Dialog me shtetin serb pa njohje nuk ka!

Opinione

Dialog me shtetin serb pa njohje nuk ka!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 25 tetor 2021 Në ora: 19:39
Muhamet Kelmendi

Kosova është shtet i shpallur dhe i njohur nga mbi 110 shtete në botë. Çështja esenciale për Republikën është njohja. Mirëpo, ka ende shtete që nuk e kanë njohur dhe atë e mbështesin me dialogim me shtetin serb. Këtej, po paraqiten mendime dhe propozime për mënyrën se si duhet dialoguar Kosova me shtetin serb. Dhe, këtë mund të japi çdo qytetar i Republikës. Mendime dhe analiza bëjnë edhe jashtë Kosovës. Në këtë kontekst, çdo deputet, parti a politikane mund të japi mendime. Dhe, në fakt, dialogu nuk ka fare kuptim, pa marrëveshje finale për njohje reciproke të shteteve. Këtu duhet të mbahen tehu i dialogimit. Natyrisht se pastaj dialogohet dëmet e luftës, prgjegjësia penale e shtetit serb, sikurse edhe çështjet tjera esenciale.

E para së gjithash duhet të gjenden të vrarët dhe të varrosurit nëpër varre masive në Serbi. Ata domosdo duhet të kthehen në vendlindjen e tyre. Temat e tilla janë evidente Por, pa njohje reciproke, nuk ka fare sukses çështje me shtetin serb. Nuk ka as kuptim dialogimi. Në anën tjetër, Serbia po e neglizhon njohjen. Këtë po e bënë për të fituar në kohë dhe për të arritur disa qëllime shumë të rrezikshme për këtë anë. Për këtë po mbanë lidhje me Rusinë e me Kinën dhe po kërcënon perëndimin me lidhje të tilla e më armët që po i merr nga shteti rus. Serbia po synon kështu:

1. Armatimin e shtetit serb me armë moderne nga Rusia,

2. Për të lodhur UE dhe shtetet tjera, sidomos SHBA-të, me dëshirë që ato të tërhiqen nga Kosova

3. Përfitimin sa më shumë të fondeve të UE me kërcënim.

Këto çështje duhet që Qeveria e Kosovës në takime e në biseda me pushterarët në botë, deri edhe në takimet rajonale, t’i vë në spikam dhe të tregoj rrezikun për paqe në Ballkanin Perëndimor nga Serbo-Rusia e Kina.. Këto mundësi i ka Kosova. Njohjen e Republikës duhet Qeveria e Kosovës të avancon në temë kryesore.

Pa njohje nuk duhet të dialogon me shtetin serb. Në fakt mbi bazën e tillë, si dhe të parimit të reciprocitetit, dialogohet për çështjet tjera me interes të përbashkët. Ndërsa, dëmet e luftës, gjetja e të zhdukurëve, përgjegjësia penale për gjenocidin serbomadh, rikthimi i dokumentëve pronësore, personale e shtetërore dhe të objekteve tjera me vlerë nuk dialogohen me reciprocitet. Ato plotësohen në bazë të fakteve e të dëshmive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat