Paramendo, Skënder Hyseni, Enver Hoxhaj e Meliza Haradinaj kanë qenë Ministra të Jashtëm!

Opinione

Paramendo, Skënder Hyseni, Enver Hoxhaj e Meliza Haradinaj kanë qenë Ministra të Jashtëm!

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 24 tetor 2021 Në ora: 10:54
Enver Hoxhaj, Meliza Haradinaj dhe Skënder Hyseni

Ministria e jashtme është ndër organet më të larta dhe më të rëndësishme të një shteti, është pasqyra e shtetit.

Në këtë kuptime dhe duhet pasur parasysh që në krye të saj të jenë njerëz me dinjitet, me peshë politike dhe njohje të gjerë, mbi të gjitha të jenë njerëz të mirë.

Pikërisht këtë të fundit e tha edhe ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Thomas Kolly, duke sugjeruar Kosovën që “kujdeset që në Ministrinë e Punëve të Jashtme të punojnë njerëzit më të mirë”.

Deri tani, në krye të ministrisë së jashtme, Kosova nuk ka pasur njerëz të mirë, kryesisht njerëz pa peshë politike, me dije mesatare, pa vizion, të pasionuar pas vizitave me para të shtetit, me zero efekt për vendin në fushën e njohjeve dhe veprimtarisë së saj.

Përveç kostove të shpenzimeve asgjë tjetër nuk sollën Kosovës. Deri tani në krye të ministrisë së jashtme kanë qenë njerëz si Skënder Hyseni, Enver Hoxhaj, Behxhet Pacolli, Meliza Haradinaj, dhe aktualisht Donika Gërvalla.

Paramendo, Skënder Hyseni ministër i jashtëm, a ka më trishtim, më tmerr se kaq. Si mund të të njeh dikush kur i shkon si përfaqësues i një shteti të ri, gjoja me perspektivë etj, një person si Skenda apo Meliza shfaqet para tij.

Stagnimi i njohjeve ka ndodhur me të madhe kur ministër ishte Envr Hoxhaj, me Pacollin që vraponte si një tifoz i Trumpit në korridoret e botës. Prandaj edhe ka ngecje në të gjitha segmentet e shteti që lidhën me punët e jashtme.

Dështimet e vazhdueshme në diplomacinë e jashtme shtojnë nevojën për ndryshime të shpejta për të ndërruar qasjen e Kosovës në këtë segment.

Krahas njerëzve të mirë, me përvojë, me dije dhe vizion, të ketë edhe investime, duhet rritet buxhetit në mënyrë që të ketë sukseset e pritshme.

Disa nga prioritet që duhet pasur Ministria e Punëve të Jashtme: shtimi i njohjeve, futja e në organizata të ndryshme ndërkombëtare, si Interpol, UNESCO etj, lobimi për liberalizim të vizave, paraqitja e qëndrimeve të Kosovës në raport me të ardhmen e saj.

S’duhet më asnjëherë të ndodh që në krye të ministrisë më të rëndësishme të shtetit të jenë njerëz si Skënder Hyseni e Enver Hoxhaj, apo edhe Meliza e Pacolli. Duhet të ketë kritere të forta për t’u bërë ministër i Punëve te Jashtme, pavarësisht se cila parti do e ketë në të ardhmen. Kosova, si kurrë më parë ka nevojë për njerëz me integritet në të gjitha fushat, më së shumti dhe para se gjithash në atë të jashtme, në pasqyrën e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat