Nëse Basha shpallet “non grata” nga SHBA, ai të largohet si kryetar i PD dhe deputet

Opinione

Nëse Basha shpallet “non grata” nga SHBA, ai të largohet si kryetar i PD dhe deputet

Nga: Skënder Kapiti Më: 14 janar 2022 Në ora: 19:08
Skënder Kapiti

Mua patriotizmin dhe respektin, besimin dhe shpresën se vetëm SHBA munden me e çliru Kosovën ma ka thënë që kur isha i vogël babai im, Sadri Kapiti, i cili na ka eduku me atdhedashurinë e pamasë për Kosovën, gjë për të cilën kemi kontribuar aq shumë pavarësisht se Kosova, institucionet e saj as mrenjohjen më të vogël karshi nesh nuk e kanë treguar.

Koha e vertetoi atë se pa SHBA nuk do të kishim sot Kosovën shtet. 

Tani është bërë cështje publike dhe mediatike “non grata” amerikane për Sali Berishën a thua se ky është problemi më i madh kombëtar.

Unë i besoj SHBA-ve dhe nuk i besoj asaj që mediat dhe disa profesore të Kosovcës  janë kundër non gratës amerikane jo vetëm ndaj Berishës, por nëse edhe Bashës do t’i vinte një “non grata” nga SHBA unë do të isha po pro SHBA-ve, sepse nuk e di se si mund të jetë e mundur që fantazia e disa individëve vënë në dyshim vendimmarrjet e Departamentit Amerikan të  Shtetit, kur SHBA përtej Atlantikut ndërmori sulmin ajror kundër Serbisë dhe nga SHBA sot kemi ne shqiptarët Shtetin shqiptar të Kosovës.

Shpalljet “non grata” nga SHBA janë si rezultat i shumë investigimeve dhe provave dhe nuk merren pse don kjo parti politike apo ajo tjetra. SHBA ka mbështetur dhe përkrahur edhe Berishën, por edhe Thaçin. Të dy kanë qenë në postet më të larta të shtetit, kryeministra dhe president, të dy i ka mbështetur SHBA. Por Thaçi sot është në burg dhe pa arritur që ta përfundojë as mandatin si President i Kosovës atij iu vunë prangat. Dhe a mos duhej që në Kosovë mbështetesit e tij dhe Partia Demokratike të organizonte foltore e protesta kundër këtij rasti. Ndoshta p.sh. mua nuk më vjen aspak mirë që një President shqiptar të dalë para drejtësisë, por ama drejtësia është drejtësi dhe duhet respektuar.

E di shumë mirë se disa intelektualë e profesora nga Kosova e kanë mirëpritur dhe mezipritur arrestimin e Thaçit, por si ka mundësi që po këta janë kundër SHBA-ve pse ajo shpalli “non grata” Berishën?! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat