Deklarata e Skender Rexhepit-Zejdit nuk është kundër Levicës, por kundër Levizjes Besa të Bilall Kasamit

Opinione

Deklarata e Skender Rexhepit-Zejdit nuk është kundër Levicës, por kundër Levizjes Besa të Bilall Kasamit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 12:05
Sulejman Mehazi

Qëllimi i deputetit të Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi, nuk është pjesëmarrja e Levicës në qeverinë e re, por pjesëmarrja e Besës së Bilall Kasamit. Ende e kemi të freskët përçarjen e Lëvizjes Besa nga vetë Skender Rexhepi-Zejdi i cili ishte iniciatori kryesor i ndarjes së Besës së Shkupit në Alternativë.

Loja politike e deputetit Skender Rexhepit nuk është kundër Levicës, por kundër Levizjes Besa të Bilall Kasamit, është e qëllimshme për të eliminuar Besën nga qeveria e Zaevit dhe Ahmetit e për të hyrë Alternativa e Gashit në qeverinë e BDI-së dhe LSDM-së.

Ende më keq, zotëriu thotë, se: "nuk e lejoj në jetën time, të njollosi identitetin tim familjar për asnjë çmim", fare nuk e kupton Skender Rexhepi se ditën kur është bërë deputet nuk është i familjes, por i qytetarëve që gjatë zgjedhjeve parlamentare kanë dalë të shëndoshë e të sëmurë, me stenda në zemër, me sëmundje kancerogjene, sheqeri e semundje të ndryshme kronike të votojnë për te, a s'është njëllosje familjare tradhtia e Zejnit ndaj Levizjes Besa të Kasamit e tani ndaj Alternativës së Afrim Gashit?

Shkurt, qartë e saktë, deklarata e Skender Rexhepi-Zejdit nuk është kundër Levicës, por kundër Levizjes Besa të Bilall Kasamit për ta larguar nga LSDM-BDI e për t'ju bashkuar Alternativa e tij Zaevit e Ahmetit.

Në emrin e Levicës Zejdi tradhton partinë e vetë, ASH-në, Besën e më pas VMRO-në e Mickoskit.

Zejdi duke kritikuar Levicën bën petulla politike për të koalicionuar partia e tij e Alternativës me LSDM-në e BDI-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat