Larg duart nga Mr. Ukshin Hoti, o Baton Haxhiu tradhtari faqeziu

Opinione

Larg duart nga Mr. Ukshin Hoti, o Baton Haxhiu tradhtari faqeziu

Nga: Rexhep Torte Më: 28 shtator 2021 Në ora: 10:23
Rexhep Torte

O baton Haxhiu tradhtari faqeziu, haram të qofshin qumështi i nënës kosovare, buka e Kosovës dhe buka e Shqipërisë që je duke e ngrënë.

O Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, ti dhe tërë shqiptarët tradhtarë, po t’u vendosim në një anë kandari, dhe Mr. Ukshin Hotin në anën tjetër, Mr. Ukshin Hoti u ngren si një fije bari.

O Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, shumë gropa ia ke hapur Kosovës, por mos harro se një ditë vetë do të rrëshqasish në njërën prej tyre.

Unë gjatë jetës sime 76 vjeçare si student dhe si gazetar, kam njohur qindra shqiptarë të profesioneve dhe posteve të ndryshme nga Kosova, Kosova Lindore, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga Mali i Zi, por si Mr. Ukshin Hoti, personalit intlektual, atdhetar, sypatrembur, i sinqertë, i ndershëm zemërbardhë, fisnik e bujar, ende as nuk kam takuar, as nuk kam dëgjuar dhe as nuk kam parë.

U indinjova, u shqetësiva, u trishtova, u tmerrova dhe u dëshpërova tejmase, kur ne WEB faqen e “Bota Sot” të datë 27 shtator 2021, lexova reagimin e Andin Hotit, djalit të Mr. Ukshin Hotit me titull, “Do ta padis median e Baton Haxhiut, thotë se lajmi i rremë nuk i duket rastësi”.

Fillimisht me respektin më të thellë shpirtëror timin dhe të familjes s’ime, ndaj shqetësimin dhe zemërimin me Andin Hotin, me familjen e Mr. Ukshin Hotit dhe me tërë farefisin e tij, për këtë lajm dashakeq, skandaloz dhe të rremë, që ka dalë nga “Abanian Post’ medium i Baton Haxhiut tradhtarit faqeziut.

O Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, budallai nuk ka brirë për t’u dalluar se është budalla, por merret me kësi punë të liga, fantazira, e poshtërsira, duke e dëshmuar veten jo vetëm që është budalla, por është budalla shkuar budallait.

O Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, s’u mbushe mend or pezeveng, tru tharë e kokë bosh, që nuk të zë vendi vend, se e ke djallin në zemër e në mend.

O Baton Haxhiu, tradhtari faqeziu, t’i je me forcën dhe i ngjan një miu, e po mundohesh si Baba Vanga, t’ia caktosh fatin e çdo njeriu.

O Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, ti je aqë trullan dhe i molepsur, sa që ende nuk e paske kuptuar se vetëm Zoti i Madhërishëm e cakton dhe e din fatin e çdo njeriu, e jo zotrote Baton Haxhiu tradhtari faqeziu.

Vetëm Zoti i Madhërishëm është ai që natën e bën ditë dhe ditën e bën natë, e jo Baton Haxhiu tradhtari faqeziu.

O Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, jo vetëm ti, por asnjë shqiptar tradhtar si zotrote Baton Haxhiu faqeziu, nuk keni të drejtë kombëtare shqiptare, morale e njerëzore ta përmendni shkëlqesinë shembullore të Mr. Ukshin Hotit, veprimtarit e patriotit të çështjes marë shqiptare.

O Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, nuk mund ta mohosh se gjatë dëshmisë s’ate në Gjykatën Speciale në Hagë, krimineli Sllobodan Millosheviq, ta tha para tërë trupit gjykyes, “ Po t’i ishe spiuni jonë”.

O Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, edhe krimineli Sllobodan Millosheviq e dinte shumë mirë se, Mr. Ukshin Hoti ishte shqiptar intelektual e patriot margaritar, dhe se i duhej ta mbante gjallë, në mos për tjetër, për hir të faktorit ndërkombëtar.

Të gjitha mendimet dhe shpresat, na çojnë në faktin se, Mr. Ukshin Hoti gjendet i izoluar dhe i vendosur në një vend të sigurtë në Serbi, dhe se shpresojmë të ndodh mrekullia e Zotit të Madhërishëm që Mr. Ukshin Hoti të kthehet shëndoshë e mirë në Kosovën e lirë, për të cilën nuk rreshti së punuari as një çast, qoftë kur jetoi e punoi i lirë , qoftë kur ishte i burgosur.

O Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, broçkulla janë fantazirat e t’ua se gjoja eshtrat e Mr. Ukshin Hotit do të kthehen në Kosovë.

Për fatin e Mr. Ukshin Hotit dhe të shqiptarëve tjerë të zhdukur në Kosovë, fjalën e fundit do ta jep vetëm Serbia, nëpërmjet presioneve të faktorëve ndërkombëtarë.

Angazhimi i Qeverisë së Albin Kurtit dhe i Delegacionit të shtetit ë Kosovës për personat e zhdukur, kryetar i të cilit është Andin Hoti, djali i Mr. Ukshin Hotit, e forcojnë shpresën e familjarëve të të zhdukurve në Kosovë dhe të mbarë shqiptarëve, për zbardhjen e fatit të tyre, duke dëshiruar, shpresuar dhe duke e lutur Zotin e Madhërishëm që ky fat të jetë lumturues për të gjithë familjarët e personave të zdhukur, dhe për të gjithë patriotët dhe shqiptarët e ndershëm.

O Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, larg duart nga Mr. Ukshin Hoti, larg duart nga familja e Ukshin Hotit, larg duart nga të afërmit e Mr. Ukshin Hotit, larg duart nga shokët, miqtë dhe dashamirët e Mr. Ukshin Hotit.

O Baton Haxhiu, tradhtari faqeziu, ti më së miri duhet të mendosh se kurë, ku dhe se a do të kthehen eshtrat e t’ua në Kosovë, sepse me veprimet e t’ua tradhtare anti kombëtare shqiptare, për kombin shqiptar që moti konsiderohesh i vdekur dhe i pa qarë.

O Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, as ti dhe as njerëzit e ngjashëm si ti, nuk keni as moral, as karakter dhe as dinjitet ta përmendni Mr. Ukshin Hotin, e më së paku të informoni për Mr. Ukshin Hotin të pavërteta dhe marrëzira të tilla.

Se sa shpirtkalbur dhe pa asfarë kodi etik kombëtar e njerëzor është Baton Haxhiu tradhtari faqeziu, dëshmon reagimi i Andin Hotit, i botuar më datë 27 shtator 2021 në WEB faqen e “Bota sot” me titull, “Do ta padis median e Baton Haxhiut, thotë se lajmi është i rremë” , të cilin exuesit mund ta lexojnë në tërësi, si vijon:

Kryetari i delegacionit për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti ka thënë për gazetën “Bota sot” se lajmi i publikuar sot në medie për kthimin e eshtrave të babait të tij, veprimtarit Ukshin Hoti nga Serbia në Kosovë është i pavërtetë dhe tendencioz.

Ndërkaq, Hoti në një postim në Facebook ka shkuar edhe më tej duke thënë se ai dhe familja e tij janë ndjerë të shqetësuar për raportimin në fjalë.

“Liria e medias është vërtet armë e rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët, por kur ajo keqpërdoret vret dhe terrorizon. Shqetësimi që na ka shkaktuar mua dhe gjithë familjes publikimi i lajmit të rremë sot nga Albanianpost me titull: “Ekskluzive: Ukshin Hoti kthehet në Kosovë”, nuk është pasojë vetëm e joprofesionalizmit dhe mungesës së etikës, por edhe i tepruar e i papranueshëm në aspektin njerëzor”, u shoreh Hoti.

I revoltuar nga një degradim i tillë komunikimi me ndjenjat e familjeve, Hoti kërkoi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që të reagojë dhe të distancohet publikisht ndaj këtij mediumi dhe autores, e cila sipas tij ka lansuar një të pavërtetë të rëndë e tronditëse, duke shkelur parimet profesionale dhe etike të gazetarisë.

“Jo vetëm që s’ka denjuar të verifikojë “burimet” te Komisioni që merret me çështjen e personave të zhdukur me forcë, por nuk ka treguar as maturi profesionale e morale pas reagimit tim mohues ndaj këtij lajmi. Krahas indinjatës së thellë si Kryesues i Komisionit për degradimin etik e profesional në këtë rast, nuk më duket rastësi që kjo ndodh vetëm një ditë para takimit rajonal për fatin e personave të zhdukur në Podgoricë, ku përfshihet edhe Serbia!?”, u shpreh ai.

Sidoqoftë, Hoti tha se lidhur me këtë lajm të rremë dhe për shkak të shqetësimit të familjes e opinionit në përgjithësi, do të ndërmarr hapat procedural për të ngritur padi ndaj këtij mediumi dhe gazetares në fjalë.

“Të pavërtetat, sado interesante apo ekskluzive që mund të duken, mbeten të dëmshme dhe të dënueshme”, potencoi ai.

Këtë lajm të rremë për Mr. Ukshin Hotin më datë 27 shtator 2021, e demantoi edhe Komisioni qeveritar për të pagjeturit, ku thuhet, “Ju lutemi kujdes me lajme të këtilla për hir të familjes Hoti dhe gjithë familjarëve të personave të zhdukur me forcë, që edhe 22 vjet pas lufte vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe ankhin e pritjes për të mësuar për të vertetën për më të dashurit e tyre të zhdukur dhimbshëm. Lajme të tilla e dëmtojnë rëndë edhe procesin e ndriçimit të vendodhjes së personave të zhdukur

Kryqi i Kuq i Kosovës është shprehur se, “ Jo ne nuk kemi asnjë informacion mbi vendodhjen e Ukshin Hotit dhe as njoftim se trupi i tij do të kthehet në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat