Qeverisja e mbrapshtë 15 vjeçare nga klani “PRONTO”, ishte me pasoja të rënda për Kosovën!?

Opinione

Qeverisja e mbrapshtë 15 vjeçare nga klani “PRONTO”, ishte me pasoja të rënda për Kosovën!?

Nga: Ali Kelmendi Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 10:47
Ali Kelmendi

Marrja e të drejtave dhe obligimeve si qytetarë ndaj shtetit dhe atdheut, është një ngjarje e rëndësishme në jetën e çdo individi si subjekt juridik dhe politik, dhe si pjesë bazë e shoqërisë ata luajnë rrolin kryesor në hartimin dhe zbatimin e planeve për fatin e tyre, të familjes dhe shtetit. Ajo se çka vlen për disa, gjithashtu vlen edhe për grupet, shoqatat, shoqëritë dhe subjektet politike të cilat kanë të njëjtin qëllim si ta bëjnë jetën e tyre më të lumtur dhe më të begatshme.

Këto obligime fillojnë krahas me përqafimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, si vlerë e sistemeve parlamentare, ku shumica vendos mbi pakicën sipas kritereve universale të njerëzimit. Para së gjithash, në demokraci informacioni është premisë që qytetaret të formojnë bindjen për të marrë vendime të rëndësishme të përbashkëta për organizime të ndryshme politike dhe sociale. Të entuziazmuar, fillimisht njerëzit iu bashkëngjiten partive që sipas bindjeve të tyre janë më afër realizimit të dëshirave dhe ambicieve të tyre kombëtare.

Tek ne, së pari disa filluan me organizimin e Lëvizjes gjithë popullore nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, e cila e mori emrin LDK, në krye të cilës u zgjodh presidenti Ibrahim Rugova, duke e njoftua botën e përparuar perëndimore, e cila na e dha mbështetjen e plotë, falë mençurisë, urtësisë dhe largpamësisë së një lideri nacional, i cili i kuptoi plotësisht aspiratat e popullit të tij për liri dhe pavarësi. Mirëpo fatkeqësisht me shkuarjen e tij në amshim, pas tri tentimeve për vrasjen e tij nga ana e grupeve marksiste-enveriste të ekstremit të majtë, me qëllim për t`ia hapur rrugën vetes për të qeverisur me Kosovës, instaluan dhunën dhe vrasjet politike, duke ardhur në pushtet përmes diktaturës dhe votave të vjedhura industrialisht.?!

Një proverb popullor thotë; »a vdiq vetë apo e ndihmuan «bashkëluftëtarët e pavarësisë»???!!!

Pra, edhe LDK-ja vdiq së bashku me presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugovën, dhe përfundimisht me 2006 do mbaroi era rugoviane e cila do zgjas më shumë se një dekadë, mirëpo për fat të keq, trashëgimtarët e LDK-së pa humbur kohë u vëllazëruan me PDK-në dhe me AAK-në, duke e degraduar tërësisht filozofinë dhe trashëgiminë politike dhe kombëtare të presidentit Rugova, deri në shkatërrim e saj të plotë, duke e shndërruar në patericë të PDK-së dhe H. Thaçit. I pari i cili bëri kumbari me HTH, ishte Fatmir Sejdiu, duke bërë koalicion qeverisës me partinë më kundërshtare të presidentit Rugova, me PDK-në e formuar nga Lëpëkëistët, armiq të tërbuar të LDK-së, nënshtrim të cilin do çon deri në nënçmim moral dhe kombëtar, Isa Mustafa, i cili me puç erdhi në krye të saj në vitin 2010, duke zhbërë çdo gjë rugoviane brenda dhe jashtë LDK-së..!?

Ani, tani mbeturinat e saj thirrën në rugovizëm dhe vrapojnë tek varri i tij, atëherë kur iu duhet ndonjë poen politik dhe reputacion, sidomos para fushatave zgjedhore. Madje, edhe ish kryesitë e LDK-së s`ishin gjë tjetër përveç mbeturina komuniste, siç ishte Isa Mustafa, alias putini, «që natën të vrisnin dhe ditën vajtonin»!!! Po si nuk po iu vjen turp e nuk po e lënë të pushojë i qetë n`atë botë të amshuar presidentin Ibrahim Rugova !!!

Synimi i Rugovës për një shtet të pavarur më emërtimin Dardani, që e meritonte me të drejtë si trashëgimi autoktone nga e kaluara jonë historike, nuk u realizua, pasi që menjëherë iu kundërvunë ish krahu i luftës, duke ia djegur e shkelur flamurin dardan. I ndjeri nuk e arriti as njohjen formale të pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt 2008, dhe që nga vdekja e tij, në Kosovë pothuaj nuk ka ndryshuar asgjë në të mirën e saj!!!

Nuk u arrit dhe nuk është ende afër marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë etj., etj.

Udhëheqjen e shtetit e morën në dorë krahu i luftës me liderët totalitarë dhe autoritarë, duke e devijuar nga rruga demokratike dhe pluralizmi politik, edhe pse gjithnjë thirreshin në ato vlera.

Ndërsa, demokracia është një rregull shtetëror përmes së cilës mbahet rendi dhe qetësia, ku të gjithë para ligjit janë të barabartë, dhe ky rregull i urtë nuk vlen vetëm për të tjerët, ajo vlen për çdo njërin nga ne, po ashtu për mua, për ty dhe të tjerët njësoi. Pra secili duhet të udhëhiqet me kokën dhe idetë e tij, por në përputhje me rregullat shoqërore, edhe në kuadër të partisë politike dhe rendit shoqëror, sepse në demokraci medoemos duhet të bashkëbisedohet njëri me tjetrin, jo në monolog, por të veprohet bashkërisht, ku përfundimisht shumica duhet t’iu prijë proceseve shoqërore dhe zhvillimore, e jo minorancat..!?

Madje nuk guxohet të harrohet, që në ketë botë krahas arsyes ka edhe dy fuqi madhore: urrejtja dhe dashuria. Fatkeqësisht në shoqërinë tonë të pasluftës, nga liderët e tyre totalitarë, autoritarë dhe lakmitarë e grabitës të shtetit; oligarkë, shkatërrues, hajna e tradhtarë, nuk ndjenë kurrfarë dashurie për shtetin dhe popullin - për atdheun dhe as kombin !!!

Në shtetin tonë të ri dhe të vogël, duhet të ecë çdo gjë në mënyrë ligjore, por nëse dikush ndonjëherë shkon në rrugë të gabuar, kjo është «njerëzore», por konsekuencat janë të mëdha. Nëse ndonjëri lëndohet dhe ofendohet nga tjetri, mendo: se një njeri nuk është atdheu ynë i tërë, por është një maskara, dhe kjo nuk do thotë se të gjithë janë maskara.?!

Po ashtu organizimet tona partiake, sidomos disa nga to, na deziorentuan nga rruga e drejtë e shtet-formimit, e zhvillimeve ekonomike, arsimimit të mirëfilltë etj., etj., si dhe funksionimit të shtetit ligjor, kur secili që nuk i respekton normat e sjelljes dhe etikës njerëzore, duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë, e jo të fshihet pas meritokracisë së vjedhur dhe famës së rrejshme!?

Lufta ishte se kush do ta kapë i pari dhe udhëheqë shtetin. Mendohej dhe u veprua ashtu se shtetin duhet ta grabisë krahu i luftës me komandantë dhe gjeneralë të vetë emëruar, shumë prej tyre të pa shkolluar, por gjoja n`emër të meritave të luftës, për të cilat duhej të gradoheshin, të shpërbleheshin me të ardhura të mira, duke i qitur në ballë të oxhakut nëpër odat e katundeve, e jo të qeverisin me komandime totalitare e autoritare të liderëve të tyre për më shumë se dy dekada.

Si ilustrim po e përmendi vetëm emrin e njërit lider kryesor, Hashim Thaçin, i cili nuk e di se çka ka pasur të kryer në Kosovë, por në Zvicër, ishte si azilant në Zürich, për të vazhduar shkollimin universitar, patjetër është dashur të kryhet një kurs një vjeçar në një shkollë të mesme në Fribourg me pesë lëndë: prej tyre një gjuhë, sadopak për të mundur t`i filloi mësimet dhe katër lëndë tjera, si gjeografi (sa kantone i ka Zvicra dhe pakëz histori) për t`u regjistruar në universitet. Pas kryerjes së kësaj shkolla ai regjistrohet në degën e historisë në Zürich, të cilën e vijon për dy vite, por pa e dhënë asnjë provim???!!!

Dhe kur kthehet në Kosovë u fol në popull së H. Thaçi i ka krye studimet postdiplomike në Europë, për t’u kthyer me e qeverisur Kosovën.!!! Kësi lloj kuadri patëm dhe të tillë kanë mbetur ende shumë. Më kujtohen vitet e 70`dhjeta, kur punoja si inxhinier në një repart, tani që quhet «KEK», «një drejtor serb na erdhi në kontroll në punë në sallën e turbinave, ne inxhinieret u rrethuam rreth tij me frikën, se çka do të na kontrollojë-inspektoi- kur në një moment s`diti se çka më na thënë, tha: «pse nuk po e mbani pastërtinë e sallës si duhet, se kjo ka rëndësi për shëndetin tuaj e të punëtorëve»!!! Na befasoi të gjithëve drejtori serb me dijeninë e tij.?!

Njëjtë si komandantët tanë që na «qeverisën» që njëzet vite dhe tani në të njëjtën mënyrë po vepron opozita, por me një ton dhe zë më të lartë, duke thënë: se qeveria Kurti nuk paska përvojë dhe nuk po ditka me qeverisë sikur ata.?! Vërtetë si ju opozita nuk ka përvojë, ja si p.sh., Ganimete Musliu më shumë të tjerë kanë nga pesë mandate në Kuvendin e Republikës se Kosovës. E kanë uzurpuar atë karrikë me tapi, e besa-besë, po ta hedhin edhe ujin në fytyrë dhe të quajnë «rrugaç».!!!

«Vallah-Bilah» siç shprehet populli ynë në LLap, nëse Albini do merrte mësim dhe të qeveriste si ju PAN-istat, Pronto-istat e tjerë, atëherë do të thotë se neve na hëngër dreqi e «mos zot më keq” për ne shqiptarët, po pjellë të mbrapshtë paskemi zgjedhur për deputetë në parlament..»..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat