Vuçiq dhe Bernabiq organizatorët e krimit në Kontinentin tonë

Opinione

Vuçiq dhe Bernabiq organizatorët e krimit në Kontinentin tonë

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 14 tetor 2021 Në ora: 14:04
Ana Bërnabiq e Aleksandar Vuçiq

Serbia një shtet kriminel i udhëhequr nga një kastë kriminelesh, që kanë mëkate për krime në Kosovë, Bosnjë, Kroaci, por që nuk janë dënuar kurrë, vazhdon të qëndroj në maje të kupolës së krimit në Gadishullin Ilirik dhe në Evropë. Këta jo vetëm që e organizojnë krimin në mënyrë perfide shumë të sofistikuar por edhe haptas qëndrojnë në maje të kupolës në mbrojtje të argatëve të tyre kriminel. Për këtë qellim i kanë  mësuesit e tyre rus që nuk hezitojnë të qëndrojnë pranë kufirit të Kosovës, dhe popët e tyre pro rus që nga Mali i Zi në ditën e shugurimit të dhunshëm të priftit malazez  krrokatnin për dërgimin e ushtrisë në Kosovë, këtë nuk pushojnë ta bëjnë kudo që ndodhën, tani Vuqiqi vringëllon armët. Kjo bandë  kriminale organizoj disa luftëra dhe vazhdon të përgatitet për serinë e re të luftërave.

Në Pazarin e Ri ka grumbulluar ushtarë, e din ku e ka pikën e dobët, në Rashkë gjithashtu në Kralevë mbanë në gjendje gatishmërie xhandarmërinë serbe dhe shpesh i viziton herë për të i trimëruar ata, e herë për të trimëruar vetën me ata. Ai edhe vet e ka të qartë se humbësi më i madh në rast të shpërthimit të luftës është Serbia por duhet pa tjetër  të kryej detyrat që i ka nënshkruar para  prindin e vet rus. Përqendrimi  i ushtrisë në Pazar të Ri është tregues që ky shtet  e di ku mund të fillojë shkapërderdhja e Serbisë. Serbia është një oazë kriminale ruse e cila do të vlojë për aq sa do të ekzistoje interesi rus. Për krijimin e kësaj oaze kriminale që nuk e le  kontinentin tonë të qetë mbanë përgjegjësi BE-ja.

Ajo duhet të korrigjoj gabimet e bëra pas luftës së parë botërore. Bota demokratike për çdo ditë edhe më qartë po e sheh që Serbisë nuk i intereson NATO dhe as BE, ajo pretendon të jetë pjesë e Konfederatës Ruse sipas projektit të Presidenti gjakpirës  Putin në territorin e Evropës. Serbia mbështet aksionet e veta në kriminel dhe misionar të vet të vendosur në Kosovë dhe ata që i korrupton në BE. Policia e Kosovës ishte shumë e përgatitur dhe profesionale. Ajo po godiste  krimin serb të organizuar në Kosovë. Por kjo nuk i pëlqen Vuçiqit  dhe Bernabiqit. Ata kërcënojnë Kosovën me ushtri nëse do të ndihen të rrezikuar kriminelet që i ka grumbulluar në veri të Mitrovicës. Ajo ndoshta do të i vret këta kriminel për të grumbulluar dëshmi të rrejshme sikur gjithmonë në historinë e saj.

Nga se kështu rrezikohet interesi i Vuçiqit, i Bernabiqit  dhe dëmtohet projekti rus për të dal në Adriatik. Por kësaj radhe Bota demokratike ishte më e zgjuar. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë reagoj në përkrahje të policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar. Gjermania nuk e bleu nga  spiuni i Serbisë Rakiq gënjeshtrën e “natës së kristalt”. Nga se e kanë kuptua më së këso “netësh të kristalta” kanë përjetuar shqiptaret nga kriminelet serb mbi 150 vite. Këtë tani më, e kanë kuptuar bota demokratike. Si gjithmonë Ambasada e SHBA përkrahu Kosovën dhe  reagimin e Ambasadorit gjerman. Departamenti i shtetit në SHBA, reagoj me kohë. Reagim pati edhe ambasadori i SHBA në Beograd. Përdorimi i armëve të ndryshme ishin pjesë e vazhdimit të  aksionit kriminal  serb, të pengimit të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, si dhe  të pengimit të çdo veprimi në funksionimin e  shtetit të Kosovës. Reagime ndaj misionarëve serb në BE, z. Borel dhe Lajçak që me angazhimin e tyre  u treguan  më shumë si  ambasador të Serbisë sesa në misionar të BE. Ata edhe në këtë rast zgjodhën presionin mbi  Kosovës ne vend të përkrahjes për luftë kundër krimit të organizuar të Serbisë në Kosovë. Për këtë reagoj Euro deputetja gjermane  e nderuara Viola Von Cramon.

Ndërsa ish ambasadori i Holandës në Kosovë z. Robert Boch i vlerësoj të pa aftë, misionaret e BE  Borelin dhe Lajçakun. Ndoshta nuk janë kaq të pa aftë sa mund të jenë të korruptuar nga Serbia si dikur Dik Marti . Gënjeshtra e tij edhe pse u zbulua i kushtoj Kosovës me  dëmtim të rënd imazhi dhe shumë miliona euro. Serbia ka arritur të frikoj serbet në veri të Mitrovicës, ata shofer serb, që kishin mbuluar targat serbe pasi kishin hyrë  territorin e shtetit  të  Kosovës, patën pasoja, atyre ua thyen makinat i rrahën  dhe i kërcënuan me vdekje.

Këta njerëz nuk i mbron Rakiqi ministër  në Qeverinë e  Kosovës dhe spiun i Serbisë , për këtë spiun serb  e  terrorizuar nga kriminelet serb nuk janë viktima. Rakiq mbron vetëm kriminelet nga se në rrethana normale ky nuk do të ishte kryetarë i LS. Serbia përdori “mish për top” inspektorin e punës në Kosovë Sreçko Sofronijeviq i cili u plagua nga kriminelet serb që dje përdoren armë, granata dhe mjete tjera të rrezikshme. Reagime në përkrahje të policisë së Kosovës pati edhe nga personalitete tjera ndërkombëtare. Borel dhe Lajçak  dje turpëruan BE. Ata me prezantimin e tyre dolën në anë të krimit të organizuar, duke lënë nën hije krimin e organizuar nga shteti serb kërkuan që të urdhëruan që  ndërprerjen e aksionit të policisë se Kosovës në luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Ministri i BE për siguri doli në anën e krimit dhe de stabilizimit të gjendjes në Kosovë.  Do të ishte mirë që BE të fillonte me analiza të këtyre dy misionarëve që i paguan vet dhe që vihen në shërbim të krimit dhe kriminelëve. Policia e Kosovës të vazhdoj me luftimin e krimit të organizuar, të ndëshkohen të gjithë kriminelet  dhe përkrahësit e tyre pa dallim. Rakiq të shkarkohet nga posti i Ministrit. Në Kosovë duhet të jetë ministër ai që e donë  këtë vend dhe këtë popull.                                                                                                                                  

Të dënohen edhe kriminelet që atë ditë nxorën makinat në rrugë. Që penguan apo pengojnë funksionimin e shtetit tonë në çfarë do forme apo mënyre. Të shkarkohet spiunët serb në Qeverinë e Kosovës duke filluar më Rakiqin. Këngët e xhandarmërisë, popëve dhe kriminelëve tjerë  serbe nuk na frikësojnë. Ndoshta është koha që Serbia të thyhet ushtarakisht edhe një herë për ta qetësuar gadishullin Ilirik së paku edhe për 150 vjet. Nga se nga këto lufta që i beri në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci nuk ka marrë leksionin e duhur. Ata BE deri sot i përkëdheli, përkëdhelja e kriminelit stimulon krimin e ri. Shqiptaret të përkrahin Qeverinë e Kosovës pa marr parasysh dallimet në pikëpamje tona. Qeveria e Kosovës të mos humbë kohë kot por të filloj me përgatitjen e padisë Kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte. Ndërsa ndaj  kryekriminelit Vuqiqi për organizim dhe mbrojtje të kriminalitetit në Gadishullin Ilirik, Evropë dhe më gjerë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat