Fusnota aty nuk është vetëm për Kurtin por për secilin nga ne!

Opinione

Fusnota aty nuk është vetëm për Kurtin por për secilin nga ne!

 Uk Lushi Nga Uk Lushi Më 8 dhjetor 2021 Në ora: 00:14
Albin Kurti

'Schadenfreude' është një fjalë gjermane që ka hyrë edhe në gjuhë tjera. Në anglisht p.sh. nuk përkthehet por përdoret sikur të ishte fjalë origjinale. Është shumë e vështirë të përkthehet në shqip dhe fjala në përgjithësi ka kuptimin e të gëzuarit kur dikush përjeton një dëm apo gjendet në një fatkeqësi që shkakton kënaqësi (zakonisht të ulët).

Kjo fjalë m'u kujtua derisa sot po lexoja ekzaltimet e plot shqiptarëve pse KM Kurti ishte fotografuar me një pllakë para vetit ku Kosova shkruhej me fusnotë.

Po si është e mundur që ka shqiptarë që gëzohen apo duan të godasin Kurtin për këtë të keqe që është e të gjithë neve?!

Fusnota aty nuk është vetëm për Kurtin por për secilin nga ne.

Kurti se ka qitur aty, por forca të fuqishme që nuk e kanë pasë apo kanë target vetëm Kurtin. Fusnota është në ballët e të gjithë neve. Kurti se ka vënë aty. E ka trashëguar. As ata e ato që e kanë pranuar aty se kanë vendosë prej qejfi. Prandaj, në vend se të mërzitemi nga ky dëm që na është bërë dhe vazhdon të na bëhet të gjithë neve e të mobilizohemi sa herë na shfaqet për të luftuar atë deri në zhdukje, shumë nga ne drithërohemi nga Schadenfreude.

Ndoshta në shqip kjo i bie një lloj të rezonuari-- hajt t'i bie atij tjetrit e ta dëmtoj 2 euro, pa çka që vetit po ja humbi 100 euro.

Ore të uruar, të shohim si ta heqim fusnotën e të mos bëjmë vetëm me gisht. Drejtimi i gishtit akuzues apo sarkastik-- demek ti ke pasë thënë diçka për fusnotën-- vetëm nga Kurti tregon jo vetëm pafuqinë e Kurtit, por të të gjithë neve dhe tregon sidomos pamençurinë dhe papjekurinë tonë të humbim energji me gjëra banale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat