Agresionet e natyrave hipokrite në media dhe qarqet opozitare..!

Opinione

Agresionet e natyrave hipokrite në media dhe qarqet opozitare..!

Nga: Ali Kelmendi Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 21:49
Autori

«Lufta fillon në kokën e njeriut, por në kokat e njerëzve duhet pasur kujdes për paqen» (Preambula e Kushtetutës së UNESCO-s).

E mira, çuditërisht i prinë njeriut, kur ai merret me botën psikike, por, po ashtu është për çudi e keqe dhe e dëmshme, kur merret me natyrën e njeriut.

Armiqësia e sjelljeve njerëzore ka gjenezën të deformimet edukativo-kulturore dhe atdhetare etj., dhe ka një shpjegim, se çfarë edukimi dhe ambientimi të natyrës sociale i bënë ata të aftë të korruptojnë, të mashtrojnë, të vjedhin, ta konsiderojnë shtetin si pronë të tyre, të jenë autoritarë, të bëjnë pazare me territore, të humbin sovranitetin e shtetit dhe të bëhen falës të territorit të Kosovës, me një fjalë janë tradhtarë të shtetit dhe kombit!!!

Nëse njeriu identifikohet me ndonjë grup agresiv partiak ose shtetëror, atëherë ai stimulohet për veprimtari agresive.

Jeta familjare është pikënisje e dispozitave të shumëllojshme të sjelljeve, në raport me prindërit, vëllezërit e motrat, fëmijët, ku ushtron ndjenja të frikës, xhelozisë, rivalitetit, zemërimit, inatit dhe urrejtjes. Vetitë agresive që mësohen jashtë familjes, bartën me vonë edhe në marrëdhëniet ndër-njerëzore, sepse ato bëhen pjesë përbërëse e njeriut gjatë tërë jetës së tij !!!

Nëse shteti dhe shoqëria janë vetë të orientuara agresivisht, atëherë ato e nxisin individin të bëhet agresiv i gatshëm për veprime agresive. Edukimi për dëgjueshmërinë i mëson fëmijët t`i kryejnë detyrimet që ia kërkon autoriteti. Më vonë në jetë është i predisponuar për më të keqen, agresionin, kur autoriteti e toleron agresionin tek një lloj njerëzish, e që shpeshherë është kompensim për karakterin e ulët të tyre. P.sh. të rinjtë që e ndjejnë veten me karakter të ulët i takojnë fushës së delikuencës sugjestive.

Të njerëzit e sotëm, sidomos zyrtarët, është ekstrem lehtë që aktet e dhunës t’i ushtrojnë sipas diktatit autokratik! Agresionet janë të pakontrolluara dhe të qëllimshme, ato e atakojnë të «pafajshmin», sepse njerëzit agresiv paraqesin një deduksion të rëndësishëm psiko-patologjik.

Ndërsa diktati autoritar na ka përcjellë në 20 vitet e shkuara, prej elitave shtetërore e deri në hierarkinë e gjerë, dhe fatkeqësisht gjerë tek zgjedhësit duke ndikuar «On-group» në keqpërdorimin e zgjedhjeve, vjedhjen e votës së lirë - për grabitjen dhe kapjen e përhershme të pushtetit..!!!???

Siç thuhet në popull, qoftë e shkuar periudha 20 vjeçare me të gjitha dëmet e saj, ndërsa shkatërrimet e mbetura mundësisht të riparohen, që është shumë e vështirë pasi që janë nënshkruar shumë marrëveshje ndërkombëtare, si ajo e shitjes dhe delimitimit - ndryshimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi, faljes së 8.270 ha të trevës së Rugovës kreshnike malazezve..!?

Ata të opozitës, të AAK-së, me krye-nënshkruesin e saj, Rambon, alias Ramush Haradinajn, na thoshin, se me marrëveshjen e më vonshme që do bëhet me Malin e Zi, si dhe në bisedë me ish kryeministrin Markoviç, «Ҫakoli dhe Kulla janë tonat”..??? Kështu më thoshte Ramushi kur ia dhashë librin tim, “E vërteta për kufirin e vjetër Çakorr – Hajlë – Zhleb-Kullë” në zyrën e tij para dy viteve.

Ku janë sot 8.270 ha, z. ish kryeministër Ramush?! «A e hëngër ujku gomarin» apo ende jeni duke parë ëndërr me sy çelë..!? Por, edhe diçka tjetër më patët premtuar - por si dukët nuk të lejoi Pali, pasi që ai kishte konflikt interesi për rreth-rrotullimin në Pavlan afër Pejës. Tani, Pali në çdo mbledhje, çfarë do qoftë ajo, flet dhe vetëm flet e llomotit kot për gjoja dijeninë dhe burrërinë e tij, duke e harruar tradhtinë e tij me shokë!!! Nëse Pali e ka harruar, populli kurrë nuk do ta harrojë. Ndërsa, Besnik Tahiri, ish zëvendës i kryeministrit Avdullah Hoti, asokohe fare nuk dëgjohej, sidomos nuk u dëgjua kur Hashim Thaçi i shoqëruar nga Hoti e tjerë (lexo shkrimin e prof. Enver Bytyqit, më 28 nëntor 2021) mbi dëshminë e zonjës nga Bosnja Sabrina Ҫudiq, se më kënd u nisë Hashimi për Washington te kryetari Trump, gjoja për njohje gjithëpërfshirëse për t`ia nënshkruar dhe dhënë Serbisë Veriun e Kosovës me pasuritë minerale më të mëdhatë në Evropë (krom, plumb, ari, etj.) që së bashku më Shqipërinë janë të parat në botë me rezerva.

Hashimi i kishte thënë edhe Albinit, eja të shkojmë në Washington ta nënshkruajmë Marrëveshjen gjithëpërfshirëse që ta «heqim Serbinë qafe», duke ia dhënë Veriun e Kosovës..!!!

Mikja jonë e vërtetë, Zonja Angela Merkel dhe miqtë tanë tjerë urdhëruan dhe e «kapen për veshëve» duke i nxjerrë nga aeroplani grupin e kapadainjve tanë të cilët ngelën në gjysmë të rrugës, duke e shpëtuar kështu ndryshimin kufirit me Serbinë! Dhe, tani pasi nuk ka ndryshim ose këmbim territoresh, këmbëngulja e Vuçiqit është, «kapja për fije kashte» me dhënien e të drejtave ekzekutive Asociacionit të komunave më pakicë serbe.

Zoti Albin Kurti, që sa herë po deklaron se «nuk do ketë Asociacion një-etnik në Kosovë derisa të jem unë kryeministër, qoftë edhe në opozitë». Njëjtë është deklaruar edhe Zonja Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Tek e fundit, nëse vjen siç thotë populli «puna pisk», atëherë le të mbahet Referendumi gjithë-popullor. Referendumin e kam propozuar edhe para votimit të delimitimit të kufirit me Malin e Zi. Sot, erdhi një lajm i mirë nga ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, i cili kërkon zbatimin e vendimeve kushtetuese të Kosovës. Me siguri ka menduar kur kushtetuesja jonë e nxori vendimin e saj, se Marrëveshja për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, në 23 pika bie ndesh me Kushtetutën tonë, pra si i tillë asociacioni në fjalë nuk mund të formohet.

Këtë tradhti të Isës, Hashimit dhe Skendër Hysenit, me tërë forcën e tij politike po e kundërshton vetë Albini, Vjosa dhe mazhoranca në Kuvend. Liderët e rinj të Kosovës populli ynë liridashës i donë, sepse këta po e mbrojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Jo, si Hashimi, i cili së pari dhe pa e pyetur askënd e shiti territorin e Rugovës Malit të Zi, pastaj bëri presion të paparë duke i shantazhuar dhe korruptuar 80 deputetët e Kuvendit që ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me MZ, pra nuk la gjë pa bërë për ta kaluar në Kuvend tradhtinë e tij më të madhe së bashku me Ramushin, në kompensim të emërimit të Ramushit kryeministër, veprim ky që u ka mbetur njollë e përjetshme e tradhtisë së tyre kombëtare..!?

Nga ana tjetër, Isa pusani, kinse profesor universitar, nuk e dinte apo nuk ka dashur të mësoi, se kriteri për vendosjen e kufijve shtetëror nuk është kadastri..!? Ky u thoshte rugovasëve të mi, mi sillni dokumentet kadastrale dhe aty e keni kufirin (!?), që ishte rrenë e kulluar, ndaj turpi e mbuloftë Isa mashtruesin, i cili e nënshkroi edhe «Zajednicën» së bashku me Skënder Hysenin dhe Hashimin, dhe për këtë shkak njëherë përnjëherë nuk do ketë dialog të suksesshëm dhe as njohje reciproke me Serbinë!

Të gjithë këta tradhtarë që u përmenden më lartë, siç thotë populli, duhet të mbulohen shtatë palë thellë nën tokë, që mos t`iu dëgjohet më zëri i tyre prej tradhtarëve, e lere më t’i japin këshilla kryeministrit Kurti, se si duhet të dialogon me Serbinë!

Njëjtë po veprojnë edhe mediat televizive në krye me disa (b)analista, si Vehbi Kajtazi,0 i cili para pak ditësh thoshte se “(b)analistit me analizat dhe këshillat e tyre» po i prijnë qeverisë me këshilla. Vetë ky Kajtazi është pion i paguar nga PDK-ja për propagandë dhe çorientim të shikuesve televiziv nga e vërteta, ose kur thoshte se Agim Bahtiri është analfabet!? Po ai, ç’ është më i mirë së Bahtiri, kur ka një karakter të ulët me një stimulim agresiviteti psiko-patologjik të paparë. Të njëjtë janë edhe kolegët e tij (b)analista si Mirena, Dardan Gashi, Buzhala, Valon Syla etj., sikur që edhe në seancën e fundit të Kuvendit u ekspozuan edhe disa deputetët me karakter të ulët si Abelard Tahiri dhe Blerta Deliu Kodra, ku kjo e fundit mori përgjigje meritore nga katër të burgosurit në burgun e Shkupit, se nuk janë terroristë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat