Oj Vlora Çitaku, tërë opinioni publik shqiptar po e pret dëshminë dhe rrëfimin tënd për ndarjen e Kosovës, sepse politikania boshnjake Sabina Çudiq ta dha leksionin për atdhedashurinë.
Oj Vlora Çitaku, Kosova të rriti, të shkolloi dhe të bëri ambasadore në SHBA që t’i dalish zot dhe ta mbrosh Kosovën, e jo tu bashkangjitesh tradhtarëve të kombit shqiptar Hashim Thaçit, Edi Ramës e Baton Haxhiut, si edhe pro serbëve e teveqelave Donald Trump, Mathew Palmer, Richad Grenell dhe kriminelit Aleksandwr Vuçiq për ndarjen e Kosovës.
Kushdo që e tradhton Kosovën e larë dhe të njomur me gjakun e shqiptarëve, do ta merr dënimin e merituar nga Zoti i Madhërishëm në këtë jetë, por edhe në jetën e përtejme, shpëtim nga kjo nuk ka.
Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 28 tetor 2021, në rubrikën Opinione, patëm rastin ta lexojmë tekstin e Prof. Dr. Enver Bytyqi, e studiuesit, analistit dhe sugjeruesit të shkëqyer lidhur me çështjet ndërkombëtare, evropiane dhe mbarë shqiptare me titull, “ Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet!
Prof. Dr. Enver Bytyqi, në këtë tekst të tij informon se Sabina Çudiq, politikania nga Bosnja dhe Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 lidhur me planet për ndarjen e Kosovës.
Mathew Palmer- e dërguari i SHBA-ve në Kohën e presidentit Donald Trump, për Ballkanin Perëndimor dhe për Evro Azi, në një konferencë në Nju Jork, në prill të vitit 2019 i ka thënë z. Sabina Çdudiq, se, “ Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë si ngjarje historike”.
Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA, me këtë rast i është drejtuar Sabina Çudiqit me fjalët, “Çka po ndërhyn ty në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë”?
Sabina Çudiq i është përgjigjur, “ Sepse me këtë rast ndikimet për Bosnjën dhe Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin”!
Sabina Çudiq, thotë se me Vlora Çitakun kishin rënë dakord që të takohen të nesërmen në Këshillin për Siguri të SHBA-ve, por që Vlora Çitaku këtë takim e kishte anuluar në minutën e fundit.
Sipas Prof. Dr. Enver Bytyqi, ky anulim i takimit, është bërë për shkak të bisedës një ditë më parë me Mathew Palmerin.
Kjo na jep të kuptojmë se Vlora Çitaku- ish ambasadore e Kosovës në SHBA, ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbim territoresh, ndryshime kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.
Prof. Dr. Enver Bytyqi, thotë se opinioni publik ka nevojë për disa spjegime më të gjëra e më të sakta, të cilat duhet t’i jep Vlora Çitaku, si vijon:
Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Vlora Çitaku në përpjekjen për ndarjen e Kosovës?
A ishte si pjesë e mekanizmit të lobimit proserb për këtë ndarje ?
Pse ajo ishte dakord që marrëveshja KosovëSerbi të përfundonte me ndarje kufijsh?
Pse e mbështeti këtë ide?
Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetërsimin e territorit të Kosovës?
Cilat janë bisedat, rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para Hashim Thaçirish-presidentit të Kosovës në funksion të realizimit të idesë së Serbisë së madhe?
Çfarë ishte planifikuar në takimin në KS të SHBA-ve dhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bosnjë dhe Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë?
Çfarë loje tjetër është bërë në marginat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje tërritoresh me Serbinë?!
Prof. Dr. Enver Bytyqi, në vazhdim shkruan se, “Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje ndonjëherë e kemi thënë se lidhjet e Vlora Çitakut me Hashim Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.
Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.
Spjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësur se me cilër politikanë ballafaqohen ata.
Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme “ në mbledhjet e KS të OKB-së për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës ?!
Me Vlorën që në opinion publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçit?!, shkruan në fund Prof. Dr. Enver Bytyqi.
Oj Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA, Prof. Dr. Enver Bytyqi dhe opinioni mbarë shqiptar po pret me padurim të prononcohesh, se s’ke kah ia mban.
Më 10 shtator 2021, në WEB faqen e “Bota Sot”ne tekstin e gazetares Majlinda Haziri me titull , “ E quajti “Shou” dhurimin e librave nga Kurti për Vuçiqin, analistët reagojnë ashpër ndaj Çitakut, ja çfarë i kujtojnë”.
Në fiillim të këtij teksti shkruan se Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA, së fundmi ka deklaruar në lidhje me takimin që kyeministri Albin Kurti pati me presidentin Vuçiq në korrik të këtij viti.
Ajo shprehet se Kurti i dhuroi Vuçiqit librat për gjenocid në Kosovë vetën për të bërë “shou”, shkruan në fillim të tekstit të saj gazearja Majlinda Haziri.
Oj Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA dhe aktualisht nënkryetre e PDK-së, për këtë deklaratë tënde skandaloze e të turpshme ndaj Kryeministrit Albin Kurti pati reagime të shumta, reaguan edhe analistët politik Gani Qarri dhe Prof. Sulejman Mehazi.
Oj Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA, duhet ta keshë ditur se shpërndarja e librave në OKB dhe BE dhe KE, do ta demaskonte në mënyrë të fuqishme argumentuese Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, e cila nëpërmjet gënjeshtrave po mundohet t’i mbulojë krimet shekullore të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe në tërë trojet shqiptare.
Shpërndarja e këtyre librave në OKB, BE dhe KE, do ta arrinte efektin e duhur në të mirë të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve , mijëra herë më shumë se qindra diplomatë nga Kosova dhe Shqipëria.
Oj Vlora Çitaku, tani na trego se çfarë “shou” paske ke bërë ti si ish ambasadore e Kosovës në SHBA.
Vitin që shkoi në Facebookun tënd e publikove foton tënde si voglushe me dy gishta të çuar lartë, si përgjigje ndaj brutalitetit të Serbisë kriminale.
Pastaj në WEB faqen e “Bta Sot” u publikua teksti nga ditari yt me titull “Më ra t’fikt”, me mbresa nga puna yte si përkthyese për të huajt gjatë luftës në Kosovë, gjatë një vizite në malet e Kosovës ku ish fshehur nën qiellin e hapur gra, pleq e femijë. Siç thoshe ti nga gjendja e vështirë në të cilë ndodheshin këta civile kosovarë të kishta ra t’fikt. Megjithatë edhe në këto kushte të vëtira, motrat e tua kosovare ta kishin përgatitur njw filxhan me lafe të të kthjellonin.
Para një muaji në WEB faqen e “Bota Sot” e shikuam foton tënde si voglushe me veshje kombëtare dhe me qiteli në dorë.
Me sa duket këto mparaqitje në opinion nëpër Facebookun tënd i paske bërë për propagandë personale, por paske harruar se opinioni publik kosovar është vetëdijësuar shumë dhe nuk e hanë më sapunin për djathë.
Oj Vlora Çitaku, tani na mbetet ta dëgjojmë pjesësn tënde të dëshmisë, si vazhdim i rrëfimit të Sabina Çudiq lidhur me planet për ndarjen e Kosovës, mbi bazën e pyetjeve që ti ka drejtuar Prof. Dr. Enver Bytyqi i nderuar. Po presim.
Jeta është luftë me sfidat, por moralin dhe karakterin e ruajnë, dhe nderimin e respektin kombëtar e njerëzor, e fitojnë vetëm ata që jetojnë dhe punojnë me ndershmëri, koshiencë, sinqeritet e fisnikëri, ndërsa ata që hapin gropa për Kosovën dhe për popullin e shumëvuajtur të Kosovës, bien vetë në to.