Kurti dhe Vuçiq, kurrë nuk do bëheshin miq

Opinione

Kurti dhe Vuçiq, kurrë nuk do bëheshin miq

Nga: Dedë Preqi Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:13
Dedë Preqi

Dikush thotë se nuk duhet njeriu në jetën e vet ta përdor fjalën «kurrë» që e ka domethënjën dhe kuptimin e fjalës asnjëherë, por është e magjishme ta mendosh kryeministrin e Kosovës, z.Albin Kurti, që ta krahasosh me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, jo që nuk janë identik njëri me tjetrin, por gjithçka dhe asgjë nuk kanë të përbashkët, prandaj edhe kurrën e kurrës nuk munden këta përsona të bëhën miqë, apo të prodhojnë një miqësi paqësore, sepse njëri i ka duart e përlyera me gjak dhe akoma ka një djallëzi të tillë në shpirt, që nxitë konflikte e luftë, ndërsa tjetri është i pastër si loti.

Sot me 7 dhjetor të këtij viti bëhën 20 vjet, kur lirohet Albin Kurti nga burgu i Nishit, i denuar me 15 vjet burg me urdhër të regjimit të Millosheviqit dhe Vuçiqit, e kishin e arrestuar me shumë shokë e shoqe , të cilët nuk do të pajtoheshin me një regjim të egëre fashist, që pastaj ishte liruar nga ndërhyrja e ndërkombëtareve dhe në ato momente të lirimit para opinionit dhe gazetarëve të të gjitha vendeve tha, nuk po gëzohena që u lirova unë dhe shokët e mi mbetën në burg, ata më mungojnë më shumë se familja e ime.

Prandaj, si mundet sot një lider apo kryeminister shqiptar të zgjedh mikun e vet që i gjason Vuçiqit, apo i llojit të tillë kriminel dhe të shtojë muhabet më të, sikur me më të mirin mik, kur i njëjti dje, ka bërë krimet më makabre ndaj popullit shqiptarë, ka bërë masakrimin e mijërave njerëzve të pa fajshëm ndër ta edhe mijëra fëmijë, dhe ka dhunuar motrat, nënat dhe bijat tona në mënyrën më shtazarake, ndërsa ti, (E.Rama) bënë sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke i cakërruar edhe gotat e verës për shëndetin e tij.

Një nga vetitë më të vyera njerëzore është aftësia dhe guximi i njeriut për të falur, kjo do të ishte një sfidë e madhe dhe e prekshme, por krimi dhe krimineli nuk duhet të falen pa e marrë dënimin e merituar, sepse vetë jeta mund të ndjehët e fyer dhe e përbuzur, kur plagët e trupit dhe shpirtit do ankohen përherë nga dhembjet që të mundojnë tërë jetën.

Jo vetëm Albin Kurti, por i gjithë populli i Kosovës, e duan paqën dhe stabilitetin e vendit të vet, dhe marrëdhëniet e mira me sëcilin vend të botës, poashtu edhe me Serbinë, sepse nuk kemi se ku të menjanohemi kur jemi në fqinjësi në mes vete, dhe kjo do të ishte sfida më e madhe në mes këtyre dy palëve që përmes dialogut të arrihet edhe një mirëkuptim ndërnjerëzor e fqinjësor.

Do të ishte një betejë e fortë të cilën e udhëheq sot Albin Kurti, në dialog me Serbinë, me ndërmjetësimin e Brukselit, dhe me SHBA-të, nëse edhe Brukseli do ta merrte një çështje të tillë me seriozitet, dhe kjo betejë është një luftë dhe sfidë e vërtetë për jetën dhe stabilitetin e vendit tonë, ku njerëzia e këtij vendi do të ndjehën të qetë dhe të lirë dhe sëcili të punoj dhe të zbulojë jetën e vet sa më të mirë.

Edhe kjo betejë është një luftë frontale dhe me komandata, me ç’rast do të kemi përballë armikun e njëjtë shekullor Serbinë dhe liderët e njejtë të krimeve, por tani kjo luftë do bëhët në tavolinë dialogume komandanta të paqës dhe pa armë e mjete luftarake, që Kosova dhe populli i saj e kupton si një luftë paqësore, e cila nuk do ishte rrënuese dhe shkatërrimtare, edhe pse do dukej si një rrugë e ngushtë dhe e pa kalueshme, populli i jonë është optimist në këtë burim paqëje.

Edhe pse e ka vështirë Kosova, si edhe kryeministri Albin Kurti, të gjejë rrugë dhe mundësi të përballet me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të ndërtuar një marrëveshje paqësore në mes serbëve dhe shqiptarëve, sepse Vuçiqi, çdo fjalë dhe çdo veprim e ka si një lloj kurthe për Kosovën, prandaj është vështirë për ti besuar marrëveshjeve të tija, por sikur edhe herave tjera, SHBA-të, së bashku me BE-në, nuk do e lënë Kosovën në rrugë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat