Kush tha se nuk ka Shqipëri dhe shqiptari....!

Opinione

Kush tha se nuk ka Shqipëri dhe shqiptari....!

Nga: Agron Shabani Më: 1 janar 2022 Në ora: 13:51
Agron Shabani

E lashtë, e sertë, e dashur, e bukur, fisnike dhe tepër krenare me të kaluaren e saj: Me të gjitha bukuritë ose atraksionet e njohura ataraktive dhe inkranative në sfond, të shfaqet dhe rishfaqet Shqipëria, apo, siç e quajnë shpesh Vendi i Shqiponjave. Duke të ngjarë kështu në një udhëtim ose ekskursion të larmishëm dhe tepër interesant në domenin e njohur letararë, kulturorë ose historik, në të cilin shpalosen, shfletohen, grishen ose gërvishen vazhdimisht shkëlqimet e thella të shekujve ose historisë së lashtë shqiptare....Ato troje të lashta dhe aq të lavdishme të Shqiponjave dhe Kastriotit mbi të cilat u ngritën ,lulëzuan dhe shkëlqyen historia, kultura dhe civilizimi i lashtë pellazgo-iliro-shqiptarë. Ndërë me të vjetrit në kontinentin plak.

 Aty ( Atje) janë edhe lisat shtat´hedhur ose kokëlartë si të lindurit ose " femijët e parë" në tokën e bekuar të  Ilirisë dhe Dardanisë së Lashtë-Antike.
Kodrat, malet, bjeshkët e larta dhe tepër kranare ose kryengritëse... Kurororat e bardha të atyre alpeve të njohura shqiptare ...Kanjonet e thella dhe tepër kumbuese, natyra e mrekullueshme dhe reliefi  i ashpër shqiptarë. Uji i ftohtë, puset e thella  dhe lumenjtë e vrullëshëm shqiptar që burojnë atje dikund lartë në majat e bardha të atyre alpeve të bukura dhe kryelarta...Për t´u derdhur shlirëshem ose të shpënguar në detërat e njohur të Jonit dhe Adriatikut. Bregdeti ose Riviera e bukur shqiptare...Deti i pastër, qielli i kaltëtr ( blu) dhe tepër i kthjellët në horizontin e parë që fillon nga aty e nuk i duket fundi. Gocat ( vashat) dhe çunat ( djemt) e njohur shqiptarë....Ritmi, takti, zhurma dhe gjallëria mpirëse dhe tepër mahnitëse nepër qytetët ose vendbanimet e njohura shqiptare. Dallendyshet që shkojnë e vijnë....Këngët e njohura të bilbilit... Orkestra, simfonia, melodia ose polifonia magjepëse dhe kushtrimtare e  Zërave të dashur të kohës dhe shpirtit tonë që e marrin vazhdimisht formën dhe kuptimin e njohur të Pentagramit të lirisë etj.  

Kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatikën e njohur shqiptare, janë si të thuash elementët ose instrumentët me të rëndësishme ose kryesore në të gjitha etapat ose periudhat e mundshme të historisë shqiptare. Ato shpeshherë ose vazhdimisht provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në të gjitha periudhat e njohura të historisë shqiptare...Epikën, lirikën, dramatikë dhe heroikën tradicionale të njerëzve ose popullit ( kombit) tonë gjithandej.
Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst edhe tëndencat ose synimet e  azhdueshme ose sistematike të hasmit ose armikut shekullor ose gjakatar, për t´i kapur ose zëne në "kurthë" shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme  iliro-shqiptare, të cilat në instancë të fundit, veçsa i kthejnë shqiptarët kah vetvetja ose brendia e tyre familjare, gjenealogjike, biogjenetike, holistike, primatologjike, autentike ose strukturalgjenetike.

Nuk shuhen, nuk vdesin ose nuk zhbëhen kurrë nipat dhe stërnipat e Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit. 

Shqiptarët kanë tre fe ose religjione të ndryshme, por gjakun, gjuhën, kulturën, traditën, historinë, kombin dhe atdheun, i kanë bashk.

Të pelqejnë " subjektiviteti modern" dhe " substancialiteti antikë" në çështjët dhe aspektët e njohura fetare, sociokulturore, sociopsikologjike dhe sociofilozofike të popullit ose kombit tonë, të cilat i shpalosin ndërë kohë edhe  çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit së bashku me " matafizikën e moralit" të njohur fetarë dhe kulturorë tek shqiptarët. E sidomos atëherë kur shqiptarët e religjionit musliman bartin emra dhe mbiemra të vëllezërve të tyre shqiptar të religjionit kristian (si Gjergji, Preka, Nikaj, Gojani etj.), apo kur shqiptarët e religjinit të krishtërë ose kristian, bartin emra dhe mbiemra të vëllezërve të tyre shqiptar të religjionit musliman (si Abazi, Brahimi, Hasani, Shabani, Mazreku etj.)

Shqiptarët i kanë edhe femrat ose zonjat e veta hijerënda dhe tepër krenare e heoike, si tempuj të gjallë dhe të shkëlqyer qëi përcjellin ose shoqërojnë në të gjitha " portat" ose hyrje-daljet e mundshme të jetës dhe historisë së lavdishme të shqiptarëve.

 P.S.

Përsonalisht, e kam rritur trupin ose jam 'burrëruar'( nese, guxoj të thëm kështu?) në familjet tradicionale, liridashëse dhe patriotike të Mirakajve të Skivjanit, Marjakajve, JakGjergjëve, Shalajve dhe në familjet tjera shqiptare të religjionit kristian në Komunën e Gjakovës dhe gjithandej....Edhe sot i ruaj me xhelozi dhe nostalgji të pafshehur kujtimët e përjetshme mbi mikëpritjen dhe bujarinë e tyre për festat e Krishtlindjes, Pashkës, festën e Qirit (Shmasjanit) etj.

Ato kujtime jetojnë dhe banojnë dikund thellë në mua....Në gjakun tim, shpirtin tim, limfën time, palcën dhe qeinen time.

Urime 2O22!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat