Kosova nyje e zgjidhjes së krizës ballkanike!

Opinione

Kosova nyje e zgjidhjes së krizës ballkanike!

Nga: Nijazi Halili Më: 23 tetor 2021 Në ora: 14:33
Nijazi Halili

Procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ka impakte të drejtpërdrejta mbi faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe të ritmeve të integrimit të tyre në strukturat euro-atlantike. Veçanërisht, Bashkimi Evropian duket që më së shumti i sheh dhe i konsideron proceset në Ballkanin Perëndimor në mënyrë rajonale më shumë sesa individuale.

Në këtë kontekst, çdo hap i matur, por edhe i shpejtë drejt përmbylljes së çështjes së dialogut Kosovë-Serbi është dinamizëm pozitiv i procesit të integrimit të vendit, i faktorizimit të shqiptarëve në Ballkan dhe i integrimeve rajonale në BE dhe NATO.

Pa procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe në strukturat euro-atlantike, çështja e Kosovës do të mbetet nyja e rëndësishme e pashmangshme, sikundër është edhe nyje qendrore e zgjidhjes definitive të krizës Ballkanike të njëzet viteve të fundit.  

Edhe pse Brukseli përsërit vazhdimisht se plotësimi i dosjeve teknike të UE-së shpie drejt portave hyrëse të Unionit, megjithatë, jo vetëm standardet, por konteksti politik ishte dhe mbeti faktori vendimtar për anëtarësimin e një shteti që aspiron BE-në.

Andaj, vendi ynë po ngelet akoma me një gjendje të status quos e cila po mbahet pezull, edhe pse i ka plotësuar kriteret e kërkuara nga BE, por për shkak të kontestit politik vendi po kategorizohet në vendet të cilat nuk i kanë kryer detyrimet, këtë e vërtetoi edhe raporti i fundit i progresit i cili kishte dal me deklaratë se Kosova pak ka punuar në përmbushjen e ketyre standardeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat