Sali Berisha demokrat dhe proamerikan i përbetuar

Opinione

Sali Berisha demokrat dhe proamerikan i përbetuar

Nga: Daut Kelmendi Më: 16 shtator 2021 Në ora: 18:20
Sali Berisha

Dr. Sali Berishën është folur e shkruar varësisht nga rrethanat , ngjarjet dhe kontestet politike të kohës si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Meritat e Dr Sali Berishes nuk mund të i mohoj askush e lëre më Edi Rama i futur në afera korruptive deri në fyt dhe në veprime antikombëtare të kryposura me ballkan opena. Në psikën e hajnit dhe të pandershmit mbizotëron bindja se të gjithë janë hajna dhe të pandershëm, e ky është rasti me piktorin.

Angela Merkel i tregoi se me Ballkan Open mund të shkoië deri në Beograd te vëllau i tij Vuqiq dhe të qëndrojë sa të dojë dhe asgjë më tepër. Procesi i Berlinit është një dhe i pazëvedësueshëm. Pas këtyre deklaratave të Merkel në prani të saj, Edi Rama tej mase i frustëruar dhe shumë nervoz e gjeti fajtorin te Kosova dhe Albin Kurti duke e sulmuar për mos suksesin e inciativës së vëllaut të tij Vuqiq dhe Putin. Angela Merkel mbeti e stepur dhe bukur e habitur nga fjalët që dëgjonte nga piktori sepse me siguri kishte pritur që nga goja e tij të dëgjo fjalë përkrahjeje për Kosoven e asesi sulme . Ajo vetëm e shikoi dhe nuk i komentoj këto sulme, porse ishte e habitur dhe kjo nuk do koment.

Edhe sot nga foltorja e Kuvendit të Shqipërise nuk la pa fuqizu open ballkanin edhe pse u tha më heret nga goja e A. Merkel se kjo nuk është alternative e Procesit të Berlinit. Sa i përket baltosjes qe po eksportohet nga Tirana dhe Prishtina, duhet thënë se baltosjen e shtetit shqiptar dhe shqiptarëvë në përgjithësi po e eksporton ti me veprimet qe po i bënë dhe mbron ti e të cilat janë në kundërshtim totalë me interesat kombëtare shqiptare. Njerëzit e menqur i shohin gabimet, e me veprimet e më tutjeshme i permirësojnë ato, kurse ti dita ditës po fundosesh ne BALTËN e gjalle qe e ke krijuar vetë. Ardhja aksidentale e jote në krye të shtetit shqiptarë nuk ishte vetm fatkeqësi për Shqipërinë por për të gjithë shqiptarët, sepse nëse rrënjët thahen trungu zhduket. Me ardhjen tënde në pushtet u ndalën të gjitha investinet e jashtëme deri sa tani arritën në ZERO. Rininë e poshtërove deri në skajshmeri duke iu pamundesuar që të jetojnë e punojnë në shtetin dhe familjen e tyre , dhe te vetmin opsion iu ke lënë lotet e gyrbetit. Këte si po duket e paske pasë si qellimë dhe obligim për zbrazjen e Shqipërisë Është për tu habitur se si kjo rini që gjithmonë ka dijte të i artikuloj qendërimet dhe pozicionet e veta nuk po reagon por e DURON një nenqmin dhe poshtërim te tillë?

Unë ketu po e bëjë një krahasim në mes të Universitetit të Prishtinës dhe atijë shtetrorë të Tiranës. Studentët në Universitetin e Prishtinës i kanë kushtet shumë më të volitshme për studime sepse nuk i paguajnë taksa e haraq shtetit sikurse studentët e Tiranës. Unë pres që studentët shqiptarë do të ndërgjegjësohen dhe nuk do të durojnë nënqmimim dhe poshtërimin që po iu bënë piktori. Piktori del nëper Evropë si klloun me atlete të firmave të ndryshme dhe bënë shfaqje për publikun sikur të ishte Charli Chaplin. Kjo aq sa është qesharake është e dhimbshme dhe poshtëruese për shtetin dhe popullin që e përfaqëson.

Sa iu përket shqiptarëve në përgjithësi , Dr. Sali Berisha është njië burrë me vlerë dhe i tillë do të mbetet pavarësisht sulmeve që vijnë nga qarqet mafioze të udhëhequra nga piktori . Edi Rama është bërë kundërshtarë i përbetuar i udhëheqësisë dhe pavarësisë së Kosovës bashkë me Vuqiqin dhe njëherit zbatues i rekomandimeve të Putinit në Ballkan. Edi Rama po deklaron, për ata që dinë të lexojnë mes rreshtave : UNE JAM MIRË KUR SERBIA ËSHTË MIRË. Si po duket Edi Rama e ka marrë një mision impossible për të shkatërruar Kosovën por edhe shqiptarinë në pergjithësi, por këtë nuk do të mund ta arrijë sepse ata që vendosin nuk do të ia lejojnë, por se do të i dëmtojë kjo është e pa diskutushme . Shumë shpejtë Edi Rama do të dekonspirohet dhe të hidhet në bërllogun e historisë si Nikola Gruevski, pasiqe të i dalin marifetet e tija mafioze të inqizuara e të fakturuara. Kjo me siguri do të ndodhë më shpejtë se që ai e mendon. Azil do të i ofrojnë Serbia dhe Rusia dhe atje do te jetë i pa kapshëm për drejtësine shqiptare, sepse ata nuk do ta ekskadrojnë për shkak te meritave për shërbimet qe i ka bërë per ta e në dëmë të shqiptarëve.

Unë këtu do të përqendrohem te një ngjarje që tani askush nuk po e përmend e që për neve në Kosove ishte çështje të jesh apo mos të jesh.

Milosheviqi me soldatesken e tij serbe kishin filluar të jetësojnë planet e gjyshërve të tyre për zhdukjen e popullit shqipëtar të Kosovës. Ata vetëm pritnin që situata në Kroaci dhe Bosnje të qetësohet e të fillojnë realizimin e planit që veq e kishin të gatshëm qysh para njëqind vjetëve, dhe që njëherë e pergjithmonë të zgjidhenin çështjen e Kosovës që nënkuptonte vrasje deri në gjenocid dhe dëbim i atyre që mbesin.

Ishte viti 1992 kur Shqipëria kishte dalë nga diktatura e egër komuniste dhe mundohej që të këndellej sado pakë. Në këtë vit Dr. Sali Brishës i kishte ardhur një ftesë nga Presidenti Gjorgj H. Bush për të vizituar Amerikën. Në vazhdim do të citoj zotin Dr. Sali Berisha për pritjen që iu bë në Shtëpinë e Bardhë dhe takimin e pa harrushëm në dhomen ovale. Nga Presidenti i SHBA-së Gjorgj H. Bush. Ai deklaron se ftesa dhe pritja në dhomën ovale ishte një moment historik në jetën time, dhe më pas gjithçka u bë e lehtë në komunikim. Presidenti Bush e filloj bisedën për Kosovën, dhe ajo që më bëri përshtypje ishin informatat që kishte për Kosovën, sepse për mua problemi i Kosovës ishte madhorë. Presidenti Bush e morri një atllas e filluam të flasim për Kosovën. Ai më pyti çfarë mendojë për situatën në Kosovë? Unë i thashë se plani i Miliosheviqit është spastrimi etnik i Kosovës duke vrarë e masakruar shqiptarë. Pastaj i thashë zoti President, Millosheviq ka për qëllim qe qindra mija shqiptarë të dëbojë nga vendet e veta ku kanë jetuar me mijëra vjet. Une i thashë se kjo do të shkaktojë luftë, e ai me pyti pse kjo shkakton luftë ? Unë i thashë se unë nuk e sulmojë Jugosllavinë , por nëse Milosheviq e fillon një plan të tillë, më kufi nuk do të ketë, prandaj une dua të jem i sinqertë se edhe nëse unë dëshiroj të parandalojë një konflikt të gjerë në mes Shqiperisë dhe Serbisë, unë nuk do të mund ta parandalojë, dhe gjithashtu nuk do të nderrmarrë një gjë të tillë. Unë do të hapë kufijtë dhe do të bëjë gjithçka që ata njerëz të qëndrojnë në shtepitë e tyre. AI MU PËRGJEGJË RIGHT ON POINT KE TË DREJTË DHE ËSHT ÇËSHTJE E DREJTË. Mënyra si e parashtrova u pranua nga Presidenti Bush. Pas këtij takimi ai lujti rolë kapital në bllokimin e fillimit të planit të Millosheviqit. Në dhietor ai e dergojë një përfaqësuse në Beograd te Millosheviqi duke ia perëcjellë fjalet e Presidentit Bush, se po që se e sulmon Kosovën do të perballet me gjithë forcen e SHBA -së. Kjo pra ishte një vërejtje S. Millosheviqit se çka e pret nëse e sulmon Kosovën dhe kjo ishte një vijë e kuqe që gjithashtu ishte konstantë dhe obligim edhe per Presidentet tjerë qe do të vijnë pas Presidentit Bush. Kjo në njëfarë mënyre ishte shpallje lufte Serbisë nga ana SHBA-së nëse e sulmon Kosovën. Premtimi qe dha Presidenti Gjorgj H. Bush u bë realitet në kohën e Presidentit Klinton me ndërhyrjen e NATOS në vitin 1999 me të cilin edhe u çlirua Kosova. Dr. Sali Berisha i vuri themelet e para të marrdhënjeve dhe bashkëpunimit Shqiperi SHBA të ndërprera për gati 50 vjetë. Unë këtu nuk kam për qellim të ia adresojë të gjitha meritat për Kosoven Dr. Sali Berishës, por ishte ai momenti kur SHBA –të ia vuan lakun në fyt Milloseviqit. Presidenti Bush ka qenë fort mirë i informuar edhe para Dr. Sali Berishës sepse lobi shqipetaro -amerikan punonte natë e ditë që çështjen e Kosovës të mbante si temë të përheshme në Kongresin dhe Senatin Amerikanë.

Duke mos dashtë të hyjë në ngjarjet e fundit në Shqipëri te cilat më duhet të them se ishin të papritura dhe gjithsesi të dhimbshme, Dr. Sali Berisha mbetet një njeri i respektuar dhe i çmuar te populli shqiptarë në përgjithësi.

Edi Rama si duket me punë te pista që beri, ia arriti që gati ta zhbejë PD-në me në krye Bashën. Pas këtyre ngjarjeve të fundit , PD më nuk ësht ë ajo parti që ishte më parë dhe do të duhet mjaft mund dhe sakrificë që kjo parti te rikthehet e ringjallet.

Si përfundim Dr. Sali Berisha ka punuar që Shqiperinë ta ofrojë sa më afër perëndimit, gjë që e arriti me ANTARËSIMIN në NATO. Ka qenë, është dhe do të mbetet politikani më proamerikan në Shqipëri me vepra të cilat flasin vetë. Për dallim nga ky, Edi Rama me fjalë e me gojë është plotë Amerikë e në të vertetë bashkëpunon e bashkëvepron me antiamerikanët e përbetuar siç është Aleksandër Vuqiq dhe shefin e tij Vlladimir Putin. Është koha të vlerësohen veprat e jo deklaratat gojore sa për opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat