Terrorizëm, psikozë, psikopati, ekstremizmi i dhunshëm

Opinione

Terrorizëm, psikozë, psikopati, ekstremizmi i dhunshëm

Nga: Albina Hyseni Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Terrorizmi konsiston në kryerjen e një krimi nga një individ, një grup apo nga një shtet. Terrorizmi përdoret për të ngjallur te njerëzit një ndjenjë frike e cila në shumë raste është shumë më e madhe se pasojat e vërteta të aktit. Këto akte kane dy shënjestra, popullsinë ose dikasteret e rëndësishme të një shteti. Shkaqet e terrorizmit janë politike, për destabilizimin e një shoqërie por edhe për hakmarrje.

Qëllime të ndryshme kanë çuar në themelimin e organizatave të ndryshme të cilat më pas nëpërmjet mesazheve të tyre me karakter politik ose anti fetar ngjallin frikë dhe panik në radhët e popullsisë. Shumë ide politike janë instrumentalizuar nga organizata terroriste për të justifikuar veprimet e tyre. Si rrjedhojë grupe terroriste eksitojnë në çdo ideologji.

Ekstremizmi i dhunshëm është situata kur ...“ti nuk lejon pikëpamje të ndryshme; kur mendon se pikëpamjet e tua janë të veçanta, kur nuk lejon mundësinë e të ndryshmes dhe kur do t’ua imponosh idetë e tua të tjerëve, nëse është e nevojshme, edhe përmes dhunës.

Terrorizëm është dhunë e paramenduar ndaj masës jo luftuese me qëllim ndikimin e opinionit publik për te arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ushtarake apo ideologjike. Për rrjedhoje marrin kuptimet e tyre fjalët terrorist dhe terrorizoj.

Sa i përket psikozës dhe psikopatisë në përgjithësi.

Psikologu kanadez Robert D. Hare ripopullarizoi konstruktin e psikopatisë në kriminologji me Listën e tij të Kontrollit të Psikopatisë.

Megjithëse asnjë organizatë psikiatrike ose psikologjike nuk ka sanksionuar një diagnozë të titulluar "psikopati", vlerësimet e karakteristikave psikopatike përdoren gjerësisht në ambientet e drejtësisë penale në disa kombe dhe mund të kenë pasoja të rëndësishme për individët. Studimi i psikopatisë është një fushë aktive e hulumtimit dhe termi përdoret gjithashtu nga publiku i gjerë, shtypi popullor dhe në portretizime të trilluara. Ndërsa termi përdoret shpesh në përdorim të zakonshëm së bashku me "i çmendur", dhe "i sëmurë mendor", ekziston një ndryshim kategorik midis psikozës dhe psikopatisë.

Organet e rendit në këso raste duhet që sa më parë ti zbulojnë autorët e krimimeve dhe ti sjellin para drejtësisë, në mënyrë që të funksionojë për të mirë çdoherë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat