Kral Nikola i Malit Zi, krye lopa s`mbahet populli me kërtolla!

Opinione

Kral Nikola i Malit Zi, krye lopa s`mbahet populli me kërtolla!

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:48
Autori

Kohëve të fundit është aktualizuar përmbajtje e një këngë folklorike shqiptare: “Kral Nikola krye lopa s`mbahet populli me kërtolla”.

Ishin Kohna të vështira kur Krali i Malit Zi, mundohej ta shuante urinë e popullit malazez me kërtolla, pra me pretime boshe vetëm për ta sunduar me përralla dhe marrëzira tjera.

Tani pas kaq shumë vitesh për shkak të pasojave të pandemisë COVID-19, dhe krizës energjetike globale dhe ekonomike, shumë udhëheqës botëror e veçanërisht këta Ballkanik mundohen ta luajnë rrolin si dikur Kral Nikola krye lopa s`mbahet populli me kërtolla, duke u arsyetuar se kriza ekonomike globale ka influencuar në ngritjen astronomike të çmimeve të artikujve të domosdoshëm të konsumit të përditshëm, duke ua vështirësuar seriozisht jetën e qytetarëve posaçërisht atyre me të ardhura të ulëta dhe të papunësuar fare.

Për të mos elaboruar edhe më shumë historinë e Kral Nikollës të Malit Zi, nuk do të ishte mirë për disa udhëheqës të ca shteteve të rajonit, po pse jo edhe të shtetit tonë Kosovës, që të arsyetohen dhe mundohen t’i qetësojnë qytetarët e tyre me premtime dhe arsyetime boshe si dikur Kral Nikola i Malit Zi, se kriza ekonomike globale është fajtore për vështirësitë ekonomike me të cilat po ballafaqohen qytetarët e tyre, por të ndërmarrin masa urgjente dhe adekuate për t’iu ndihmuar qytetarëve të tyre për të përballuar ngritjen enormë të çmimeve të artikujve esencial të konsumit të përditshëm në mënyrë që sado pakë t ‘iu ndihmojnë qytetarëve të tyre për ta përballuar krizën ekonomike aktuale e cila vërtetë ua ka vështirësuar jetën seriozisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat