Rreth incidenteve në Gjakovë e Prizren, a ka gjasa për inskenime!?

Opinione

Rreth incidenteve në Gjakovë e Prizren, a ka gjasa për inskenime!?

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:51
Gani I. Mehmeti

Kur ndodh një ngjarje në një vend mes shumicës dhe minoritetit, ndaj cilit do qoftë, mund të pranohet si një diskriminim.

Mirëpo, kur në të njëtën ditë, edhe pse në qytete të ndryshme, ndodhin dy e më shumë incidente, për mua, mbetet disi si e pakuptimtë dhe sikur mbetet vend për të dyshuar se ka pasur gisht dikush që rri përanësh.

Kështu, me rastin e dy incidenteve të djeshme, më 22. 11. 2021, njëra në Gjakovë e tjetra në Prizren, mbetet të hulumtohet, se ato kanë qenë të përgatitura nga dikush që  nuk e do qetësinë, rregullin dhe zbatimin e ligjit në Kosovë. Pra, që dikush përpiqet ta destabilizojë Kosovën, mbasi vetë nuk po ka mundësi, përkundër përpjekjeve të shumtëa e të planifikuara nga Serbia.

Serbia ka mjaft para për të organizuar këto incidente përmes minoriteteve të tjera, duke i paguar mirë.

Kisha propozuar organet e rendit që të angazhohen në zbulimin e këtyre incidenteve dhe të ndriçohen ato.

Në anën tjetër, në mbarë botën respektohet ligji, dhe kush do që bie ndesh me të, merren masa.

Zyra e BE ka lëshuar këtë thirrje për institucionet e vendit:

“Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër incidentet e fundit në Gjakovë dhe Prizren, që përfshin diskriminimin publik, keqtrajtimin dhe sjelljen jotolerante ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë. Bëjmë thirrje për respekt, tolerancë dhe paqe, dhe inkurajojmë fuqishëm autoritetet e Kosovës që të ndërmarrin masa ligjore”, thuhet në postim.

Por nuk shkon më tutje, nuk thërret që të zbardhen ato, se pse erdhën e nga kush janë përgatitur, se në këtë kohë, lehtë mund të gjejë dikë nga minoritetet, që është më ndjeshëm, që me pagesë ta bëjnë këtë për të çrregullim të rendit.

Në këtë drejtim duhet të angazhohet edhe vetë Ministri Elbert Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat