Letër publike ambasadorëve të SHBA-së, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë

Opinione

Letër publike ambasadorëve të SHBA-së, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë

Nga: Rexhep Torte Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:15
Rexhep Torte

Serbia, Kina e Rusia, po e kërcënojnë paqen në Ballkan edhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes.

Me rastin e vendosjes nga Kosova të reciprocitetit me targat ndaj Serbisë, ju të nderuar ambasadorë vrapuat menjëherë në takim me kryeministrin Albin Kurti, edhe pse këtë duhej ta bënit vetëm në Beograd me presidentin Aleksandër Vuçiq, sepse Beogradi po shkakton tensione në Kosovë.

Kosova është shtet i pavarur, sovran, paqedashës dhe më pro amerikan dhe më pro evropian i dëshmuar.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, është kërcënuesja e vetme e paqes në Kosovë dhe në Ballkan me idenë e “Bota Serbe” dhe “Uniteti Serb”.

Të nderuar ambasadorë, për fat të keq shtetet tuaja po tregohen të njëanshëm dhe haptazi po e favorizojnë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, në vend që ta sanksionojnë dhe disiplinojnë për veprimet e saj hegjemoniste në Kosovë e në Ballkan.

Serbia kriminale është demagoge e mashtruese dhe me mendje e me zemër është me Kinën dhe me Rusinë, gjë që është në dëm edhe të shteteve që po i përfaqësoni dhe në dëm të paqes e sigurisë botërore.

Serbia e nxitur dhe e stimuluar nga Kina dhe Rusia, është fajtorja e vetme për çdo tensionim të situatës në Kosovën e pavarur e paqedashëse, në Kosovën më pro SHBA, më pro BE dhe më pro NATO-s.

Të nderuar ambasadorë, po ju informoj se Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë më 16 shtator 2021 i shkruajti letër Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ku veç tjerash shkruan, “Unë kinezët edhe rusët edhe në bythë do t’i puthja nëse ata na ndihmojnë në projektin tonë të përbashkët. Me rëndësi do të ishte që Kosova të hynte nën ombrellën tonë”.

Ky është vetëm një fragment i kësaj letre përuruese që Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë ia dërgoi Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë më 16 shtator 2021, me rastin e inaugurimit të Qeverisë Rama 3.

Kjo letër është botuar në ËEB faqen e “Bota Sot” më datë 17 shtator 2021, në rubrikën Opinione me titull, “ Vuçiq uron Ramën për inaugurimin e qeverisë “Rama 3”, dhe më datë 19 shator 2021 po në rubrikën Opinione me titull, “ SHBA, BE, NATO, Shqipëria dhe Kosova, cak i komplotit Aleksandër Vuçiq-Edi Rama, në favor të Rusisë e Kinës”.

Kjo letër zbulon fytyrën hipokrite të kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe të tradhtarit Edi Rama ndaj shteteve tuaja, ndaj popujve yuaj, ndaj NATO-s, Ballkanit dhe ndaj Kosovës.

Letrën e plotë do të keni mundësi ta lexoni në fund të këtij teksti.

Të nderuar ambasadorë, sot, më 21 shtator, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kur qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata në mbarë botën dërgojnë mesazhe për aspiratat e njrëzimit për ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë, Serbia agresore gjenocidale e kriminale ka organizuar pakicën serbe në Veri të Kosovës, t’i bllokojë rrugët, për shkak të vendimit të drejtë të Qeverië së Kosovës lidhur me reciprocitetin e targave për automjetet. Që do të thotë vendosjen e rregullit në qarkullimin në komunikacion dhe luftën kundër bandave kriminale mafioze serbe në Veri të Kosovës që merren me kontrabandimin e mallrave nga Serbia në Kosovë.

Dëshirojmë të ritheksojmë se kjo pakicë serbe në Kosovë, edhe pse i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, po instrumentalizohet nga Beogradi, duke mos e përfillur shtetin dhe Qeverinë e Kosovës, deri në atë shkallë sa që më shumë se dy dekada nuk e paguajnë as energjinë elektrike dhe as ujin që e konsumojnë, siç paguhet kudo në botë, për çka Qeveria e Kosovës është e detyruar të paguajë miliona euro në vit për likuidimin e këtyre faturave.

Dëshirojmë të ritheksojmë se Serbia agresore gjenocidale e kriminale me ndihmën financiare të Kinës dhe të Rusisë, në Veriun e Kosovës, në trojet shqiptare është duke ndërtuar koloni serbe me shtëpi të reja e të mobiluara, ku po i vendosën serbët që asnjëherë më parë nuk kanë qenë banorë të Kosovës.

E tërë kjo bëhet me qëllim të përmirësimit të përbërjes demografike në favor të Serbisë kriminale.

Të nderuar ambasadorë, ju nuk keni bërë asnjë reagim ndaj Serbisë kriminale që t’i ndërpret këto veprime të sipër përmendura kundër Kosovës.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, në mbledhjen e Parlamentit te Kosovës, më datë 20 shtator, lidhur me reciprocitetin me targat ndaj Serbisë, deklaroi se, “Kjo është një masë ndaj Serbisë . Nuk ka asgjë të paligjshme apo diskriminuese. Ashtu si dje, sot e nesër, qyetarët serbë do të lëvizin lirshëm dhe të sigurte”.

Autoritetet Kosovës më datë 20 shtator 2021 ndaluan automjetet me targa serbe të hyjnë në Kosovë, ngjashëm siç vepron Serbia me targat e Kosovës.

Aleksandër Vuçiqi, duke e instrumentalizuar pakicën serbe për ta destabilizuar Kosovën, si çdo herë edhe këtë vendim të drejtë të Kosovës e shfrytëzoi për të ngritur panikë të panevojshme duke deklaruar se, “Situata është shumë serioze dhe e vështirë”.

Aleksandër Vuçiq ngriti pa nevojë alarmin edhe me caktimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, për të diskutuar gjoja për situatën e targave në Kosovë, që për një mendje të shëndoshë, këto veprimë janë naivitet dhe çmenduri.

Të nderuar ambasadorë, për t’i kuptuar më mirë lojërat, kukuvajka, truket dhe komplotet e Serbisë kriminale ndaj shteteve tuaja, NATO-s, OKB-së dhe Kosovës, në favor të Kinës dhe Rusisë, preferoj t’u rekomandoj ta lexoni me kujdes lëtren e plotë që Alkesandër Vuçiq më 16 shtator 2021, ia dërgoi Edi Ramës, si vijon:

“Shkëlqesia e juaj zoti dhe miku im i çmuar Rama, ju përshëndes me rastin e inaugurimit të qeverisë së juaj “ Rama 3 “.

Unë personaisht nuk mund ta fshehi kënaqësinë që përjetova me inaugurimin tuaj, si kryeministër i mandatit të tretë.

Rrugën që ne e filluam me Minishengenin Ballkanik, e tash me Open Ballkan, do ta sforcojmë me dinamikë të përshpejtuar.

Unë po ashtu tash nuk e fshehi dot që ju mua më quani vëllaçko, sepse po të njejtën ndjenë kam edhe unë për ju.

Miqësia dhe idetë e tilla mes popujve tanë kishin lindur qysh në prag të Luftës së Dytë Botërore, kur dy njerëzit tanë më të çmuar Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha kishin themeluar PKSH, për ta luftuar armikun tonë të përbashkët Gjermaninë.

Nuk ka dyshim që ne kemi ndihmuar me të gjitha mjetet çlirimin e Shqipërisë. Së bashku e bëmë luftën gjithashtu kundër armiqëve të brenshëm, sidomos kundër kolaboracionistëve në Kosovë.

Sot po ashtu ne të dytë, kemi fatin që ndodhemi në të njejtën kohë në pushtet në vendet tona mike dhe të çmuara. Kemi po ashtu të njejtin rol historik për bashkimin, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe prosperitetin tonë përmes Open Ballkan.

Unë po ashtu ndaj kënaqësinë që ju me të gjitha forcat, iu kundërvutë forcave të errëta fashiste shqiptare, që përpiqeshin ta pengonin paraqitjen e Goran Bregoviqit në Korçë.

Sidomos sot më bëri përshtypje paraqitja e juaj e qartë kundër liderëve të Provinës sonë Kosovës, të cilët po i kundërvihen me arrogancë projektit tonë të përbashkët Open Ballkan.

Vëllaçko Rama, po ju drejtohem kështu duke e thyer protokolin e paraqitjes zyrtare, po ju siguroi se nëse Kosova nuk iu bindet juve për planet tona të përbashkëta, do të punoi që ta gjej zgjidhjen.

Unë do të bëj gjithëçka që të depërtoi drejt Shqipërisë përmes Kosovës, po nëse ata na pengojnë, do ta ngris hekurudhën nëpër Mal të Zi drejt Shqipërisë.

Të jeni i bindur miku im i shtrenjtë, që askush nuk do të mund tu kundërvihet planeve tona.

Ashtu siç u morrëm vesh në takimin e Shkupit, unë e mbajta fjalën dhe drejt Shqipërisë nisa mijëra turist nga Sebia.

Unë i luta ata që të lënë përshtypje të mirë në Shqipëri dhe nëse u pëlqen vendi i juaj i mrekullueshëm i këshillova që të blejnë banesa, të themelojnë bashkësinë serbe, të themelojnë kishën serbe, të hapin shkolla në gjuhën serbe dhe kështu ne do t´i vëllazëronim popujt tanë.

Ashtu siç është e mbushur Serbia me shqiptarë, jam i mendimit se ashtu e dëshironi edhe ju Shqipërinë, plot me serbë.

Ky është globalizimi i vërtetë botëror, prandaj ne nuk ngurrojmë që ta përziejmë gjakun mes nesh, sepse kjo është perspektiva për zgjidhjen e problemeve që paraqesin kosovarët mes nesh.

I nderuari miku im i çmuar vëllaçko Rama, mua më akuzuan se kur kinezët sollën kontigjentin e vaksinave, unë nën praninë e mediave e putha flamurin kinez.

Pse mos të veproja ashtu. Unë kinezët dhe rusët edhe në bythë do t´i puthja nëse ata na ndihmojnë në projektin tonë të përbashkët. Me rëndësi do të ishte që Kosova të hynte nën ombrellën tonë. Shkëlqesësia e juaj zoti Rama, duke ju shprehur respektin tim, ju uroj shëndet gjatë mandatit të tretë në realizimin e planeve tona madhore.

Ashtu siç është e mbushur Serbia me shqiptarë, jam i mendimit se ashtu e dëshironi edhe ju Shqipërinë, plot me serbë.

Ky është globalizimi i vërtetë botëror, prandaj ne nuk ngurrojmë që ta përziejmë gjakun mes nesh, sepse kjo është perspektiva për zgjidhjen e problemeve që paraqesin kosovarët mes nesh.

I nderuari miku im i çmuar vëllaçko Rama, mua më akuzuan se kur kinezët sollën kontigjentin e vaksinave unë nën praninë e mediave e putha flamurin kinez.

Pse mos të veproja ashtu. Unë kinezët dhe rusët edhe në bythë do t´i puthja nëse ata na ndihmojnë në projektin tonë të përbashkët.

Me rëndësi do të ishte që Kosova të hynte nën ombrellën tonë.

Shkëlqesësia e juaj zoti Rama, duke ju shprehur respektin tim, ju uroj shëndet gjatë mandatit të tretë në realizimin e planeve tona madhore.

Gjithmonë i juaji presidenti i Serbisë Vuçiq”, thuhet në fund të kësaj letre.

Të nderuar ambasadorë, ju dëshiroj shëndet dhe prosperitet juve personalisht, shteteve tuaja dhe popujve tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat