Letër publike Federates se Futbollit të Republikës së Kosovës

Opinione

Letër publike Federates se Futbollit të Republikës së Kosovës

Nga: Miftar Zagragja Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 08:54
Miftar Zagragja

Të nderuar në. FFK-së Reagim ndaj mos perfshirjen e Historiku i FFK-së Klubit Futbollistik “LIRIA”1989 nga Fushë Kosova dhe tani nga 1994 K.F.Fushë Kosova. Ju të nderuar tani po harroni, periudhën më të ndritshme të historisë, por edhe kohët më të vështira kur kemi punuar e vepruar, ditë e natë me qëllimin e vetëm që Kosova te jete e lire, që kemi kontribuar fuqishëm edhe sa i përket në organizimin e Futbollit të Kosovës dhë në K. Fushë Kosovës përkundër rrethanave të vështira.

Edhe pas kaq shumë vitesh, s po njoftohen sportistët dhe rinia jonë, per ralitetin historinë e sportit dhe Futbollit në Republikën e Kosovës. Ju duhet te mburreni dhe të ndiheni krenar per punën tonë.Këni përgjegjësi historike, e cila do të ishte në përputhje me idealet e atyre që derdhën mund për Rinin-Kulturën -Sportin në Fushë- Kosovë .

Pas tërë asaj lufte dhe përpjekjeve shumëvjeçare për tu çliruar nga okupatori serb, me të drejtë jomë i brengosur për ardhmërinë,e shumë aktivstve pikërisht angazhimit dhe sakrificave për shumë vite, mund të them sekur tash ndodhemi para një gjendjeje që mund të shihet edhe si te mos kishte ndodh asgjë. Njoftim:Pas aplikimit të masave të dhunshme nga pushteti okupues serb,ishte hartuar strategjia ndarjen e Kultures dhe Sportit të Kosovës nga sporti jugosllav.Me këta aktivistë e pedagogë universitarë ishte hartuar strategjia për ndarjen e sportit të Kosovës nga sporti jugosllav. Veprimtarët: z.Beqir Aliu, Dr. Faik Çitaku, Dr.Muhamet Berisha, z.Sejdi Mërkonja, z. Miftar Zagragja,z.Rexhep Baholli,z.Bylbyl Sokoli,z.Krasniqi nga fshatit Llukar të komunës së Prishtinës dhe z. Miftar Miftari Prishtinë etj….Fushë- Kosova.Është njëri ndër themeluesit e parë të Shoqatës Sportive të Kosovës dhe të Klubit Futbollistike. Më 24.11.1990 në fshatin Bardh(Bellaqevc) të Fushë Kosovës, në orën 18:00 u mbajt Kuvendi i parë në Fushë- Kosovë për themelimin e Shoqatës-Kulturore-Sportive, për komunën e Fushë-Kosovës themeluesit e parë të Shoqatës së Sportit të Fushë- Kosovës dhe Futbollit në K. Fushë- Kosovës.

Në këtë takim themelues morën pjesë këta aktivistë të palodhshëm.Kuvendin e organizuan dhe e udhëhoqën: Miftar Zagragjaj, Ismet Bajçinca, Izet Mihalica, Adem Shala, Maliq Thaçi, Fidaim Berisha, Maliq Berisha, Sami Kelmendi, Imer Sfarça, Skënder Raçi, Fejzulah Haziri, Sabit Thaçi, Enver Bardiqi, Nexhmi Bullatovci, Skënder Gjurevci, Sami Gjigoli, Jahir Gashi, Elmi Prebreza, Adem Jashanica dhe Bajrush Kelmendi. deleguar në këtë kuvend ishin: Dr. Muhamet Berisha dhe Sejdi Mërkonja nga Shoqata e Sportit të Kosovës. Më 1991 u organizua turnir në futboll të madh dhe të vogël dhe gara në të gjitha disiplinat e sportit në nivel komunal të Fushë- Kosovës. dhe më gjerë. gjitha këto aktivitete zhvilloheshin në emër të një volunëtarizmi rinor, lidhur me sporte, ndërsa qëllimi themelor ishte,ndarjen Kulturën dhe Sportin të Kosovës nga sporti jugosllav.Krahas aktivitete kulturore e sportive, zhvillonin edhe aktivitetit politik themeluesit e e shumë aktivitetev dhe shumë nga këta aktivistë të palodhshëm kanë lujtë rrol edhe në politik dhe kanë pas poste te larta në atë koh, skanë pushu dit asë nat për tu çliruar nga okupatori serb.

Ky është qartësisht realitetit kur flet për Kulturen dhe Sportin-Futbollin në nivel të Republikës së Kosovës.Shprehim indinjatën tonë të thellë për mos perfshirjen e Historiku i FFK-së Klubit Futbollistik “LIRIA”1989 nga Fushë Kosova dhe tani nga 1994 K.F.Fushë Kosova.Në fund me këtë letër mbesim me shpresa se kërkesa jonë është marrë parasysh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat