Koha kur e ka keqqeverisur vendin partia e Memli Krasniqit ka perënduar

Opinione

Koha kur e ka keqqeverisur vendin partia e Memli Krasniqit ka perënduar

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 4 tetor 2021 Në ora: 14:04
Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Skandal Qeveria po i legjitimon tabelat e Zajednicës.

Po flet ai klika e të cilit e ka pranuar marrëveshjen për "Zajednicën".

Memli e di se ato tabela funksionojnë qe 20 vite, edhe partia e Memlit kur e përfaqësonte ekzekutivin nuk i largoi nga përdorimi, më mirë se z.Memli nuk e di askush këtë.

Kanë mbetur pa pushtet si farkatari pa thëngjill, po mundohen t'i kthehen përsëri pushtetit për t’u pasuruar vet e varfëruar popullatën e Kosovës, mirëpo e kanë të vështirë për t'i bindur përsëri qytetarët që t’ia besojnë qeverisjen e vendit.

E kanë një eksperiencë të keqe qytetarët me mënyrën e qeverisjes së vendit nga ana e tyre, merreni me mend kur e ka qeverisur vendin partia e këtij filozofi ka pasur familjarë të bashkëpartiakëve të tij, të cilët me vite as një ditë pa qenë në punë, rroga u ka shkuar në shtëpi.

Edhe çka duhet tjetër për ta bindur këtë filozof se koha kur e ka keqqeverisur vendin partia e tij ka perënduar?

Populli e ka memorien shumë të zhvilluar, nuk i harron aq lehtë as të mirat dhe as të këqijat gjatë qeverisjes së vendit nga secila parti, prandaj ka vendosur që PDK-në dhe LDK-në, t'i lë relativisht gjatë në opozitë derisa të këndellen dhe t'i pranojnë publikisht të gjitha të këqijat që ia kanë shkaktuar vendit gjatë qeverisjes së tyre.

Tek atëherë mund të shpresojnë se pas shumë vitesh ndoshta qytetarët mund t'ua besojnë qeverisjen e vendit.

Z.Memli, nuk duhet të harrojë, kur flet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, se partia e tij ka qenë në koalicion me LDK-në, kurë në negociatat e Brukselit, me palën serbe është pranuar Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, prandaj nuk është e drejtë, që ky dëm kaq i madh për Kosovën t'ju faturohet subjekteve tjera politike.

Koha kur subjektet politike i kanë fituar zgjedhjet me gënjeshtra dhe premtime boshe i përket një epoke tjetër të historisë politike të Kosovës, tani qytetarët e Kosovës kanë arrit në atë shkallë të vetëdijes kombëtare dhe qytetare sa për t'i vlerësuar saktësisht në kohë zgjedhjesh, se cilat janë premtime të rrejshme dhe cilat janë premtime të vërteta të subjekteve politike, prandaj qytetarët në asnjë rrethanë nuk do të bien viktimë e atyre subjekteve politike, të cilat premtojnë shumë dhe po sa t'i fitojnë zgjedhjet iu shërbejnë interesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat