Është i pa mundur pajtimi me gjykime banale

Opinione

Është i pa mundur pajtimi me gjykime banale

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 09:14
Adem Bytyçi

Në këto ditë festash të nëntorit, ku shqiptarët po festojnë në mënyrë madhështore dhe me një entuziazëm të jashtëzakonshëm gjithandej në ta gjitha trojet etnike, si dhe në Diasporë, po lexoja një gjykim banal dhe tepër anti shqipëtarë kundër Isa Buletinit, tani më të një analisti Mitrovicas, Nexhmedin Spahiut, i cili me analizat dhe itnerpretimet e tij anti shkëncore, po mundohet ta coptojë kombin shqipëtarë në dy komb,e në kombin kosovar dhe ate shqipëtarë, 

Ky "fillozof" dhe mendimtar i ideve regresive shkencore anti kombëtare shqipëtare, në një prononcim të tij banal në vigjljen e festave të nëntorit, Isa Buletinin këtë burr të madh dhe patriot të pa epur, i cili tërë jetën ia kushtojë kauzës së drejtë kombëtare shqipëtare, e quan analfabet, duke u arvatur pa fije turpi dhe sensi shkencor dhe human ta ofendojë.

Nexhmedin Spahiu, tani më është bërë i njohur me doktrinatë e tij pseudo shkencore në shumë emisione TV,  në favor të teorive anti kombëtare shqipëtare, siç u theksua më lartë në ndarjen e Kombit shqipëtarë në dy kombe, në kombin Kosovar dhe atë shqipëtarë, por nuk është i vetëm në këtë rrugë tragji-komike, me veti i ka edhe ca albanofob tjerë, Halil Matoshin e AAK-së, dhe Dukagjin Goronin, i cili në një takim në Beograd, me politolog dhe analist politikë serb dhe të tjerë e mohojë vazhdimësinë ilire të origjinës shqipëtare.

Gjithësesi, historia e kombit shqipëtarë nuk ka nevojë për përsonalitete të tilla anti kombëtare shqipëtare dhe anti shkëncore, të cilët si gërbulari frytin e një peme të shëndetshme që e bren, këta e brejnë të ardhmen e Kombit shqipëtarë, për të cilin kanë dhënë jetën dhe kanë derdhur gjak shumë gjenerata, të tillët më mirë është të mbyllin gojën se sa të merren me përralla tragjikomike në dëm të kauzës së drejtë kombëtare shqipëtare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat