Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, një goditje shumë e qëlluar

Opinione

Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, një goditje shumë e qëlluar

Nga: Dedë Preqi Më: 3 janar 2022 Në ora: 16:44
Dedë Preqi

Kosova është vendi më i përfolur ndoshta në rajon, ku njerëzit e një rrjeti organizativ, ku pjesën ma të madhe të tyre e përbëjnë pushtetarët e vendit, duke filluar prej zyrtarëve të thjeshtë, pastaj drejtorët, ministrat, deputetët, kryeministrat e deri te kreu i shtetit, bëhën protagonist të mashtrimeve dhe e manipulimeve me vetëdije për të përfituar nga pasuria e vet shtetërore, apo për t’u bërë milionera brenda një kohe të shkurtër, prej të cilëve shteti është vjedhur e plaçkitur pa një pikë mëshire, dhe fare pak deri më tani jepet llogari para drejtësisë për pasurimin e tyre në kurriz të popullit të vet.

Përdorimi i pushtetit në këtë mënyrë të gabuar, dhe mundësia e zotërimit për të bërë çka të duash, apo për t’a përmbysë një rregullim shoqëror dhe rendin politiko-ekonomik e social, sipas të cilit pushteti i dhuruar nga vota e popullit shkëputët nga përgjegjësia pushtetare dhe shdërrohet në anarki dhe projekte ku përmbushen apetitet e njerëzve të caktuar, përderi sa pushteti nuk ndihet i bashkuar dhe organizuar nga brenda, çorganizohet dhe prodhohet një qark i tillë rrënues, i cili në Kosovë, vihet re për dy dekada me radhe me përshtypjen e një rreziku që vjen prej shkatërrimeve dhe rrënimeve të pasurisë shoqërore.

Kosova dhe qeveria Kurti, po atakohet me sfida të llojllojshme dhe të pa pritura deri te ato të krizave rajonale dhe globale, me të cilat duhet të përballet dhe shkakëtojë bujë të madhe, nëse energjia duhet të kthehet në pushtet të mirëfilltë dhe pozitiv, dhe mirëqenja e qytetarëve të këtij vendi të bëhët normale dhe ekzistenciale.

Qeveria Kurti, nuk e ka lehtë, që të nxjerrët nga një situatë e tillë prej njerëzve të korruptuar dhe të inkriminuar, sepse është një zingjirë i gjatë dhe i punuar me dekada, edhe nëse është e prirur kjo qeveri të bëjë të pa mundurën, është një pritje koxho e gjatë, që të sfidohet dhe eliminohet një eksperiencë aq e qëllimshme dhe aq ndyer për t’u pastruar deri në rrënjë.

Populli i Kosovës, sikur po mbetët gojëhapur, kur dëgjohen dhe jepen dëshmitë e vjedhjeve dhe mashtrimeve nga pushtetarët e vendit të vet, që do të thotë hajnia dhe korrupsioni më i rëndë në këtë shtet të brishtë është bërë nga vetë udhëheqësit dhe të besuarit e këtij populli, atëherë çfarë pritët e ardhmja e këtij vendi, a është ky qëllimi për të cilin jemi sakrifikuar deri më tani.

Ligji për konfiskimin e pasurisë së pa lujtshme që u propozue nga qeveria e Kosovës, i njëjti duhet të miratohet edhe nga Kuvendi, nëse Kosova duhet ta merr të mbarën e saj, që mos të abuzohet edhe më shumë dhe ti jepet një goditje edhe kësaj shëmtie, e cila është nyja që shkon përtej mundësisë për të shkatërruar një shoqëri njerëzore deri në thëmel.

Këtë rritje dhe këtë lidhje organizative Kosova, e ka prej njerëzve që i thanë vetës komandanta të luftës, të cilët në misionin e paqës, ata i shpallën luftë pasurisë së vendit të vet, ku perpjekja e tyre ishte krijimi i pushtetit për përfitime dhe për pozita kyqe, për të vënë nën kontrollë të gjitha linjat e përfitimeve si qasja më e favorshme e tyre që siguron pushtet edhe më të gjërë për të dominuar mbi një shoqëri të dërmuar e cila po sa kishte dalë nga lufta e një pushtuesi të egër.

Qeveria Kurti, jo sikur të tjerat, por edhe kjo qevri ka vend dhe boshllëk që të kritikohet dhe këshillohet, por jo pa asnjë kriter dhe dëshmi, vetëm për arsye se Albin Kurti, gjindet në kreun e saj, sepse në këtë periudhë të shkurtër të qeverisjes përbënë një apekt të jashtëzakonshëm të formave të prekshme dhe qasjeve në veçanti kur bëhët fjalë për gratë lehona, për studentët dhe për pensionera, dhe pritët në të ardhmën edhe për kategori të tjera, të bëhën reforma të mundshme nga fusha të ndryshme.

Nëse dështon kjo përpjekje e qeverisë Kurti, për të bërë procesin e Vetingut, si edhe të realizojë ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, nuk do të thotë se kjo iniciativë do të merr një rënje të kësaj natyre apo të kësaj qeverie, por i bëhët e qartë këtij populli, se është e vetmja qeveri e cila po i lufton këto të meta dhe këto dështime të shtetit të vet, që i kanë krijuar pushtetët e mëhershme, në krye me PDK, LDK DHE AAK, të cilët vetëm po sa i kanë filluar organizimet e tyre për ti bojkutuar këto ligje në Kuvendin e Kosovës, sepse janë vetë aktorët e kësaj loje të ndytë, që kanë lozur pas perdeve me rrolet e tyre të pa dinjitetshme, që i hasim vetëm te njerëzit mashtrues dhe tradhëtarë të popullit të vet, dhe nuk kanë fare ndjenja atdhetarie dhe njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat