Edi Rama si antipod, nuk qëndron i vetëm – antipodë edhe në Prishtinë

Opinione

Edi Rama si antipod, nuk qëndron i vetëm – antipodë edhe në Prishtinë

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:28
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Ajo që pritej, ndodhi më 02 dhjetor 2021. Kryeministri z. Edi Rama thirret në interpelancë nga deputetët e PD, mbi “Ballkanin e Hapur”. Tema kryesore mbi të cilën u mbështet kjo interpelancë ishte nisma për "Ballkanin e Hapur". Dhe që në fillim të fjalës, z. Tritan Shehu u shpreh se kjo nismë është ideuar në zyrat e Vuçiq.

“Kjo çështje përfshinë një gamë të gjerë për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë. Këtu kërkohet një diskutim i gjerë, që duhej të bëhej para shpalljes së nismës në Novi Sad. Akoma më keq, kërkon dhe kërkonte zëvendësimin e tyre me një nismë tjetër. Jam dakord se kjo iniciativë nuk u bë brenda zyrave të PS apo në Ministrinë e Jashtme. Ajo nuk u përgatit as me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. U ndërtua mbi bazë nacionalizmi, me vizionin gjeopolitik të Serbisë. Në fakt është e montuar si një ngrehinë e përbashkët me ide serbe. Kemi të bëjmë me një mbivendosje të të dy projekteve, atë të Serbisë së Madhe mbi një Jugosllavi të re.”

Hapja e kufirit me Kosovën – intrigë e Edi Ramës

Edi Rama këtu shpalosi Marrëveshjen me Kosovën, pra qëllimin e tij: “… . Sa i takon mekanizmit Ballkani i Hapur dua t’ju informoj se ne jemi të parët që kemi nisur me marrëveshjet kuadër dhe ne kemi në kuadër të atij procesi dy marrëveshje me Kosovën e Malin e Zi për One Stop Shop, apo një ndalim në kufijtë tanë, por edhe me Maqedoninë e Veriut jemi gati siç parashikohet më marrëveshjen dy palëshe.”

z.Rama e di mjaft mirë qëndrimin e Kosovës

Për “Open Ballkans” qëndrimi është i kahershëm i qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti, të kujtojmë:

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e refuzoi bashkimin me këtë nismë, duke e cilësuar devijim të rrugës së Kosovës drejt BE-së. "Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të "mini-Shengenit”, e tash e "Ballkanit të Hapur”, e konsiderojmë si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon, drejt BE-së dhe përçimin e këtij mesazhi ne e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë, gjatë procesit tonë të integrimit”.

Këtë e kishte bërë edhe kryetarja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se "të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për iniciativën ‘Ballkani i Hapur’ (Open Balkans),” ngase sipas saj, kjo nismë është e "dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative. "Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit' dhe (tani) ‘Open Balkan'”.

Për këtë, Rama kishte shkruar se kjo retorikë nuk i shërben Kosovës dhe diplomacisë së saj. "Ballkani i Hapur është jo vetëm rruga e të ardhmes për prosperitetin e kombit shqiptar..,, por është edhe një mundësi e re dhe e madhe më shumë, në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia,… , kush nuk do që ta kuptojë pse Ballkani i Hapur e heq më në fund kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, le të më thotë pse nuk e kanë hequr dot deri më sot, ata që e kanë premtuar me bujë dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur atë kufi, asnjë prej atyre të cilëve "nuk u han luli" për aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Kosovës e të Shqipërisë bashkë, që e mbështesin plotësisht nismën Open Balkan”.

Edi Rama, si antipod, edhe në këtë interpelancë, tregoi se qëndron decidiv dhe tentoi të mistofikonte me projektin”Open Ballkan”.

"… dhe unë di që ne i kemi ftuar të gjitha vendet të bëhen pjesë. Unë di që Kosova humbet një shans edhe për atë çka përbën problemin më të madh që ne kemi me Serbinë si dy shtete, duke munguar në atë tryezë dhe unë di që historia e tregon, pa bërë këtu historinë e shumë konflikteve se ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike dhe nxitja e ndërveprimeve ekonomike është përdorur në histori si një katalizator për të zgjidhur çështje politike".

Duke thënë edhe, nisma nuk ka lidhje fare me Serbinë e Madhe. Edi Ramës iu përcoll mesazhi nga z.Shehu E, se kjo nismë ka dështuar, se me nismën rajonale ‘Open Ballkan’ integrimi i vendit po futet në spiralen e Serbisë. Ai e konsideroi atë nismë të dështuar, duke i kërkuar Ramës që të deklarojë fundin e saj.Por ,ja se Rama ,ky antipod,nuk dorzohet,duke thënë : “se ‘Open Balkan’ do të vazhdojë pasi është në interes të Shqipërisë”.

Antipodët edhe në Prishtinë

Kur kemi dialogun me Serbinë në Bruksel,si dialog shumë kompleks, Kosova gjendet në pikën infleksive. Të ndërlikuar e bënë çështja e asocioacionit,pra marrëveshja e 2013 dhe 2015 e që pritet që me prezencën edhe të SHBA,lakorja nga kjo pikë të shënojë ngritjen. Ky dialog mban edhe peshën kombëtare.Me që pajtohemi për këtë ,ateherë opozita të lej djallëzit dhe t´i qëndroj pranë kryeministrit.

Por,fatkeqësisht gjërat po qënndrojnë ndryshe.Edhe në Kosovë kemi antipodët, karshi qëndrimeve të qeverisë dhe presidencës,rreth qështjes së asociacionit dhe shkëmbimit të teritorit. Po cilët janë antipodët në Kosovë?

Memli Krasniqi, si një politikan diletant, (Debat Plus · Sep 16, 2020) “Ekskluzive: Memli Krasniqi nga PDK, deklarohet kunder asociacionit e komunave me shumice serbe”.Facebook. Dhe jo më larg se shtatë ditë,do të korigjohej –padyshim duhet të ketë marrë qortim dhe do korigjohej?!

Të kujtojmë Memli Krasniqi,tani kryetar i PDK,(më 24 shtator 2020, 20:52 DESKU), deklaron se çështja e Asociacionit është e mbyllur. "Absolutisht mendoj që nuk duhet të diskutohet. Kjo punë është e mbyllur. Në atë kuptimin që është nënshkruar... “

"Dhe, po flas që më 2013-tën janë 6 pika të cilat janë jashtëzakonisht të përgjithshme. Këtu ka më shumë detaje. Vetëm duhet ta kemi të qartë: Njerëzit e kanë akuzuar shumë edhe qeverinë tonë, e edhe z. Mustafa edhe z. Thaçi që ka qenë jokushtetuese. Nëse ka pasur një veprim të mençur të asaj qeverie, ka qenë fakti që në atë marrëveshje të iniciuar prej dy palëve edhe Bashkimit Evropian, është fut që krejt kjo vlen pas mendimit të Gjykatës Kushtetuese".

Memli Krasniqi, si një politikan diletant,paska kuptuar se Marrëveshja ishte jokushtetuese,po edhe jep justifikimin se na paskan qenë të “mençur” të asaj qeverie dhe do ta dërgonin në Gjykatë Kushtetuese – një alibi nonshalante me eufemizëm.

Kjo le të kuptohet nga ajo që kishte thënë (në studio RTK3, 23 nëntor 2021), Memli Krasniqi: “… qeveria nak ka vështërsi të formoj asocioacionin –ka trashëgimi Marrveshjen e 2013 dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese,dhe duhët ta formoj,u mbetet vetëm ta bëjnë Statutin”?! Memli Krasniqi, kurrë nuk do e thotë se Kosova,me PAN e PLAN, bëri disa lëshime dhe teza vetëvrasëse, pas kompromisit të dhimshëm të Ahtissarit. Lëshimi i parë dhe vetvrasja politike me nënshkrimin e “Marrëveshjes për bashkësinë e komunave serbe në Kosovë”në 3013 dhe 2015.

Vjen përshkallëzimi, teza e dytë vetëvrasëse,nga presidenti i KosovësI që ishte “shkëmbimi i teritoreve –korigjimi i kufijve”. Ndryshimi i kufijve mund të bëhet vetëm mes shteteve që kanë njohur njëra –tjetrën.Pra një tezë që ishte edhe në kundërshtim politik dhe juridik ndërkombëtar. Por ja që kjo tezë gjente mbështetje brenda PDK.Ajo që kishte patur në dijëni për këtë tezë dhe mirë e informuar ishte edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, tani nënkryetare e PDK Vlora Çitaku.

Nga kjo kuptojmë përse, kur Kryeministri, Albin Kurti kërkonte të gjejë një gjuhë të përbashkët me opozitën për dialogun e pritshëm me Serbinë,për një koordinim rreth dialogut, nuk i ishte përgjigjur PDK. Përse Memli Krasniqi dhe Vlora Çitaku vazhdojnë të jenë antipod – Nobelisti Kaneti, kishte thënë se “njerëzit më të zëshëm i shkojnë pas liderit paranoik”.

Këta dy politikan antipod nuk janë vetëm – u vie edhe nga Partia e Bashkimit, pra Valon Murati. Si një politikan nonshalant kishte deklaruar se “Kosova, si shtet, është një projekt i dështuar”?!, “…dhe tjetër “ne duhet zgjidh problemet, problemin shqiptaro –serb, që Kosova të bëhet shtet i pavarur,…,duhet bërë revidimin e kufirit dhe nuk ka zgjidhje tjetër,… ,ne në projektin 2008 dhe platformën e vitit 2010,kemi thënë, që Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani, pa fshatrat shqiptare dhe atje Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, atje është vija e qartë. Pa zgjidhur këtë problem shqiptaro-serb, Kosova nuk mundet me u stabilizu dhe me vendos sovranitet të plotë,…”.

Dhe që të ia dalim, nga që ende jemi në gjumë dhe nuk po shofim kobin brenda nesh.Që të mund ta heqim kobin,duhët të kemi sytë dhe mendjen e këthjellët,fuqi dhe vullnet ta shkulim nga vetëvetja. Pra të kujtohemi se fatkeqësit më të mëdha na i sollën mëritë, përçarjet, zënkat, inatet, pasionet e sëmuara për pushtet dhe individualizmi i nemur. Pra mungesa e ndnjenjës kolektive

Thënë shkurt, përsa në mes nesh ekziston sindromi i përçarjes,ne vetëm sa vërtetojmë konstatimet që na ishin bërë: “Dhjetë shqiptarë dymbëdhjet mendime”- Gelbart, “Kosova po digjet ju po grindeni”- Gruber, “Të gjithë shqiptarët duhët të flasin me një zë” - Solana dhe shumë konstatime tjera të ngjashme.Athua këto konstatime dhe sygjerime të të huajve dëshmojnë se më mirë na njihnin të tjerët se ne vetveten. Dhe athua dhe sot,më mirë po e njohin të tjertë peshën e çështjes sonë se sa ne vet?!

Pse nuk kemi një strategji dhe platform kombtare – e keqja qëndron tek mentaliteti dhe shpirtngushtësia,që u jep peshë më teper interesave individuale dhe partiake, sesa çështjeve madhore, siç janë liria, pavarësia, shtetësia dhe sovraniteti i vendit.

Sot në çastet më dramatike të historisë sonë të re, po duam vërtet të mbijetojmë si komb dhe të bëhemi shtet, duhet shëruar të gjitha mërit dhe përkrah Kryeministrit dhe besimin me gjithë forcën në aleancë me miqësinë, me aleatin tonë të njëmendtë. E aleat i yni, në këto ditë të vështira, s´mund të jetë askush pos Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Presidentin Joe Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat