Shkuraja në amshim e ish Senatorit amerikan Bob Dole, preku shpirtërisht të gjithë shqipëtarët

Opinione

Shkuraja në amshim e ish Senatorit amerikan Bob Dole, preku shpirtërisht të gjithë shqipëtarët

Nga: Adem Bytyqi Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 21:09
Autori

Lajmi për shkurajen në amëshim të ish Senatorit amerikan Bob Dole, ka prekur shpirtërisht të gjithë shqipëtarët.

Bob Dole, ishte me shqiptarët dhe me Kosovën në qastet më të rënda të një historie gjenocidi anti-shqiptarë nga shteti Serbisë në vitet 1998/99.

Shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë ndihmën Senatorit amerikan Bob Dole, në mbrojtjën e ekzistëncës së tyre nga shfarosja nga nazifashizmi i shtetit serb, në krye të cilit ishte diktatori Millosheviq, të cilën orgonizatatë ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë njerëzore e quajtën kasapi i Ballkanit.

Në nderim dhe Respekt të Kongresmenit amerikan për kontributin e tij dhënë lirisë së popullit të Kosovës në qastet më të rënda të historisë së tij, Presidenca e Kosovës do duhej të vendoste, që flamuri shtetëror dhe ai kombëtar në Kosovë të lëshohen në gjysmë shtizë!

Respektimi dhe nderimi i miqve të shqiptarëve , gjithmonë ka qenë në traditën dhe qenien tyre kombëtare, kështu do të jetë edhe kësaj radhe ndaj mikut të madh të shqiptarëve Senatorit amerikan Bob Dol, me rastin e shkuarjës së tij në amshim!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat