Porosia e Rugovës, sa më larg pushtetit duhet ta mbajmë Hashimin dhe pasardhësit e tij partiak

Opinione

Porosia e Rugovës, sa më larg pushtetit duhet ta mbajmë Hashimin dhe pasardhësit e tij partiak

Nga: Halil Geci Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 15:00
Presidenti Ibrahim Rugova, Halil Geci

Për LDK-në zgjedhjet partiake janë jetike, elektorati Rugovian nuk duron trupat e huaj me shtatin e tij.

Deri më sot aq sa kemi parë me sy dhe i kemi përjetuar fizikisht në këto zgjedhje lokale, Lumir Abdixhiku e ka përdorur LDK-n për ta forcuar aleancën me PDK-n kjo e ka vërtetuar se dy partitë si motra PDK-LDK janë të pandashme.

LDK hiqi syzet me dioptri të vëna nga Isa dhe Hashimi, dhe kthjellu, syzet që LDK-ja po i përdor edhe sot, janë me dioptri të Vuçiqit, të Hashimit, Ises e të krimit, që ua ka devijuar rrugëtimin dhe ua kanë bërë tym e mjegull rrugën e shtruar nga bazamenti, i fortë i shkëmbit të bjeshkëve të Rugovës me emrin IBRAHIM.

Hiqni atë verbëri të gabuara dhe, largohuni nga  hajnat dhe kriminelët e PDK-së, dhe pionierët e Isës, si dhe nga disa profiterët e LDK-së, të ardhur nga këndi serb duke e mbjellur farën e dreqit me fytyrë të engjëllit, si lloji i Lutfi Hazirit dhe rrethi mbështetës i tyre me Lumin kryeshef.

Në zgjedhjet që priten të mbahen në LDK duhet t’i largoni pa hezitim parashutistët e mbetur nga koha e Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit.

Për LDK-në zgjedhjet partiake janë jetike, elektorati Rugovian nuk duron trupat e huaj në shtatin e saj.

Prandaj, të ricikluarit e Isës dhe Hashimit nuk do e kenë votën e rugovistëve.

Kuptojeni o ju ... se elektorati i Rugovës e ka mbajtur dhe e mban me fanatizëm amanetin e e Ibrahim Rugovës, kur thoshte sa më larg duhet ta mbajmë Hashimin dhe pasardhësit e tij partiak nga pushteti, ju sot jeni të pandashëm nga ekipa kriminale i tij, nga ata që erdhën me dhunë dhe vrasje në krye të shtetit, por LDK-ja pikërisht gjithmonë e ka përkrahur Hashimin dhe rrethin e tij ashtu siç u pa që e përkrahin njëri-tjetrin në zgjedhjet e fundit lokale, ku asnjë komunë thuaja se keni fituar pa mbështetjen e njëra-tjetrës. Këtë tradhti do e paguani nē zgjedhjet e ardhshme nacionale!

Mospërfillja e amanetit të Rugovës e ka pru LDK-në dhe vendin në rrezik permanent!

Ajo çfarë tha Rugova për Hashimin doli të jetë e vërtetë, ngase koha e tregoi se ky ishte një i shitur dhe i lidhur ngushtë me njerëz me lidhje me Rusinë dhe Serbinë!

Dhe të gjithë ju së bashku e shkatërruat atdheun me hajni, plaçkitje, ndarje, “Zajednicë” e shumë të tjera. Kuptoni o tradhtar se me pushkët e juaja e keni goditur Kosovën, mu në kurriz, e kini lënë të vdekur për së gjalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat