Qytetarët votuan programin dhe kandidatin në zgjedhjet lokale

Opinione

Qytetarët votuan programin dhe kandidatin në zgjedhjet lokale

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 23 tetor 2021 Në ora: 16:02
Muhamet Kelmendi

Zgjedhjet në Kosovë, si çdo kund tjetër në botë, edhe në Kosovë janë një provë e mirë për të kuptuar gjendjen politike në vend. Vota shërben këtu si barometer matës i pozitës së demokracisë. Votat iu shërbejnë tash edhe partive politike. Nëpërmjet saj partitë e shohin vetën si subjekte se në cilen gjendje janë dhe ku kanë gabime a lëshime, si dhe cka duhet bërë në të ardhmen.

Në Kosovë dëgjohet duke thënë se zgjedhjet lokale nuk kanë ndikim në nivelin qendror. Kjo nuk është e vërtetë. Zgjedhjet e përcaktojnë pozitën e partisë në nivel të përgjithshëm. Nga ato del fuqia e partisë, besueshmëria dhe pozita e partisë të votuesit. Nga zgjedhjet vrehët pozita në nivel të përgjithshme të Republikës.

Qytetarët në Kosovë po duken nga vota e tashmë se nuk janë më euforike ndaj VV si në zgjedhjet qendrore. Nëpër komuna doli një dualizëm i votuesëve. Në mbi 12 komuna shkohet në balotazh.

Natyrisht se ka një përqindje të madhe të votuesëve që fare nuk votuan. Duket se nga 1.800.000 votues mbi 55% nuk kanë votuar. Kjo është një humbje e madhe e besimit te partitë dhe te kandidateët.

Ka mundësi që ky mosbesim të thellohet edhe më tej. E për të ndaluar këtë janë dy faktor dominant përveç shumë faktorëve tjerë. E konkretisht:

1. Kapja dhe dënimi i forcave në partitë politike që janë kriminale dhe që partinë e kanë shndërruar në mjete të veta dhe

2. Ndërrimi i politikës së partisë në favor të një politike që i identifikon problemet në vend dhe që angazhohet për zgjidhje. Këtej nuk kemi ndonjë veprim konkret. Megjithatë, duhet thënë se zgjedhjet treguan një vetëdije të mirë të votuesëve. Natyrisht se VV, LDK, PDK, AAK doleë të "kënaqura". Mirëpo, është mirë nëse partitë e tilla mësojnë nga vota.

Qytetart e dënuan VV-në në këto zgjedhje. Të shohim në nivelin zgjedhor të dytë se si do të del kjo parti dhe partitë tjera. Nuk doli rezultati i njejtë për VV-në si në zgjedhje qendrore.

Besoj se kjo do t’i shërbej z.Kurti në punën e vet në nivel të shtetit.

Edhe LDK, PDK dhe AAK duhet të mësojnë nga zgjedhjet e tilla. Më nuk po jepet vota pse është ky apo ai subjekt dhe politikan.

Votuesi po shikon sukseset në punë dhe ofertat që partia dhe kandidati po i bënë. Mbi këtë u dhanë votat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat