Në xhepat e kujt përfunduan paratë e sindikatës së babait të Dukagjin Goranit?

Opinione

Në xhepat e kujt përfunduan paratë e sindikatës së babait të Dukagjin Goranit?

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 8 nëntor 2021 Në ora: 15:33
Dukagjin Gorani

A është tabu për të ditur?!

Sa miliarda më shumë do të kishte thesari shtetit Kosovës, sikur paratë e vjedhura të fondit 3%-shit, fondit Vendlindja thërret, parat e sindikatës të Hajrullah Goranit dhe paratë e shitjes së Dardania Bankë t’iu kishin kthyer thesarit të shtetit të Kosovës?

1. Është folur dhe shkruar shumë pas përfundimit të luftës, se në xhepat e kujt përfunduan gjithë ato para ndjersë e popullit të Kosovës brenda dhe jashtë vendit?

2. Kush ishin ata individë që i morën ato para dhe ku i dërguan?

3. A do të dihet saktësisht ndonjëherë se sa para mbetën nga të gjitha burimet e lartpërmendura, në xhepat e kujt përfunduan dhe pse drejtësia nuk u mor asnjëherë me këta individë, të cilët dyshohet se këto para i vodhën dhe me to krijuan pasuri për veti.

4. A do të ishte me interes për opinionin vendas të pyetet i biri i kryetarit të dikurshëm të Sindikatës së Kosovës Hajrullah Goranit, Dugagjin Gorani, mohuesi i origjinës ilire të shqiptarëve, se ku kanë përfunduar një shumë marramendëse e parave të punëtorëve të Kosovës, me të cilat ka disponuar baba i këtij analisti politik, filozofi dhe anti-shqiptari?

5. Madje herët a vonë gjeneratat e ardhshme do të donin ta dinin përveç tjerash edhe për Dardania Bankën në Tiranë: Kush e shiti, sa e shiti , kujt ia shiti dhe ku përfundoi shuma monetare e shitjes?

Në fund, me të drejtë dyshohet se sikur paratë e vjedhura nga burimet e lartpërmendura t’iu kishin kthyer Thesarit të shtetit, Thesari i shtetit do të ishte i pasur edhe për disa miliarda më shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat