Një analizë e shkurtër se çfarë po zhvillohet dhe ndodhë në Ballkan.Rrethnat aktuale që po zhvillohen në Bosnjë dhe Hercegovinë po dhe Kosovë,të cilat këto vende do i fusin sërish në luftë.Nuk qëndron vetëm separatizmi për ndarjen e Republika Srpska – tendencat që po zhillohen shkojnë përtej kësaj,nga ana tjetër hegjemonizmi serbomadh i Serbisë për ndarjen e Kosovës.
Nga një analizë e gjerë nga IFMS :„Bosnja dhe i Hercegovina 2021: Sulmet më brutale ndaj së vërtetës së holokaustit në shekullin 21,në regjinë dhe implementimin e Milorad Dodik (SNSD) dhe Dragan Çoviq (HDZ)“ . Nga kjo do shkoqisim disa nga pjesët për të kuptuar se çfarë po ndodhë.Shto këtu edhe veprimet e Aleksandar Vulin (SNS) për mohimin e së vërtetës për masakrën e Reçakut, 15 janar 1999.
Ç´fare kishte thënë Vulin?
BE dhe SHBA kanë reaguar dhe gjykuar ashpër mohimin e masakrës së Reçakut,duke thënë se se kjo masakër është “dokumentuar mirë”,duke i reaguar ministrit të punëve të brendshme Aleksandar Vulin,i cili për masakrën kishte thënë se “është një gënjeshtër dhe një falsifikim i tmershëm”. Ky më 10 dhjetor kishte thënë edhe se”pohimet për masakrën e madhe të Reçakut jane fyerje për gjithë njerzimin”.
Gjefri i Najs (Geoffrey Nice), ish prokuror i tribunalit të Hagës: "Po të thotë Qeveria e Serbisë se Reçaku është ideuar dhe se ushtarët e UÇK kan bartur rroba të vendorëve,unë mund theksoj se Gjykata e pavarur jashtë Serbisë dhe Kosovës,e cila është themeluar sipas ligjit,ka argumentuar me fakte dhe dokumente për qëllim të së vërtetës – se Reçku ishte masakër”.
Ish drejtoresha e Fondit joqeveritar për të drejtat humanitare Natasha Kandiq: "Këtë që ministri Vulin pohon është detyrë politike e tij,përderisa qëndron në qeveri,dhe përderisa e ka këtë detyrë të shpjegoj se çka ka ndodhur në të kaluarën,për ne nuk ka levizje dhe dalje nga kjo klimë e cila ka cementuar nacionalizmin nacional ekstrem “.
Mohimi i Holokaustit dhe gjenocidit
Dy parti politike në qeverisje në Bosnjë e Hercegovinë, Lidhja e socialdemokratëve të pavarur (SNSD) dhe Bashkësia demokratike e kroatëve në B e H (HDZBiH), që pretendojnë dhe përfaqsojnë interesat e popullit serb dhe kroat në BeH ,në Kuvendin Parlamentar të B e H,kishin propozuar dhe kan votuar për abrogimin e Ligjit [2] mohimin e Holokaustit dhe gjenocidit. Sipas raportit të forcave politike dhe numrit të delegatve ky ligj në Federatën B e H edhe mund të aprovohet.
Kështu këta shkojnë në pakon e ligjeve,edhe Ligjit [3] i cili ndalonte mohimin e dy të arriturave ndërkombëtare si atë të gjykimeve të Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte për ish Jugosllavinë (ICTY-MKSJ) si dhe ndalonte mohimin e gjykimeve të Nürnbergut [4] kundër nacistëve. Ironia se si arsyetonin abrogimin e këtyre ligjeve.
E gjithë kjo që po ndodhë nuk qëndron si rastësi por si e paramenduar mirë,paraprakisht të planifikuar nga parti të djathëta konzervative evropiane profashiste,të bashkuara rreth të ashtuquajtur manifest “Unioni patriotik evropian” e që po vepron edhe përmes Milorad Dodik,kryetarit të SNSD dhe Dragan Çoviq, kryetar i HDZBiH dhe Aleksandar Vulin i SNS që kujdeset për glorifikimin e gjeneralve që kryen gjenocid dhe muralet në Beograd.
Të kërkohet në Parlamentin e një shteti anulimi i ligjeve,që mbështetet në mohimin e gjykimeve për krimet e Holokaustit është sulmi më brutal në të vërtetën e Holokaustit në shekullin 21.
Për çfarë na tërheqin vërejtjen këto aksione të këtyre partive politike,në emër të të cilave bëhen këto aksione të drejtuar në themelin e Holokaustit dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës?
Pse Viktor Orban mbështet fuqishëm R.Srpska dheSerbinë?
Mohimi i ligjeve , gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, që mbrojnë vlerat më të larta ndërkombëtare,si gjykimet e Nürnbergut dhe ICTY tregon reflektimin e gjendjes politike në BE. Në të cilën,nën patronatin e kryeministrit hungarez Viktor Orban (Fidesz) dhe ndihmës së Rusisë janë bashkuar të gjitha opsionet politike skajshmërisht të djathëta të orientuara nga grupimet profashiste nga Austria,Italia,Spanja,Polonia,Franca,Holanda,deri tek kryeministri sloven Janez Jansha (SDS/EPP) si dhe lider të Ballkanit Perëndimor si Aleksandar Vuçiq dhe Vulin.Pra kemi të bëjmë me politikat e ideologjive humbëse të Slobodan Milosheviq si bartës i projektit të krimeve.
A do të jetë Bosnja dhe Hercegovina shtetit në të cilin mund të mohohet, lirshëm pa u dënuar, Holokausti, përfshi këtu edhe gjenocidin dhe krimet tjera të shumta.A do i lejohet Serbisë që dhe kjo të vazhdoj me të njejtin veprim,si që po e bënë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban bashkë me shefin e diplomacisë Peter Sijarto ,më 6 nëntor , bëri një “vizitë miqësore”në Republika Srpska. Orban ishte takuar me Dodikun, në prag të ardhjes në BeH të Gabriel Eskobar (Gabriel Escobar), ndihmësit të sekretarit të Byros për qështje të evropës dhe euroazisë të Stejt Departmentit (State Department). Theksoj se Orban, asnjëher nuk i ka bërë vizitë Sarajevës,kryeqytetit të Bosnjë Hercegovinës.
Orban,më 08 korrik 2021, i bënë vizitë Vuçiq ku do thoshte: “Pa fuqinë e SerbIsë,Ballkani Perëndimor, po dhe Hungaria nuk do jenë të sigurtë,andaj duhët të llogaritni në ne.Ky është princip ‘njëherë mua –njëherë ty’.Tani në agjendën e BE është antarsimi i Serbisë,dhe ne këtu jemi të gatshëm të ndihmojmë,nëse ne kemi vështërsi,llogarisim në Serbinë”.
Më 16 nëntor, blogu ‘Hungarian Spectrum” kishte shkruar për mediet hungareze,si dhe Euronews, se kishin shkruar për „proceset paralele të destabilizimit në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë të cilat koordinohen nga Budapesti”.Euronews ishte fokusuar në ndihmën,të themi mediale,të Viktor Orban,për partinë VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut,duke e ndërlidhur me „non-paperin“ e këtij viti,për ndryshimet e kufijëve në Ballkanin Perëndimor,që autori e kishte lidhur me Viktor Orban dhe kryeministrin e Slovenisë Janez Jansha.Dhe nuk ishte e rastit të thuhet se nën patronatin e Viktor Orban ndërlidhen shumë veprime.
Viktor Orban është një„veto lojtar“ në Bashkimin Evropian,ai zakonisht edhe blokon vendimet që kërkohet të merren njëzëri,kështu i epet mundësia ky me këtë të bëjë pazare.
Orban kishte blokuar të gjykuarit ndaj Kinës përshkak të ngulfatjes së demokracisë në Hong Kong.Dhe si kundërvlerë kishte marrë – shumë gjëra të ndryshme,nga vaksina prej Kine,në kohën e mungesës së tyre gjerë tek prestigji ndërkombëtar që fitonte, ashtu që Milorad Dodik apo Aleksandar Vuçiq do ta merrnin si një shtetar të mirëfillt.
Ta themi dhe këtë,se kur Gjermania ngriti pyetjen dhe propozoi që Republika Srpska ti veheshin sankcionet,që cenonin marrëveshtjen e Dejtonit,Hungaria këtë e kundërshtoi ashpër.Hungaria antare e BE dhe Nato-s ?!
Kur SHBA dhe Gjermania paralajmruan për fillimin e dialogut të tyre për Holokaustin,me qëllim që të ndryshonin trendin e antisemitizmit,i cili është në rritje në veçanti gjatë pandemisë së koronavirusit, në dritën e rritjes rapide të populizmit politik në gjithë Evropën dhe SHBA.Po në këtë muaj,kur u arrit marrveshja, Facebook ndaloi mohimin e HolokaustIt. Duhët theksuar edhe këtë,se me aktgjykimin e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut (ECHR) në Strasbourg në rastin Udo Pastörs, ish përfaqsuesit krahinor të partisë neonaciste NPD – mohimi i holokaustit nuk bie në kategorinë e lirisë së shprehjes,e cila është e garantuar me kartën e Evropës për të drejtat e njeriut.
Gjendja e cil a mbretron kërkon veprim dhe reaksion urgjent,dhe patjetër do pajtoheshim me Deborah Lipstadt, profesoreshën e historisë moderne të izraelit dhe studimet për Holokaustin,e cila kishte thënë: „Dhe që është më e rëndësishme,e vërteta dhe faktet qëndrojnë nën sulmin.Pra nesh qëndron një punë e madhe,një detyrë e madhe dhe sfidë e madhe,patjetër duhët të veprojmë tani,shpejtë,më vonë do jetë tëepër vonë”.
Kjo le të kuptohet se Kosova duhet të veproj shpejt.Të mos bëjë diplomaci facebook-u por me rrugë diplomatike,dhe kjo për mohimin e masakrave në Kosovë të jetë në sinkron me Izraelin.Dhe nga ana tjetër pa humbur kohë të paditet shteti serb për gjenocid në Kosovë.
Në Serbi, nga niveli më i lartë shtetëror vazhdojnë të mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, ndonëse në disa raste e përmendin si “krim të tmerrshëm”, por duke refuzuar që ta përdorin termin gjenocid. Gjatë luftës në Bosnje, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Vrasjet u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.
Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian përmes një letre drejtuar udhëheqësve në Serbi, tha se “një shtet që aspiron anëtarësimin në BE, nuk mund të angazhojë policinë për të ruajtur një mural të një krimineli të luftës”.
“Mbrojtja e muralit është edhe një shembull se çfarë mendon Qeveria e Serbisë dhe presidenti (serb, Aleksandar Vuçiq për pajtimin, sundimin e ligjit, demokracinë dhe bashkëpunimin rajonal. Edhe një herë, në mënyrë eklatante, autoritetet e Serbisë dhe zyrtarët politikë kanë dëshmuar se nuk respektojnë drejtësinë ndërkombëtare dhe vendimet e saja, sikurse edhe viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi”, thuhet në letrën e nënshkruar nga disa deputetë të PE-së, në mesin e të cilëve edhe Tonino Picula nga Kroacia dhe Viola von Cramon nga Gjermania.
Ështe koha që Gabriel Escobar dhe Josep Borrell të marrin qëndrime të qarta,se nuk mund të mohohet Holokausti,nuk mund të mohohen masakrat e kryera në Koosovë nga Serbia.Z. Borrerll asnjëhere nuk kishte reaguar për deklaratat e mohimit nga Serbia.
Bashkimi Evropian (BE) ka befasuar me qëndrimet karshi disa çështjeve të Kosovës. Së fundi, BE ka kërkuar që të mos respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa, ka kërkuar që të respektohet verdikti kushtetuese për Manastirin e Deçanit.–Kjo si standard i dyfishtë për Kosovën. Borreli tani më është zhvesh i tëri, duke u parë qartë se anon për interesat serbo-ruse. Borreli është një byrakrat i Bashkimit Evrtopian!