Kush do të fitojë në zgjedhjet e së dielës?

Opinione

Kush do të fitojë në zgjedhjet e së dielës?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 15 tetor 2021 Në ora: 23:37
Ilustrim

Po afrohet dita e zgjedhjeve lokale. Këtë të diel pritët të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në tërë territorin e Kosovës.

Partitë e mëdha presin fitore, disa nga ato që pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti presin ndryshime më favor të tyre.

Duhet ditur se dallojnë shumë zgjedhjet nacionale nga ato lokale. Në vitin 2017 kishim një rast të njëjtë, si tani, ku u mbajtën brenda vitit dy palë zgjedhje, me rezultate krejtësisht të ndryshme.

Të kujtojmë se në zgjedhjet nacionale në vitin 2017 këto ishin rezultatet: koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN) me 33.74 për qind, ndjekur nga Vetëvendosje me 27.49 për qind dhe koalicioni LDK-AKR me 25.53 për qind.

Ndërsa po në të njëjtin vit ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila kishte fituar më së shumti komuna pas raundit të dytë të zgjedhjeve, gjithsej 8 komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka fituar 7 komuna, PDK i ka fituar vetëm 5 komuna.

PDK-ja e ka rikthyer Ferizajn, ndërsa e ka humbur Prizrenit në një garë shumë të ngushtë me Vetëvendosjen.

Vetëvendosja, bazuar në rezultatet preliminare del fituese në 3 komuna. Ajo udhëheq në Prishtinë dhe Prizren, dy komunat më të mëdha në Kosovë. 

Ndërsa, në këtë viti, VV mori mbi 52 % të votave, PDK 18 ose 19, ndërsa LDK vetëm 13 %. Ka shumë mundësi që të pësojë ndryshimet e mëdha rezultati i zgjedhjeve, që do u shërbente partive si referencë për ngritjen apo rënien e tyre.

Kështu që, zgjedhjet e së dielës pritët të sjellin rezultat të paparashikuar, njësoj si në zgjedhjet e 2017. Derisa në zgjedhjet nacionale votohet për liderin qëndron, në ato lokale decentralizohet individi,qoftë ai edhe i pavarur.

Në këtë kuptim, qytetarët tanimë nuk shohin shumë logon e partisë sa fytyrën e kandidatit, me të cilin ata janë në kontakt pothuajse çdo ditë.

Natyrisht se kjo gjë vetëm sa shton presionin tek partitë politike që të gjejnë kandidatët më të mirë, në të kundërtën mund të ndëshkohen keq. Trendi i ndryshimeve në perceptimin e qytetarëve të kandidatëve duhet të ndiqet nga partitë, në të kundërtën mund të mbesin jashtë gare.

Jam i bindur se zgjedhjet e sivjetme do të jenë mjaft të paparashikuar, duke sjellur në qendër të pëlqimeve të qytetarëve ata kandidatë që mishërohen me hallet e tyre. Këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për partitë politike që të shohin se ku janë me përkrahje te qytetarët.

Derisa në zgjedhjet lokale ishte LDK që nga partitë shqiptare kishte numrin më të madh të komunave, të shohim në zgjedhjet e 17 tetorit, të cilat zhvillohen këtë të diel. Duhet theksuar po ashtu se fushata ka qenë e qetë, s’ka pasur gjuhë të kërcënimeve, me pak përjashtime, në përgjithësi një fushatë e civilizuar, meritë e qytetarëve të cilët nuk duan, nuk i votojnë ata kandidatë që ofendojnë, fyejnë tjetrin.

Duke parë këtë gjë, kandidatët janë emancipuar më shumë. Në këtë kuptim, janë qytetarët, jo kryetarët apo kandidatët për kryetar ata që ndryshojnë jetën e tyre vota është fuqi, përdore për të mirën tënde dhe të komunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat