Lutë: Ka perënduar koha jote në LDK, shko në PDK

Opinione

Lutë: Ka perënduar koha jote në LDK, shko në PDK

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 nëntor 2021 Në ora: 18:46
Lutfi Haziri

Gjilani, i njohur si bastion i LDK-së, tanimë i ka dhënë biletën Vetëvendosjes për të ecur së bashku në mandatin katër vjeçar. Është Alban Hyseni, kryetari i ri i Gjilanit. Pak kush e kishte menduar se kjo gjë do të ndodhte, por jo edhe mua, gjë të cilën e kam bërë publike qysh me 12 tetor me postimin tim se Gjilani do të jetë me kryetar të ri, Alban Hysenin.

Besoj se arsyet janë të shumta, kryesoret janë këto: Flirtimi i vazhdueshëm i Lutfi Hazirirt me PDK, mbajta zhagut e idesë së Thaçit për ndarje, ka koston e vet të cilën ia faturuan qytetarët. Luta, është njëri ndër tre njerëzit përgjegjës në LDK për flirtimet e saja me PDK, koalicionet me të jashtë dëshirave të anëtarësisë së LDK-së.

Për këtë gjë edhe e ndëshkuan me 14 nëntor. Tjetër arsye ka të bëjë me keq menaxhimin e komunës. Luta, për katër mandate kryetar i Gjilanit nuk ka arritur të dëshmojë qeverisje të mirë. Pavarësisht se nuk kishte bërë asgjë, vetvetiu pushteti e konsumoi Lutën, dukej si relikt i një mendësie të cilën qytetarët e Kosovës e ndëshkuan me 14 shkurt.

Me humbjen në Gjilan, Luta tanimë duket se ka “vdekur” politikisht, nuk ka peshë politike më as në LDK. Pavarësisht se është në nënkryetar i saj Luta, s`ka më peshë fjala e tij. Këtë gjë duhet ta ketë parasysh edhe kryetari i LDK-së, të zëvendësojë Lutën me Pëprarim Ramën, i cili fitoi Prishtinën.

Është jo etike të mbetet Luta nënkryetar i LDK-së, Përpaim Rama mos të jetë as në kryesi. Brenda partive ekzistojnë rregulla, edhe të pashkruara, ai që fiton avancohet, ai që humb largohet, ndryshe nuk mund të ecet tutje. S`ka të bëjë kjo me individë, me parimin për të cilin LDK të ndjek nëse mëton të ëcë tutje. Trinomi i të keqes në LDK ka qenë : Isa Mustafa, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, ky i fundit edhe pse është shfaqur pak më liberal në qëndrime, gjithsesi u ka shërbyer dy të parëve, duke luajtur lojën ngre e mos e këput. Isa dhe Agimi më s`janë as në kryesi, s`kanë asnjë funksion në LDK, nga 14 nëntori edhe Lutës duhet t’i tregohet dera e daljes, mjaft është mjaft. Edhe në politikë vjen një moment kur përfundon misioni.

Meqenëse e ka mik të ngushtë Hashimin, të cilit i ka bërë edhe avokatin e djallit, Luta ka mundësi të anëtarësohet në PDK, edhe pse Hashimi nuk është aty, sigurisht se me urdhrin nga lart kjo gjë mund të bëhet. S`mund edhe të jesh rugovist edhe thaçist, vetëm një hipokrit mund ta thotë këtë, injorantët e besojnë, fatmirësisht këtë gjë qytetarët e Gjilanit e kuptuan , ia dhanë dënimin e merituar. Me humbjen e Lutës, fitoren e Ramës, qytetarët dërguan mesazh tek udhëheqja e LDK-së: Nuk duam njerëz të konsuamuar, por duam njerëz të pa provuar, pa afera korruptive.

Jo vetëm për LDK-në, në tërësi qytetarët e Kosovës dhanë këtë mesazh me 14 nëntor. Lutfi Haziri ka bërë gabim fatal me qëndrimet e tija pro Hahsimit, gjithmonë është parë si vegël e Hashimit, kjo gjë ka irrituar tej mase anëtarësinë e LDK-së, të cilët janë të vendosur për reforma. Nuk mund të ecën LDK tutje me Lutën me vete, ai i takon të shkuarës bashkë me Isën, Agimin, Ismetin, Skenderin dhe sojin e tyre. LDK, sa më parë të largojë edhe Lutën nga kryesia, qëndrimi i tij në krye pas humbjes, nënkupton hapa prapa, për të cilat LDK s`ka nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat