Kontrabandistë janë pronarët e kamionëve barrikadues!

Opinione

Kontrabandistë janë pronarët e kamionëve barrikadues!

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 13 tetor 2021 Në ora: 20:48
Pamje nga veriu i Kosovës

Kontrabanda dhe barikaduesitë e rrugëve që pengojnë funksionimin e sistemit jurdik, demokratik në Mitrovicën e Veriut, kanë emër dhe mbiemër.

-Ata që pengojnë, qarkullimin e rrugës së policisë së Kosovës që siguron funksionimin e sistemit juridik për gjithë qytetarët pa dallim nacionaliteti, përmes bllokimit të rrugëve për të penguar policin gjatë kontrollës përmes kamionëve, posaçërisht në Mitrovicën e Veriut, ata janë persona që idedntifikohen për bërje të kontrabandës apo ndihmojnë kontrabanduesitë për t’ju mundësuar zhvillimin e kontrabandës.

-Pronarët e kamionëve barikadues, janë kontrabandues ose ndihmës të kontrabandës, që identifikohen lehtë, duke e njohur regjistrimin e kamionëve në këtë mënyrë identifikohet pronari i kamionit barikadues-kontrabandues, prandaj ai duhet të kapet nga policia e RK-së në shtëpinë e tij apo në flagrancë dhe të dërgohet në burg.

-Drejtësia, prokuroria e RK-së së pari duhet të bëj ndjekje ndaj atyre që bllokuan rrugën me kamionë, e pastaj të ndjekë kontrabandistët, meqë kontrabanduesit dhe barikaduasit janë në lidhje të ngushtë në mes veti apo janë së bashku vetë ata.

-Nukë mund të funksionojë siguria e RK-së pa funksionuar qarkullimi i lirë i qytetarëve e posaçërisht i atyre që bëjnë sigurinë, pra qarkullimi i lirë rrugor i policisë së Kosovësë në tërë territorin e vendit, pra edhe në pjesën veriore të RK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat