Sa herë që Kosova cenohet, kollitet Amerika: Kosova është nën kujdes amerikan

Opinione

Sa herë që Kosova cenohet, kollitet Amerika: Kosova është nën kujdes amerikan

Nga: Rexhep Shahu Më: 26 tetor 2021 Në ora: 21:21
Autori

Që kur presidenti amerikan Bush i parë caktoi vijën e kuqe për Rusinë në Kosovë para mese tri dekadash, interesi amerikan ka qenë prezent në hapësirën shqiptare. Kosova ka qenë fillim e mbarim investim i suksesshem politik e ushtarak amerikan.


Pas Bushit të parë, presidenti Klinton urdhëroi luftën speciale për Kosovën. Amerika ia nxori për thonjsh Kosovën Serbisë si shqiponja nga ajri për 78 ditë luftë ajrore dhe e dëboi Serbinë prej Kosove pas një
sundimi gati shekullor.

Presidenti Bushi i ri erdhi në Tiranë dhe shpalli, mjaft është mjaft, Kosova e pavarur dhe Shqipëria në NATO. U krijua shteti i Kosovës, shteti i dytë shqiptar në zemër të Europës nga amerikanët. Amerika ndërtoi një nga bazat me të fuqishme në Bonstill të Ferizajt për të garantuar mbrojtje të Kosovës.


Amerika nuk do të thotë se sillet rreth Kosovës edhe pse shqiptarët duam që ajo të merret veç me ne. Po sa herë që Kosova cenohet, kollitet Amerika për tu thënë të gjithëve se Kosova është nën kujdes amerikan. Tani, sipas mendimit tim, këto lajmet me, më the e të thashe, për bazë të re amerikane në Kosovë me duken shaka, luftë fjalësh e portalesh kundër Serbisë e Rusisë, me duken sikur Amerika ftohet që të investohet për çdo partiak apo ministër në Kosovë.

Nuk e shoh kaq të thjeshtë hapjen apo ndërtimin e një baze ushtarake amerikane në Kosovë pse e fton ministri i Kosovës një zyrtar të lartë amerikan te mbrojtjes për një gjë të tillë. Nuk është kaq e thjeshtë gjëja. Amerika nuk ndërton baza ushtarake për hater të askujt por vec për interesat amerikane dhe nuk ia mësojmë ne shqiptarët Amerikës së cilat janë interesat e saj amerikane në Kosovë apo në rajonin e Ballkanit.

Kur Amerika bëri luftën për Kosovën nuk ka patur në Kosovë e në rajon bazë amerikane, por qielli kudo e kurdo u bë dhe është bazë amerikane. Nuk besoj se Amerika bën bazë ushtarake me të madhe se Bonstillin në Kosovë apo në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat