Disidenti Gjerman thirrje shqiptarëve: "Hapni dosjet e spiunëve!"

Opinione

Disidenti Gjerman thirrje shqiptarëve: "Hapni dosjet e spiunëve!"

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 08:07
Autori

Do të ishte me interes që të ndodhte kjo në Kosovë dhe Shqipëri?!

Ajo që dihet botërisht shqiptarët andej dhe këndej kufirit kanë vuajtur nga regjimi monist komunist bolshevik.

Në Kosovë regjimi i atëhershëm qëllimet e veta ogurzeza kundër shqiptarëve në Kosovë përveç mënyrave tjera perfide, i ka realizuar edhe përmes spiunëve të cilët kanë qenë njerëzit më të besueshëm dhe disi më të pa dukshëm të regjimit kundër shqiptarëve në Kosovë dhe gjithashtu edhe të shqiptarëve në Shqipëri.

Spiunët kanë marrë në qafë njerëzit më të zgjuar dhe tê ngritur të kombit , të cilët e kanë kundërshtuar politikat diskriminuese dhe monstruoze të regjimit.

Spiunët shqiptare në Kosovë i kanë shërbyer kryesisht regjimit serbo- Jugosllav kundër të gjithë atyre intelektualëve dhe atdhetarëve shqiptarë ,të cilët nuk janë pajtuar me pa drejtësitë e atij regjimi.

Ndërkaq në Shqipëri , spiunët i kanë shërbyer regjimit diktatorial Hoxhist, duke spiunuar, shkrimtarë dhe kuadrot më përparimtare të kombit të brymosur me ide Demokratike përparimtare, të cilat nuk kishin si të pajtoheshin me një regjim diktatorial , i cili në mënyrë konstante shkelte të drejtat dhe liritë elementare njerëzore .

Tani, është me shumë interes pas ngadhënjimit të demokracisë mbi Diktaturën në Shqipëri dhe pas çlirimit të Kosovës nga sundimi i egër shumë vjeçar serb gjenocidal anti shqiptarë të publikohen emrat e spiunëve andej dhe këndej kufirit, në mënyrë që të mësohet se kush ishin ata , nga ishin dhe mundësisht të identifikohen se cilët shqiptarë ishin viktima të tyre...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat