Behgjet Pacolli dhe avokatllëku i tij për të akuzuarit në Hagë

Opinione

Behgjet Pacolli dhe avokatllëku i tij për të akuzuarit në Hagë

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 6 tetor 2021 Në ora: 19:50
Hashim Thaçi dhe të tjerët në Hagë

O Behgjet Pacolli, vlerësimet e t’ua për Hashim Thaçin e Kadri Veselin janë politike ditore para zgjedhjeve lokale më 17 tetor, me çka synon të tërheqësh ndonjë votues, por kot e ke.

Vlerësimet e tua për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin bien ndesh me vlerësimet argumentuese të Naim Miftarit, eprorit të lartë të UÇK-së dhe ish agjentit të SHIK-ut, i cili i din në hollësi bëmat e ish komantantëve të UÇK-së, të themeluesve të Klanit të ROGNER-it, të themeluesve të PAN-it, keqpërgorimet e parave të UÇK-së, korrupsionin dhe vllavrasjet politike për pushtet, duke mos i përjashtuar as edhe gazetarët.

Naim Miftari me dëshmi të sakta, me emër e mbiemër ka deklaruar në vazhdimësi në media për tradhtitë e ish komandantëve të UÇK-së, që i kanë bërë gjatë luftës dhe pas luftës.

Asnjëri nga këto ish komandantë të UÇK-së, nuk ka patur guximin t’i demantojë këto deklarata të Naim Miftarit.

O Behgjet Pacolli, është e drejtë e jotja të kesh miq dhe t’i kesh mendimet e tua, është e drejtë e jotja t’i vizitosh miqtë, në të mirë dhe në të keqe, por nuk ke asfarë të drejte që mendimet e tua për miqtë e tu, t’ua imponosh të tjerëve.

Në WEB faqen e “Bota Sot” në rubriken e lajmeve të datës 5 tetor 2021,patëm rastin të lexojmë se, Behgjet Pacolli në Facebookun e tij ka informuar opinionin se ka qenë në Gjykatën Speciale në Hagë, me ç’rast i ka vizituar Hashim Thaçn. Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Behgjet Pacolli në këtë shkrim të tij shprehën bindjen e tij se, “Ish krerët e UÇK-së janë duke luftuar kundër akuzave të pabaza dhe të motivuara politikisht nga qarqet që nuk e duan vendin tonë të lirë dhe të pavarur”.

O Behgjet Pacolli, Duhet të kesh lexuar e dëgjuar nga mediumet dhe nga Naim Miftari për veprimet tradhtare, të kundërligjshme dhe për akuzat e rënda që janë ngritur kundër këtyre ish-krerëve të UÇK-së, e para, dhe e dyta, Gjykata Speciale në Hagë, nuk është bashkësi lokale, por është Gjykatë Speciale Ndërkombëtare.

Behgjet Pacolli në këtë shkrim të tij, thotë se, “Në cilësimë time si ish-president i Kosovës dhe mbi të gjitha si mik personal sëbashku me Jetlirin, vizituam ish- presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim prej gati një vit Nga Gjykata Speciale në Hagë. Për pak kohë, me kënaqësi takuam edhe ish- ryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe ish deputëtin Rexhep Selimi. Të tjerët kësaj radhe nuk mundëm t’i takojmë.

Si mik i tij edhe si Kosovë në paraburgim është njeriu bashkë me të tjerët që e udhëhoqi luftën për çlirimin e vendit, ai ishte përsoni kyç në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe shpalljes së pavarësisë".

O Behgjet Pacolli, është e vërtetë se miku yt dhe miqtë e tu, e kanë patur idealin dhe nijetin atdhetar e patriotik, por siç është raportuar në media dhe siç ka deklaruar Naim Miftari, këta miqtë e tu shumë shpejt lavdinë e kanë zëvendësuar me tradhtinë, qoftë me keqpërdorimin e mjeteve financiare të dedikuara nga mërgimtarët tanë për UÇK-në, qoftë me vllavrasjet gjatë luftës dhe pas luftës, qoftë edhe me korrupsionin duke u bërë milionerë të pasluftës.

Behgjet Pacolli në shkrimin e tij, thekson, “Kosova të merr Kroacinë shembull si i mbron luftëtarët e saj , dhe të mos e kthejë urrejtjen politike ndaj individëve në urrejtje ndaj së kaluarës sonë, sepse kjo është ajo që dëshiron Beogradi për të rishikuar historinë, dhe historinë e kanë shkruar edhe ata që sot janë në Hagë dhe shumë të tjerë në Kosovë, por me logjiken sotme pa vetëdijshëm po behët aleat i Beogradit në luftën kundër UÇK-së”.

O Behgjet Pacolli, secili shtet është rast më vete. Me siguri duhet të kesh lexuar e dëgjuar për veprimet kundër Kosovës të kriminelit Aleksandër Vuçiq në bashkëpunim me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën për ndryshim e kufijveë dhe për copëtimin e Kosovës në dobi të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale.

Këto veprime kundër Kosovës i kanë argumentuar dhe po i argumentojnë edhe ndërkombërët

Sipas kësaj del se miku yt Hashim Thaçi me bashkëveprimtarët e tij, të parët ishin bërë aleatë të Beogradit në luftën kundër UÇK-së.

Behgjet Pacolli, në shkrimin e tij, thotë se, "Është momenti i fundit që shteti i Kosovës të merr përgjegjësi dhe ne të bashkuar të mbrojmë historinë tonë, luftëtarët tanë të lirisë dhe të ardhmen e këtij vendi.

Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur e sovran".

O Behgjet Pacolli, me të vërtetë po tregohesh shumë naiv dhe nuk din ta ndash shapin prej sheqerit, ose të mirën nga e keqja, ose të zezën nga e bardha.

Na Hagë janë akuzuar individët për veprimet e tyre dhe jo UÇK-ja. Luftën çlirimtare të UÇK-së nuk mund ta njollosën askush në botë.

Duhet ta kesh të qartë edhe ty edhe bashkëmendimtarët e tu, se në Hagë janë akuzuar individët për bëmat e tyre dhe jo shteti i Kosovës.

Historinë tonë nuk mund ta shkel askush.

O Behgjet Pacolli, në nje letër publike pra dy vitesh, kur Serbia kriminale e kriminelit Aleksandër Vuçiq botoi librin në gjuhë të huaja me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”, kërkova nga zotrote që me Akademinë e Shkencave në Prishtinë dhe në Tiranë, si edhe me ekspertë shqiptarë kudo që ndodhen, ta organizosh dhe ta financosh përgatitjen dhe botimin e nje libri me titull, “Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve në shekullin e 20-të", për t’iu përgjigjur germë për germë librit gënjeshtar e skandaloz të Serbisë, por për fat të keq hasa në vesh të shurdhër.

Behgjet Pacolli në fund të shkrimit të tij, shprehet se, “Qeveria e Kosovës duhet të ketë më shumë kujdes dhe asnjëherë mos ua ndalë mbështetjen këtyre djemve, sepse këta janë atje për pavarësinë e Kosovës që ne sot e gëzojmë dhe askush nuk ka të drejtë të paragjykojë pa marrë parasysh çka është ajo.

Ne tani duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha instrumentet juridike që t’i mbrojmë djemtë tanë”, thuhet në fund të këtij shkrimi.

O Behgjet Pacolli, Qeveria e Kosovës për të akuzuarit në Hagë ka ndarë 25 milionë euro para të taksapaguesve të Kosovës, për mbrojtjen e këtyre të akuzuarve që kanë angazhuar edhe nga 5 avokatë më të zotët në botë.

Kjo, përkundër fakteve dhe akuzave në media se Hashim Thaçi e Kadri Veseli duke e zhvatur popullin janë bërë milionerë të pas luftës, si edhe që kanë hapur edhe Fondet e tyre për ndihmë financiare nga qytetarët për t’i paguar avokatët e tyre.

Kjo, kur dihet që Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të ngjashëm me ta, gjatë keqqeverisjes së tyre e kanë katandisur Kosovën financiarisht, politikisht dhe ndërkombtarisht, që ka rezultuar me largimin e 400 mijë të rinjve nga Kosova për tu punësuar në shtete tjera për të siguruar bukën e gojës.

O Behgjet Pacolli, ti ishe ish- president dhe ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, por u tregove tejet i paaftë, ndaj duhet ta kesh kuptuar se udhëheqës i Kosovës nuk do të bëhesh më asnjëherë, ndaj këshillat e tua ndaj Qeverisë nuk vlejnë asgjë.

Këtë do ta shijoni ti dhe tërë opozita ne Kosovë me rezultatin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetot 2021.

Popullin e Kosovës nuk mund ta gënjeni më me broçkullat dhe gënjeshtrat tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat