Rrahman Jashari kërcënon Qeverinë Kurti me protesta për motive puro politike

Opinione

Rrahman Jashari kërcënon Qeverinë Kurti me protesta për motive puro politike

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:43
Adem Bytyçi

Rrahman Jashari i SBASHK-ut, kërcënon Qeverinë Kurti me protesta për motive puro politike dhe interesa persononale dhe materiale.

Nuk ka në Kosovë individ e as parti politike që nuk e ka hallin e arsimit dhe punëtorëve të arsimit!

Arsyjet janë të shumta, por mjafton për ta ditur vetëm njërën ndër to në të cilën absorbohen të gjitha arsyjet tjera, e ajo është: Arsimi është e ardhmja e një kombi, e një shoqërie dhe e një vendi.

Asnjëherë nuk mjafton të thuhet se është:

1. Investuar shumë në arsim.

2. Është e pa drejtë të thuhet se rrogat e punonjësve të arsimit janë në nivelin e mjaftueshëm krahasur me vlerën shoqërore dhe kombëtare të punës që e bëjnë.

Por, kur kryetari i sindikatës së arsimit, z. Rahman Jashari kërcënon qeverinë me protesta, demonstrata dhe forma tjera të pakënaqësis të punëtorëve të arsimit do të duhej të kishte parasysh:

1. Shkallën e gjitipisë,

2. Nr, e të papunëve enormë në nivel vendi.

3. Nr. e të papunëve në nivel vendi që gëzojnë të drejtën në asistencë sociale.

4. Numrin e pensionistëve kontributdhënës dhe pensionistëve të pleqërisë, pensionet e të cilëve janë mizerabël krahasur me nivelin e lartë të kostos së jetesës.

5. Numri i pa imagjinushëm i shfrytëzuesve të drejtës së pensioneve të veteranëve të luftës si dhe shfrytëzuesve tjerë të buxhetit të shtetit.

A thua z. Rahman Jashari, do duhej ta merrte parasysh edhe pozitën materiale edhe të shtresave tjera shoqërore apo vetëm të punëtorëve të arsimit kur kërcënon qeverinë dhe stabilitetin politik të vendit me protesta dhe demonstrata.

Nuk dihet pse z. Jashari, sa herë kërkon rritje rrogash për punëtorë të arsimit, asnjëherë nuk flet për investime në përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, paisjen e shkollave me kabinete dhe mjete tjera për përvetësimin konkret të aftësive mësimore nga ana e shkollarve tanë, të cilat janë edhe më të rëndësishme se ngritja e rrogave të punëtorëve të arsimit në kuptimin afat gjatë të suksesit të arsimit dhe dijes.

Dhe në fund z. Rahman Jashari, sa herë kërkon përmirësimin e pozitës materiale të punëtorëve të arsimit, do duhej të merrej edhe me shpjegimin e nivelit edhe jo aq të knaqshëm të arsimit në nivel vendi dhe nuk do të ishte keq që z.Jashari, ta bënte transparente edhe rrogën e tij …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat