Fatmir, veç në ëndërr mundesh me pa veten në qeveri!

Opinione

Fatmir, veç në ëndërr mundesh me pa veten në qeveri!

Faton MEHMETI Nga Faton MEHMETI Më 19 nëntor 2021 Në ora: 19:17
Fatmir Limaj

Thoshin të vjetrit “s’ka më keq se mos me ia ditë hallin vetes”, duke nënkuptuar se kjo të bën të jesh gaz i botës me veprime fantastike të tipit Don Kishotesk.

Duket një kataklizëm të mendosh skenën politike në Kosovë dhe jo vetëm e mbushur me tipa të përsonazheve të romaneve fantastik. Mos shikimi i realiteti me syrin e vërtetë të krijon aluzione nga të cilat përveç shfaqjes qesharake shëndrrohesh në objek tallje.

E tillë është situate me Fatmri Limajn, me paralajmërimin e tij për rikthimin e fuqishëm të Nismës, duke krijuar situatë ilariteti në sallë, ndonëse me zë të fshehur qeshnin, më vetëm një njeri që besonte ne këtë, kryetarin e saj.

Këtë paralajmërim “vullka” Limaj e bëri pas një takim me kryetarët e degëve të partisë së tij në nivel vendi. Fitimi i komunës së Malishevës, ia ka rritur apetitet kryetarit të saj, me besimin se kjo gjë do të ndodh edhe në Kuvendin e Kosovës dhe institucionet qendrore.

Mbase Limaj ka harruar se Nisma ka Fituar vetëm 2 % të votave në nivel vendi, kaq ëshët fuqia e një parite të një qyteze, që nuk arrin të dal përtej Malishevës. Edhe këtë komunë e fitojë në balotazh me koalicione, duke mos shprehur vullnetin real të qytetarëvë pa pazare. Gjithësesi është interesante të kuptohet nga i gjithë ky zell i Limajt.

Zakonisht, njerëzit që nuk kanë aftësi tjera në mungesë të politikës, i japi vetes kurajo edhe kur të gjithë i thonë “ke marrë fund”, vetëm ai që është në delirë nuk e kupton këtë me përsëritjen e thëniës “ishalla jamnë ëndërr”. 

Nisma është tashmë e kaluar, një e kaluar jo e mirë për Kosovë me ministrat e saj jashtë çdo parashikimi noram të të bërit punë, nga ku është akuzuar nga vet anëtarët e saj për punësime edhe “të pulave në tavan”. Kjo shpejgon më së miri pse qytetarët e Kosovës nuk i besuan kësaj partie, e cila kërkonte strehë në PDK për të shmnaguar debaklin e pashmangshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit.

As ato lokale nuk treguan ndryshim të debaklit, me komunën e Malishevës “pengun” e vetëm për të cilën Limaj krekoset ditë e natë. Modeli i keq të cilën Nisma e ka shfaqur gjatë kohës kur ishte pjesë e qeverisë, dhe atë jo vetëm një herë, ka përligjur më së miri atë që kanë deklauar edhe anëtarët e saj për punësime, për punë jo në interes të vendit. Limaj, edhe shokët e tij të dal nga lufta, e kanë bërë bërllog punën, s’kanë lënë gjë pa degraduar.

Limaj ishte edhe ministër në qeverinë Thaçi, e cila ia ka dhënë Kosovës mbrapshtën për 100 vjet të tjera. Me degradimin në arsim, shëndetësi, ekonomi, rrugë që prishën brenda muajve, tendera dajallarëvë, nipave dhe kushërive, kanë bërë që mbi 200 mijë qyetarëtë të ikin nga vendi.

Andaj, Limaj s’ka asnjë të drejtë morale të mëtojë të rikthehet në pushtet, edhe nësë do të mundet. Meqense nuk mundet, nuk gëzon mbështetje të qytetarëvë as për një komunë më 30 mijë banorë pa balotazh, paramendo për rikthimin e tij të madh në nivel vendi, ëndërr pa pare.

Limaj, më kurrë s’do të mund të jetë në insitucione të vendit, e ka bërë bërllog me punën e tij, me Nismën që asnjë të mirë nuk ia ka sjell Kosovës. Limaj, është imazhi i keq i të bërit politikë, me demagogji, pa asnjë interes për vendin dhe qytetarët e sja, të cilët me plotë mëritë e kanë goditur me 2 % të votave, e të cilat nuk ia ka të garantuar në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat