Aksioni policor i Kosovës dhe mbështetja nga NATO

Opinione

Aksioni policor i Kosovës dhe mbështetja nga NATO

Skënder Mulliqi Nga Skënder Mulliqi Më 13 tetor 2021 Në ora: 20:57
NATO

Operacioni i policisë të Kosovës, kundër krimit të organizuar në disa lokalitete të Kosovës, është operacion i drejtë për vendosjen e rendit dhe të ligjit , që nuk po funksionon mirë që shumë vite. Ky operacion policorë nuk u mirëprit në veri të vendit, nga strukturat kriminale serbe, të cilët janë mësuar të bëjnë rendin dhe ligjin sipas kutit të tyre. Rebelimi serb me barrikada me mjete shpërthyese dhe qitje armësh, po bëhet nga yshtja e pushtetit shovinist të Beogradit, i cili me dhunë po dëshiron ndarjen e veriut të Kosovës.

Radikalizimi edhe më shumë i situatës nga minoriteti dhe veçmas nga Lista Serbe e Rakiqit, është thirrje për destabilizim të Kosovës, deri të ndonjë luftë eventuale e re shqiptaro –serbe. I ashpër ndaje deklarimit të Rakiqit, që aksionin policor e quajti “natë të kristaltë”, ishte ambasadori e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke e quajtur deklarim të pa pranueshëm. Rakiq për nxitje dhe urrejtje ndëretnike duhet të shkarkohet. ”Ky aksion nuk është kundër asnjë nacionaliteti .Është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontranbanduar mallra në mënyrë ilegale në Kosovë, ka deklaruar ndër të tjera, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Këtë aksion policor për shthurjen e rrjeteve kriminale, e ka përkrahur me një komunikatë edhe NATO. Kundër këtij deklarimi do të thosha doli, Josep Borell, i cili në rrjetin Twitter “kërkoi që menjëherë të ndërpriten incidentet e dhunshme në veri të Kosovës”, duke e quajtur shumë pa të drejtë aksionin e sotëm policor, unilateral dhe të rrezikshëm për stabilitetin. Pikërisht ky qëndrim i Borellit, nuk i ndihmon proceseve politike dhe nuk i ndihmon as dialogut më palën serbe. BE dhe Borell ishte dashur ti koordinojnë qëndrimet me strukturën ushtarake të NATO-së, duke përshëndetur një aksion të tillë, që nuk është kundër serbëve , por ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo formë ultimative e reagimit vetëm sa e keqëson gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Në relacion me këtë reagim shkon edhe reagimi i nxitësit të trazirave në veri të vendit, të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Serbia po e humb durimin. Këtij kori antishqiptar nuk e la pa iu bashkangjitur edhe ish-i dërguari për dialogun Kosovë–Serbi , Richard Grenell, i cili e ka quajtur aksionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, si shkelje të Marrëveshjes së Brukselit. Është kjo një shpërfaqje tjetër pro-serbe e Grenellit, duke qitë benzinë në zjarr. Shpresojmë se e kanë kuptuar më në fund disa struktura politike në Kosovë, anti-shqiptarizmin e Grenell diplomacisë ...!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat