Kritikat ndaj Kurtit pse e përfaqësoi Kosovën me “fusnotë”, janë tendencioze nga kundështarët e tij politik

Opinione

Kritikat ndaj Kurtit pse e përfaqësoi Kosovën me “fusnotë”, janë tendencioze nga kundështarët e tij politik

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 21:04
Adem Bytyçi

Populli e ka një fjalë e cila thotë: “Arusha nuk hy në thes!"

Që nga ardhja në krye të ekzekutivit të z. Albin Kurti, në Kosovë, kundërshtarët politikë të tij janë orvatur t'i atribuojnë z. Albin Kurtit shumë veprime dhe marrëveshje në dëm të Kosovës, të cilat z.Kurti, i ka kundërshtuar me kohë dhe në mënyrën më të ashpër.

- Fusnotën Kosovës nuk ia solli z.Albin Kurti, si dhuratë Serbisë kundër Kosovës.

- Tërheqjen e vijës kufitare Kosovë-Mali Zi, aty ku nuk duhej të ishte e ka kundërshtuar me kohë z.Kurti, dhe opozita e cila në kohën e qeverisjes së saj vendosi vijën kufitare Kosovë-Mali Zi, e cila vijë kufitare dyshohet të jetë vendosur në dëm të territorit të Kosovës, tani kërkon nga Qeveria Kurti, të merrej me shqyrtimin e kësaj vije kufitare duke e akuzuar për gabimet e qeverive të mëparshme.

-Edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, me kohë e ka kundërshtuar z Kurti, kur ishte në opozitë, si një zgjidhje shumë të dëmshme për Kosovën dhe në kundërshtim me shumë zgjidhje kushtetuese të Kushtetutës së Kosovës.

Mbase edhe lidhur me këtë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, ata që janë fajtorët kryesor të kësaj marrëveshje mundohen t'i japin leksione z.Kurti, sesi duhet të veprojë.

Është e padrejtë që dikush të fajësohet për gabimet dhe sjelljet e papërgjegjshme të tjetrit.

Zatën, aktualisht kështu është duke u vepruar kundër z.kryeministër Albin Kurtit nga kundërshtarët e tij politik, por me rëndësi është se, shumica absolute e qytetarëve të Kosovës këtë e kanë më se të qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat