Qe në çfarë gjendje e kanë sjell Kosovën partitë e krahut të luftës e të paqes

Opinione

Qe në çfarë gjendje e kanë sjell Kosovën partitë e krahut të luftës e të paqes

Hysni Gashi Nga Hysni Gashi Më 19 dhjetor 2021 Në ora: 12:38
Veterani i UÇK-së ka përcjell djalin e vetëm për në gurbet

Kosova si vend i shpresës që është luftuar ndër breza, e shndërruan vend të pa shpresës e dështimit.

A ka me vështirë për prindër, ndonëse e lind djalin e rritë me shumë mund e sfidë dhe ne momentin që e rritë atë e për ta pasur afër për të kontribuar për familje e shtet, duhet me i thanë “ik që nga këtu”. Për t’ia dorëzuar të huajit e shpesh herë po u kthehen edhe në arkivol.

Është fakt se edhe në kohën e regjimit turk, sllav e serb është zbraz Kosova nga qytetarët, por është zbraz nga përndjekjet fashiste diktatoriale të atyre pushtuesve.

Mirëpo, edhe atëherë kur janë përndjek shpresën e kanë pasur çdo herë për t’u kthyer në atdhe.

Ndërsa, tani që po largohen nga regjimet klaniste 21 vjeçare po thonë se nuk do kthehemi kurrë, pra këto klane 20 vjeçare në udhëheqje ia kaluan edhe pushtuesve më të ashpër. Edhe shpresën që nuk kishte mund asnjë pushtues t’ua a vriste, këta ua vranë.

Dhe krejt kjo ndodhi e po ndodh nga vet ne që i lejuam e i votuam e po i votojmë ata. Madje edhe me mburrje se po themi se këta janë vet liria e cila ka emër e ne anën tjetër ky veterani i arsimit e UÇK-së e përcjell djalin për në vend të huaj. Pra, liria për të nuk ka emër se klanet profitere, përfitojnë në emër të saj e tyre.

A thua vallë si ndihet kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci për këtë rast? Në vend se për festat e fund vitit kjo familje drenicase t’i festojë ato me djalin e tyre, vend ky që më së shumti u derdh lot e gjak, pse duhet derdh prapë? Ndërkohë ta largojë atë në mungesë të shpresës e perspektivës në këtë komunë?

Kësisoj për 21 vite e tutje i lejuam e votuam edhe ata të krahut të paqes “projektuesit” të Pavarësisë, Rugova LDK-në.

E si duket më së miri e kishte pasqyruar Pashko Vasa me poezinë e tij “Moj Shqipëri, e mjera Shqipëri” në kohën kur kishte keq qeveris ajo dhe nuk kishte vetëdijësim qytetar si Kosova për gjatë këtyre viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat