelektuale dhe profesionale" për politikën dhe diplomacinë kosovare nga "resursët e pashtjerrura" të koperativës polititike të Rugovës dhe LDK-së.

Në "klinikën psikologjike ose neuropsiatrike, të çmendur mund të quhën vetëm ata që janë me të marrë dhe me të çmendur se të gjithë!

Asnjëherë nuk duhet t'u zihet besë atyre që me flamurin e ngritur në gjysëmshtizë, i takojnë dështimit dhe dekadencës, dhe të cilët e paraqesin ose prazantojnë vetën në sytë e të tjerëve si "pengje" ose "viktima të lirisë shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, historike, teritoriale, gjeografike etj. E sidomos atyre që duan t'u ngjitën përpjetëzave ose lartësive të ndryshme karieriste, profiteriste dhe të tjera mbi fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit.

Qëllimet e tyre nuk janë fare të pastra, por tepër hipokrite, dogmatike, demagogjike, diabolike, djallëzore ose satanike.

Shteti i Kosovës në asnjë menyrë nuk bën ti ngjajë mitit ose legjendës së njohur mbi urën ose kalanë (kështjellën) e Shkodrës mbi lumin Bunë, ku në emër të urës ose kështjellës, duhet dhënë ose sakrifikuar Rozafen!

Apo, prish e shkatërro natën, për të ndërtuar ditën.

Dhe, aq me pak "kullës" së Babilonisë, ku për të mbrojtur kullën nga sulmet ose mësymjet e urukëve ose semitëve, duhet lidhur (burgosur), vrarë, zhdukur ose masakruar të gjithë sumerët! (...)

Me lirinë, nderin, moralin, mburrjen, krenarinë, robërinë, skamjen ose varfërinë individuale dhe kolektive, nuk kanë të drejtë të lozin ose tallën as profetët ose perënditë. Pikë!

Dhe, cilat mund të jenë rezultatët ose pasojat finale të denimit eventual të komandantëve ose udhëheqësve shqiptar të UÇK-së nga ana e gjykatës speciale?

E para: Paraqitja ose prezantimi i luftës së lavdishme të UÇK-së, jo si luftë çlirimtare dhe patriotike kundër soldateskës dhe falangave (hordhive) të tjera serbo-çetnike, por si luftë kriminale, vëllavrasëse ose mafioze brendapërbrenda shqiptarëve, sipas skemave dhe skenarëve të Serbisë, Rusisë dhe Kinës në bashkëpunim me tradhëtarët, spiunët, agjentët, mercenarët ose kolaboratorët e ndryshëm shqipfolës (puroshqiptar) dhe antishqiptar në Kosovë, Shqipëri dhe emigracion (diasporë), si dhe qarqët e errëta fetare ose klerikaliste në Beograd, Moskë dhe gjithandej.

E dyta: Anulimi ose shfuqizimi i vendimit të GJND-së mbi legjitimitetin dhe validitetin e shpalljes (deklaratës) historike të pavarësisë së Kosovës me 17. O2. 2OO8.

E treta: Kthimi i Kosovës në pikën xero (O), gjegjësisht fillimi i tërheqjes së njohjeve (ç'njohjeve) të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombtare, dhe në fund kthimi "de jure dhe de facto" i Kosovës nën Serbi, sipas planprojektëve të ndryshme djallëzore (satanike), reaksionare dhe diabolike në kuader të "open Ballkanit","minishengenit ballkanikë" etj.

E katërta: Fillimi i hakmarrjeve ose vëllavrasjeve brenda shqiptarëve, dhe në fund plasja (shpërthimi) i luftës civile ose qytetare në Kosovë etj.etj....!!!

Me duhet të ceku prap se kosovarët (ndoshta) janë i vetmi "popull i ri" artificial ose johistorik në të gjithë globin, të cilët janë konvertuar, zhbërë ose tjetërsuar vullnetarisht në "popull të ri kosovar" të "dalur" ose të "lindur nga lufta"!?

Kosova është (ndoshta) i vetmi shtet në botë pa kombin ose popullin e saj shtetformues!

Kosovarët janë i vetmi "popull" në botë që bëhen bashk me armiqtë dhe pushtuesit e dikurshëm shekullor, kriminal dhe gjakatar-për t'i shpifur, shantazhuar, linçuar, kriminalizur, paditur, burgosur, arrestuar dhe denuar heronjt, akterët dhe protagonistët kryesor të lirisë (çlirimit) dhe pavarësisë së Kosovës!

Shqipëria ndërkaq, është i vetmi shtet në botë që i mohon, injoron dhe sakrifikon bijtë dhe vëllezërit e saj shqiptar në Kosovë, në emër të atyre (serbëve) të cilët, me tepër se një shekull i kanë vrarë, pushkatuar, masakruar, plaçkitur, dhunuar, zhudukur, përndjekur dhe internuar shqiptarët e Kosovës.

Kosova dhe kosovarët, tani e me tepër se tre (3) dekada vazdojnë të jetojnë me dhunën dhe terrorin psikologjik, subverziv dhe propagandistik të "iluminatit" ose klerit fetar dhe politiko-propagandistk mbi filanin dhe fistekun si "misionarë", "profet", "president historik", "arkitekt të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës" dhe kështu me radhë.

Çdo njeri normal dhe racional në këtë botë dhe mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo kungulli ose pocerrke) në kokën e tij, dhe i ka lëxuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e ka të qarte faktin se Serbia vazhdon të pëfitoi shumëfish nga i ashtuquajturi "Drafti" famëkeq i Christopher Hillit dhe aktakuzat e përbashkëta të LDK-së, Serbisë dhe Rusisë-kundër ish pjesëtarëve ose kamandantëve kryesor të UÇK-së.

Ç'është e vërteta, edhe Iidershipi politik i LDK-së etj.., asokohe, kanë rrjedhur prej kategorive me të pazhvilluara dhe me të prapambetura të popullit dhe shoqërisë kosovare.

Prej zorit pra!

Të lindur, rritur, brymosur dhe frymëzuar mbase, në epruvetat ose laboratorët e e ndryshem politik, konceptual, ideologjik, agjitues ose propagandistik të Beogradit, të cilët mezi prisnin kohën (si këpurdhat shiun) pë t'u shfaqur me tërë "kapacitetin, potencialin, intelektin, guximin, misionin dhe vizionin e tij liridashës, shtetformues ose patriotik" në muzgun ose buzëmbrëmjen e parë të abortit ose shkurorëzimit të ish Jugosllavisë.

Ndërkohë që "platforma, formula dhe filozofia gandiste" ose pacifiste, do i ipnin "frytët" ose rezultatët e tyre gjatë kohë së luftës çlirimtare dhe heroike të shtetit dhe popullit (kombit) kroat -nën komandimin e Presidentit dhe Komandantit legjendar, Dr. Franjo Tuxhman. Kjo si thikë pas shpinde kundër Dr. Tuxhmanit dhe intelegjencës ose intendancës ushtarake dhe politike të Kroacisë, për t'iu thënë ose dëshmuar botës së "Dr. Tuxhmani dhe Kroacia sè bashku me ekstremistèt ose radikalistèt e ndryshem shqiptar si Adem Demaçi, Ukshin Hoti etj..", kanë mundur të ndjekin "rrugën gandiste ose pacifiste" të Rugovës dhe LDK-së.

Në librin e njohur "Prapa dyerve të mbyllura" ("Iza zatvorenih vrata") të Prof. Dr. Zdravko Tomac, mund t'i njohim (zbulojmë) dhe kuptojmë më mirë fenomenët, paradokset dhe anomalitë e mësipërme reaksionare dhe anakronike së bashku me formulat ose ekuacionet e komplikuara të sistemëve dhe pushtetëve të korruptuara, autoritsae ose totalitariste në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej.

Pa e harruar këtu edhe qyqarëllëkun dhe naivitetin e atëhershëm të shtetit dhe qeverisë së Tiranës (nën Sali Bershën dhe Aleksandër Meksin) të cilët atëbotë bashkë me Rugovën dhe Bukoshin, e refuzuan kërksën e Tuxhmanit, respektivisht, admiralitetit dhe gjeneralitetit të ushtrisë kroate mbi çeljen (hapjen) e fronit të jugut, në kuader të frontit të përbashkët shqiptaro-kroat-kundër Millosheviçit dhe soldateskës serbe!

Të njejtën rrugë vazhdojnë të djekin sot Edi Rama dhe Ilir Meta me anë të "open ballkanit" ose "minishëngenë ballkanike" me Serbinë-kundër Kosovës, Kroacisë etj...Kjo nën firmat, parullat, sloganet, retorikat ose oratoritë e zjarrta "liridashëse", "shtetrore", "nacionale" ose "patriotike" që i shpartallon ose davarisë mengjesi.

Në këtë vorbullë Kosova së bashku me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e saj reaksionare dhe anakronike, ka shumë kohè (me tepèr se 3 dekada) që është shndërruar në bisnes, apo në "tokë të premtuar" dhe " të askujt, për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun ose auditorin e gjërë.

Me fjalë tjera, Edi Rana, Ilir Meta dhe politikan të tjerë shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë, janë arketip ose prototip politikanësh jokurrizor ose të pa dinjitet dhe integritet, që i zhvaten, imponohen dhe nënshtrohen vazhdimisht llupës, diktatit dhe monopolit politik, ushtarak, policor, finasiar, tregtar, ekonomik etj., të "aristokracisë" ose "borxhezisë së lartë" të Beogradit, Moskës, Brukselit ose Washingtonit me parullat, sloganet ose recidivet e njohura pllakative, ataviste, imagjinare ose fiktive mbi "Shqiërinë dhe Kosovën në kuadër të federatès së re jugosllave" me serbët, maqedonët, boshnjakët etj.

"Shumicën e kohës as nuk përpiqem t'i përkthej mè fare fjalët ose mendimet e mia që më qëndrojnë si mjegullinaja nëpër kokë. Ato me dukën të paformë dhe të papëlqyeshme, pastaj kridhen: i harroj shpejt. Pak më parë ndodhèsha tek Kopshti Publik ku rrënja e gështenjës (gènjeshtres) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kishin përbiruar e përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që të fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M'u zu fryma. Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë 'të jesh ose ekzistosh'." (J. P. Sartre "Neveria")

U mor vesh se në Kosovë dhe Shqipëri, shkruhet dhe filtët shpesh ose vazhdimisht për frikën, për forma entuziazmi me shfaqje, profile ose manifestime të ndryshme ekstatike ose ekstazike agresiviteti, fataliteti, stupiditeti, nebuloziteti ose iracionaliteti, mbi kurajon përballë kanosjes ose rrezikut individual dhe kolektiv.

Ndërkaq, problem kyç ose themelor me të cilin përballen sot (për çastin ose momentin) populli, shtetit, pushteti ose shoqëria e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare, pos tjerash është fakti i njohur sipas të cilit atje tek disa lider ose politikan ditor ose periodik në Tiranë dhe Prishtinë, akoma vazhdon të flitët dhe mendohët se bota kufizohet me Moskën, Stambollin ose Beogradin! Çudi...Katastrofë krejt.

Në fakt, e pandërgjegjëshmja, iracionalja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar, burimuar dhe derivuar prej "egos", "libidos" ose vetkënaqësisë së pastër personale ose individuale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste ose egocentrike në esencën ose substancën e saj, do thoshte Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si shteti, pushteti, kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj.

Kështuqë sipas Frojdit: ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar, konzervuar ose ambaluzhuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata.

Prej respektit ose dashurisë së idealizuar, valorizuar ose glorifikuar ndaj shefit ose padronit, ndjekësit dhe viktimat e tyre shpesh ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale ose racionale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales - përreth të së cilës gjithëçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore.

Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës (Shqipëri) të cilën e bija ose "vogëlushja e vogel "(Kosova) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ekzotike, si dhe ndjenja dashuri-urrejtje ndaj babait (kyeministrit shqiptar figurativisht) që e nënshtron nënën e tyre (...) si kompeks malicioz dhe surrogativ.

Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit: Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej.

Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kanë kaluar në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe moralisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar tèrèsisht zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor, mbipersonal, ose neurotiko-hipnotik, që ka bllokuar tèrèsisht zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.

Uilliam Rajhu (1897-1957) pos tjerash thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe minimale, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij.

E tërë kjo të ngjanë edhe në hilozoizëm ose në "instanca të larta" abstrakte, imagjinare ose fiktive ku liderët ose politikanët e ndryshëm (kosovar) ngjajnë shpesh në Zotin ose Zeusin që kanë lindur para popullit e para shtetit dhe janë të pavdekshëm ose absolut si Edi Rama etj.

Se këndejmi, edhe rendi ose rregullimi i përgjithshem shtetror, qytetar, politik, natyror ose ordinar në Shqipëri dhe Kosovë së bashku me evolucionin e ideve, teorive, mendimëve, koncepteve dhe karakteristikave të përgjithshme shkencore, kulturore, arsimore ose pedagogjike mbi popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, në një masë të konsiderueshme sikur iu referohën ideve, vizionëve dhe teorive të njohura të hedoniste, totemiste, shamanike, ezoterike ose mitologjike.

Nastradin Hoxha ose "Shën Nostradamusi" nuk ndodhën me në jetë, por miiti ose mitologjia mbi Nastradinin dhe Nostradamusin, jetojnë edhe sot e kësaj dite.

Shkenca dhe teknika janë shumë të reja, për t'i njohur dhe kuptuar dogmat, totemët, fenomenet, misterët ose sekretët e ndryshme fetare, paranormale, primitive ose arkaike që i joshin dhe hipnotizojnë shtresat ose kategoritë më të pazhvilluara ose prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Edhe Millosheviçi i Serbisë, e siguroi strehën ose audiencën e tij tek shtresat me të prapambetura ose primitive të shtetit dhe shoqërisë serbiane. Pasojat janë të njohura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat