Situata në Veriun e Kosovës është mjaftë e tensionuar me fajin e Serbisë

Opinione

Situata në Veriun e Kosovës është mjaftë e tensionuar me fajin e Serbisë

Nga: Adem Bytyçi Më: 25 shtator 2021 Në ora: 19:25
Adem Bytyçi

Serbia nuk është e gatshmr për të zbatuar asnjë marrëveshje me Kosovën dhe as marrëveshjen e Brukselit për targat e atomjetëve të cilës i ka skaduar afati më 15 shtator 2021.

Sjelljet e papërgegjegjshme të Serbisë e kanë detyruar Qeverinë aktuale të Kosovës, për të zbatuar masën e reciprocitetit me Serbinë për targat e atomjetëve, por Serbia hegjemonoste dhe autoritare në shenjë pa knaqësije me një masë reciprociteti plotësisht të ligjshme të qeverisë së Kosovës , i ka manipuluar serbët lokal të Kosovës në dy vendbanimet në veriun e Kosovës në Bernjak dhe Jarinjë për t'i mbuluar rrugët dhe penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Jo vetëm kaq, por Serbia, ka dislokuar forcat ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe në kufi të Kosovës, duke kërcënuar me luftë Kosovën dhe rajonin.

Atje gjenden forcat e policisë speciale të Kosovës për zbatuar rend dhe ligj dhe për të garantuar zbatimin masës së reciprocitetit me Serbinë për targat e atomjetëve

Protestuesit serb atje të manipuluar nga forcat ultranacionaliste fashiste të Serbisë, në mënyrën më të paturpshme dhe antinjerëzore për çdo ditë po i provokojnë policinë e Kosovës me lloj-lloj epitetesh fyese vështirë të përballushme.

Natyrisht se një zgjidhje për shtensionimit e situatës në këto momente vërtetë shumë të ndishme do të ishte shumë e rëndësishme për të dyja shtetet Kosovën dhe Serbinë, por kjo nuk varet nga Kosova, por nga hekja dorë e politikës expansioniste të Serbisë ndaj Kosovës dhe paqes dhe sigurisë në gjithë Europën përendimore dhe më gjerë.

Ajo që që kërkohet në këto momente shumë të vështira për të përballuar agresionin eventual të shtetit serb mbi Kosovën, është që opozita dhe pozita të flasin me të njëjten gjuhë për ta mbrojtur sovranitetit dhe tërësinë tokësore të Kosovës nga Serbia hegjemoniste dhe gjenocidale anti shqiptare, e cila sipas sjelljeve duket ta ketë të pamundur të pajtohet me pavarësin e shtetit të Kosovës.

Tani, një politikë të tillë të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, shtetit më të ri në botë, e ka kuptuar edhe Bashkësia ndërkombëtare , e cila me siguri nuk do të rri duarëkryq ndaj politikës luftënxitëse, hegjemoniste dhe expansioniste të Serbisë në Ballkanin perëndimor dhe më gjerë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat