Institucionet e Kosovës duhet të ngritin një padi ndërkombëtare për Aleksandar Vuçiq

Opinione

Institucionet e Kosovës duhet të ngritin një padi ndërkombëtare për Aleksandar Vuçiq

Nue Oroshi Nga Nue Oroshi Më 13 tetor 2021 Në ora: 23:18
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq njihet qartë se është pasardhësi politik i kriminelit Millosheviç. Ai ka qenë edhe ministër në Qeverinë e Millosheviçit si dhe udhëheqës i Partisë Radikale Serbe të kriminelit Sheshel.

Institucionet e drejtësisë në Kosovë së bashku me avokatët e juristet vendor dhe ndërkombëtar të shteteve mike të shqiptarëve duhet sa më shpejt të ngritin një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçi q. Pas ngritjes së padisë atij duhet ti ndalohet pjesëmarrja në bisedime për çështjen e Kosovës. Vuçiq është i frymëzuar nga politika e dy kriminelëve serbë Sheshel dhe Millosheviç dhe nuk ka se si të veproj ndryshe.

Atij më një urdhër ekzekutiv dy shtetet shqiptare ai i Shqipërisë si dhe ai i Kosovës, duhet ti bëjnë ndalesa që të hyjnë në këto shtete dhe pas ngritjes së padisë të shpallët urdhër arresti ku nëse tenton të hyj në shtetet tona duhet urgjentisht të arrestohet dhe të burgosët për pjesëmarrje në krime në Kosovë në vitin 1998-1999.

Politika shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet të tregohet e gatshme që të përballet me politikën serbe në Ballkan. Ata politikanë që nuk janë në gjendje që ti përballojnë presioneve dhe kërcënimeve serbe duhet të largohen nga pozicionet që kanë. Kurse opozita duhet renditur politikën bashkë me pozitën kur është çështja e mbrojtjes së shtetit.

Një thirrje të veçantë e kam për juristët e shumtë në Kosovë dhe Shqipëri. Merrni shembull nga avokati Bajram Kelmendi i cili ishte i pari që e paditi në gjykatat ndërkombëtare kriminelin Millosheviç edhe pse e pësoj me jetë ku u vra nga urdhri i këtij krimineli se bashku me dy djemtë.

Ju e keni më lehtë që të shkruani një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandar Vuçiq, ku sa po kalon koha po e tregon qartë se nuk mundët që ti ikë gjenit kriminal të projekteve qubrolloviçiane, rankoviçjane, millosheviçjane. Shqiptari mos flini po zgjohuni! Idealizmi dhe atdhetarizmi shqiptar duhet të ekzistojë nëpër të gjitha periudhat historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat