Kosova të formojë një agjenci speciale të ngjashme Byronë Federale Hetimore në ShBA

Opinione

Kosova të formojë një agjenci speciale të ngjashme Byronë Federale Hetimore në ShBA

Nga: Luz Tomaj Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 07:49
Luz Tomaj

Procesi I formimit të shtetit, të posa lindur, përveç tjerash, kërkon profesionalizëm të plotë, përkushtim maksimal, ndërgjegje dhe sinqeritet, vetëdijshme ri për domethënien dhe rendësin e shtetit… Akademiku Esat Stavileci, me kohë, kishte sugjeruar se, me rastin e shpalljes së pavarësisë nuk duhet marr vendimi se procesi përfundon por, vendimi se procesi tek sa fillon.

Mjerisht, gjatë procesit të shtetëformimit të Kosovës, munguan shumë facto të rëndësishëm dhe si pasojë rezulton fakti se, ai proces nuk u rrumbullakosua as sot e kësaj dite. Kur e them këtë, para gjithash mendoi në mungesën e sovranitetit Brenda territorit të shtetit, dobësive në proceset e funksionimit të shtetit, te cilat, përveç tjerash, si pasojë e kanë lindjen dhe zhvillimin e korrupsionit, krimit të organizuar, kapjen e shtetit, injorimin total të popullit si bartës I shtetit…!!

Personalisht, vite me radhë qëndroi në SHBA. Përveç tjerash, kohëpaskohe, jam në kontakt edhe me  njerëz nga shërbimi i shquar – Byroja federale hetimore dhe, sadopak, mbaj njohuri mbi funksionimin e këtij shërbimi.

Së pari, ky shërbim është nën mbikëqyrjen e Sekretarit gjeneral të drejtësisë e jo ati, që neve e quajmë për punë të brendshme dhe në bashkëpunim me agjencinë e njohur – CIA. Agjentet e këtij shërbimi, duhet të tregonin nivel të lartë të talentit, intelektualizmit dhe profesionalizmit.

Veprimtaria e këtij shërbimi është e gjer. Po i veçoi vetëm disa lami

  1. mbrojtja nga sulmet terroriste,
  2. mbrojtja nga shërbimet sekrete – spiunazheve të shteteve tjera,
  3. krimit të organizuar dhe korrupsionit,
  4. mbrojtja e të drejtave  të qytetarëve dhe llojeve tjera te krimeve.

Ky shërbim vepron në mbar territorin e SHBA-ve por shtrihet, thuaja edhe në mbar boten, me seli në kuadër të shërbimeve diplomatike – ambasadave.

Sa për ilustrim, ky shërbim, në kuadër të ambasadës së SHBA-ve në Sarajevë e përcjellë dhe e mbikëqyr shtetin e Kosovës dhe disa shteteve tjera në Ballkan.

Jam I sigurt se institucionet e shtetit të Kosovës, në mënyrë zyrtare, mund të marrin edhe informacione më të hollësishme. Bile- bile, më shkon mendja, ndoshta ekziston edhe mundësia që, Kosova të përpiqet që, në kontakte me institucionet e SHBA-ve, të angazhon këtë shërbim për një proces hetimor të krimeve si ai në veri, mandej në hetimin e shitblerjeve të pronave, zhvillimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe lami të tjera te krimeve.

Mendoi se, në se Kosova do mendoi për iniciativë të formimit të një agjencinë të tillë, nuk do has në pengesa që, të kërkon ndihmë nga SHBA-të në aspektin formal dhe atë profesional.

Vetëm një veprim i tillë  i shtetit të Kosovës, do e hapte rrugën e zbulimit të krimeve shumë të rrezikshme, krimeve si psh. Zhvillimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kapjes së shtetit, shitblerjeve të patundshmërisë – tokave – krime këto që kanë marrë përmasa.

Nuk mund të anashkaloi edhe një krim I cili, në formë të duhur as nuk u aktualizua dhe as nuk u ndërruar edhe pse kaluan më se 20 vite.  Fjalën e kam për keqpërdorimin e kontributit të mërgatës gjatë luftës në Kosovë. Kontributi I mërgatës është I njohur si 3% dhe Vendlindja thërret. Mërgata nuk kurseu dhe ndihmoi. Por, me shprehje globale, u bën keqpërdorime të pamasa dhe të turpshme. Për të qenë e keqja edhe më e madhe, dominion mendimet se mu bartësit e këtyre keqpërdorimeve, të cilët u pasuruan pa masë, edhe sot e kësaj dite, gjinden apo ishin në pozita kyçe të shtetit të Kosovës.

E shpreha këtë ide dhe mendoi se Kosova, ndoshta, duhet të mendoi dhe veproi në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat