Kosova nuk guxon të gjunjëzohet

Opinione

Kosova nuk guxon të gjunjëzohet

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 28 shtator 2021 Në ora: 09:37
Muhamet Kelmendi

Nga gjendja e krijuar në Veriun e Kosovës, pas vendosjës së policisë atje, si rrezultat i bllokimit të rrugëve nga lëvizja kriminale serbe, e udhëhequr nga klika e Beogradit, është thelluar dhe kanë dalur në sipërfaqe qëllimet që pretendon Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës. Beogradi dha në formë të ultimatumit disa qëndrime publikisht të pakapshme dhe shume shoviniste. Shprehu qëndrimin mbi tërheqjen e forcave policore të Republikës nga Veriu, anulimin e vendimit mbi reciprocitet në fushën e targave, paraqiti kushtin e themelimit të Asociacionit serb në Kosovë e disa kërkesa tjera, thjesht të parealizueshme. Këto dolën si kushte për të vazhduar me dialogim me Kosovën në Bruksel. Dhe, për të treguar seriozitetin e lartë të gjendjes dërgoi ushtrinë, makinerinë ushtarake tanke e avion në kufi me Kosovën.

Kjo lojë e rrezikshme shtetit serbë vuri në pozitë të pafavorshme UE dhe vetë NATO-së. Me kërkesa imagjinare dhe me kërcënime ushtarake të një territori që kontrollohet mu nga NATO me emisionin që quhet KFOR , e vuri NATO-në dhe UE në pozitë të rëndë. NATO duhet të reagojë. Asaj nuk i ka mbetur gjë tjetër. Përndryshe besimi në NATO po zbehet dhe anëtarët e saj e humbin besimin. Mbetët UE. Këtu ka kundërthënie në kuadër të UE.

Dallimet i ka kapur klika kriminale e Beogradit. Dhe , të përkrahur nga Moska, po bëjnë presion mbi faktorin ndërkombëtar dhe po e kërcënojn Kosovën me pushtim. Këtë kështu e ndihmoj pa unitet në UE dhe dobësimi i qëndrimëve të qarta të NATO-së. Por, pavarësisht kësaj, Kosova duhet të mbetët e patundur në qëndrimet e veta. Nuk duhet të ik nga dialogimi dhe kontaktet në Bruksel. Po duhet të jetë e qëndrueshme.

Mos të tërhiqet nga territori i vet dhe mos të lejoj organizimin e Asociacionit serb në kundërshtim me normat kushtetuese. Kjo nuk duhet të kaloj. Asociacion pa pushtet ekzekutivo-politiko-juridik po. Me këtë pushtet jo. Kjo është shumë e thjeshtë. Karakteri i Republikës nuk guxon të preket. Nuk guxon të krijohen subjekte politike autonome serbe dhe kursesi të lejohen veprime të pabarabarta. Është vonë, shumë vonë, reciprociteti në fushën e qarkullimit të jetëve, të njerëzve, të mallrave e të çështjeve tjera. Megjithatë, edhe pse vonë, kërkohen të zbatohen këto masa reciproke. Këtu nuk duhet të ketë lëshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat