Kosova mbush me Reçakë...!

Opinione

Kosova mbush me Reçakë...!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 15 janar 2022 Në ora: 17:03
Xhevat Mustafa

Kur isha për 4 vjet me punë( këshilltar, zv.ambasador) në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, shkoja çdo përvjetor, më 15 janar në Reçak ose ndaloja për pak minuta në ditë të tjera, sa herë më binte rruga aty pranë! ...! Reçaku ishte dhe do të mbetet një "dosje natyrore dhe monumentale" mbushur me dëshmi krimesh serbe ndaj shqiptarëve!!!

Përjetoja keqardhje të 45 fishtë, për secilln nga viktimat e masakrës serbe, të rritur e fëmijë si dhe për vajzat dhe nuset e reja të përdhunuara kafshërisht nga ushtarët dhe paramilitarët e Milosheviçit dhe të Vuçiçit! Njëherazi mallkoja me gjithë shpirt ata duar kriminale serbe, që u morën jetën pashpirtësisht, padrejtësisht dhe pafajsisht 45 bashkëkombasve të mi! Keqardhjen, tronditjen dhe lëmshim e emocioneve, që kam përjetuar tek Jasharajt, në Reçak, Krushë..., i kam derdhur artistikisht në romanin që do të botoj këtë pranverë, me titull "Dashuri në detin e urrejtjes". Ngjarjet zhvillohen në një fshat shqiptaro-serb, në veri-perendim të Mitrovicës, në muajt mars -qershor1999 dhe të pranverës 1999. Familja e Hysen Drenicës banon në periferi të një lagjeje shqiptaro-serbe, rreth 30-40 metra larg e përballë me shtëpinë e familjes serbe të Bojko Kovaçeviç. Ndërsa udhëtojnë me autobus për në fshatin e tyre, dy vajzat studente, Teuta, vajza e familjes shqiptare dhe Marina, nga familja serbe, janë ulur pranë njera-tjetrës. Papritur autobuzin e ndalon një patrullë milicësh serbë. Milicët u kërkojnë dokumentet të gjithëve. Por, me udhëtarët shqiptarë sillen në mënyrë brutale e fyese. Njeri prej milicëve ka qëllim ta përdhunojë vajzën shqiptare. Marina lajmëron me telefon Miroslavin, vëllain e vet, oficer në ushtrinë serbe, në një repart aty pranë. Mes tij dhe Teutës ka një lidhje të hershme dashurie, nxitur dhe shtuar edhe nga fakti se kanë një shoqëri qysh nga fëmijëria dhe vitet e shkollës. Ndërhyrja e shpejtë e tij e shpëton Teutën nga duart e milicit të dehur e të droguar dhe i qetëson prindërit e saj në shtëpi, të shqetësuar për vonesën e të bijës.

ana e saj, e ëma e Ljubës dhe Mirosllavit,Radmila, shpreh dashamirësi ndaj familjes shqiptare edhe për dy arsye, që ajo nuk mund t’i harrojë. E para, ka të bëjë me historinë e lidhjes jashtëmartesore gjatë rreth 6 muajve mes asaj dhe Hysenit, në periudhat kohore kur Bojko ishte me stërvitje ushtarake të mëdha e shumë të largëta. Fryt i kësaj lidhjeje të fshehtë është mbetja shtatzanë e Radmilës dhe lindja e Marinës. Arsyeja e dytë lidhet po me Marinën. Kur kjo ishte foshnje disajavëshe, Radmillës iu bënë gjinjtë plagë. Vjosa kishte pranuar pa hezituar fare që ta ushqente me qumështin e saj edhe Marinën, një javë më të madhe se Teuta.

vjen edhe në fshatin e tyre. Një natë forcat serbe kryejnë bastisje dhe dhunë të egër ndaj familjeve shqiptare.Komandanti serb, mik i vjetër me të atin, Bojkon, e urdhëron Miroslavin që shtëpinë e Hysen Drenicës ta djegë ai i pari. Miroslavi nuk pranon të zbatojë urdhërin dhe i kthen kurrizin eprorit, për t’u larguar. Komandanti zemërohet dhe e quan dezertor. Për një çast mendon ta qëllojë Miroslavin pas kurrizit, kur ai largohet. Por, ndërron mendje. Komandanti serb e urdhëron Miroslavin të qëllojë pikërisht ai edhe mbi trupin e Hysenit, babait të Teutës.Por, Miroslavi e kundërshton eprorin e tij dhe nuk e zbaton edhe këtë urdhër. Komandanti serb e qëllon vetë Hysenin dhe ai vdes. Pastaj urdhëron vartësit e tij edhe të urinojnë mbi kufomën e të vrarit. Vetëm Miroslavi nuk i bindet. Vjosa dhe Teuta vrapojnë duke qarë drejt trupit të përgjakur të Hysenit. Ndërsa Miroslavi futet me hapa të shpejtë në shtëpinë e tij. I ndezur fort nga zemërimi i thotë të atit se, me të gjitha ato krime të forcave ushtarake serbe ndaj familjeve shqiptare, atij i vjen turp që mban akoma të veshur atë uniformë. Miroslavi i heq rrobat ushtarake në sy të babait të tij. Pastaj i thotë se ai ka vendosur të largohet fare jo vetëm nga ushtria, por edhe nga shtëpia, duke ikur bashkë me Teutën në Austri, Zvicër, Gjermani...Për një moment Bojko vendos dorën tek revolveri në brez, për ta vrarë të birin me dorën e vet.Por, e ndalojnë e shoqja, Radmila dhe e bija, Marina.

Në oborrin e shtëpisë së tyre, nën degët e një molle të madhe, ndërsa kanë ardhur nata, bora dhe i ftohti i madhVjosa dhe Teuta qëndrojnë pranë trupit të Hysenit, të përmbytura nga dhimbja dhe lotët. Radmilla dhe Marina i flasin ashpër Bojkos dhe e bindin pas dy orësh që t’i fusin kufomën dhe dy femrat e gjalla në kasolle, ku qëndrojnë atë natë... Pasi kryejnë varrimin e Hysenit, në praninë e në varrmihësi shqiptar e të Radmilës dhe Marinës, dy femrat shqiptare, bashkohen me një grup të madh refugjatësh, që shkojnë drejt Shqipërisë. Rrugës ndalohen nga një njësit me ushtarë serbë. Njeri prej tyre, Darko, e tërheq Teutën mënjanë dhe e përdhunon. Pas tij vazhdojnë disa ushtarë të tjerë. Kur mbi trupin pa ndjenja të Teutës hipën ushtari i fundit, mbi kurrizin e tij zbrazet një breshëri automatiku nga Miroslavi, i cili nuk e ka braktisur akoma repartin ushtarak ku është. Sapo shikon edhe Darkon duke vrapuar, Miroslavi qëllon disa herë mbi atë, por e rrëzon të plagosur lehtë në këmbë.. Teuta pëson një krizë të fortë depresioni dhe pak më vonë, edhe çmendurie. Një ditë Teuta tenton edhe vetëvrasjen, duke u hedhur në lumë. Por e ëma e shikon dhe e shpëton para se të hidhej. Në këtë gjendje ato rinisen për në Shqipëri. Vjosën dhe Teutën i nisin shpejt për në Tiranë, për në spitalin neuro-psikiatrik… Disa ditë më vonë, gjatë një luftimi mes forcave ushtarake serbe e të UÇK-së plagosen edhe Ardiani dhe Miroslavi. I plagosur rëndë Ardiani bie rob në duart e forcave serbe. Në një spital lëvizës ushtarak e vendosin në një çadër me disa ushtarë serbë të plagosur. Mes tyre ishte edhe Miroslavi. Një natë, në kllapi, Ardiani flet disa fjalë në shqip. Miroslavi e dëgjon dhe e njeh nga zëri. Bojko fshehtas grave bisedon me doktorin. I propozon që ta lërë shqiptarin të vdesë, duke mos e mjekuar ose duke i bërë një injeksion vdekjeprurës. Por, nga mesnata avionë të NATO-s sulmojnë edhe çadrat e këtij spitali. Miroslavi,që është në gjendje më të mirë fizike, e ndihmon Ardianin, duke e mbajtur në supet e tij, të largohen të gjallë nga predhat. Por, pas disa orë udhëtimi rraskapitës ndahen. Miroslavi drejtohet për në zonën ku janë forcat serbe, ndërsa Ardiani drejt zonës ku janë forcat e UÇK-së. Pas disa ditësh në fshat futen forca të UÇK-së. Në hyrje të shtëpisë njeri prej partizanëve e njeh Bojkon dhe e urdhëron që të ndalojë, me duart lart. Por, Bojko përpiqet të nxjerrë revolverin. Partizani tregohet më i shpejtë dhe e vret.

Miroslavi niset për në Austri, por, rrugës bie rob në duart e një njesiti të UÇK-së. Ardiani niset për në Shqipëri të kërkojë dhe gjejë nënën dhe motrën. Ardiani takohet me mall dhe gëzim me nënën dhe motrën. Por gëzimi zgjat fare pak. E ëma, Vjosa, i thotë fshehtas, se Teuta është shtatzanë nga përdhunimi rreth 2 muaj më parë dhe se të nesërmen do t’i bëjnë abort. E porosit se Teuta nuk duhet të informohet për shtatzaninë, sepse ka rrezik të madh t’i rifillojnë krizat nervore. Ardiani dëshpërohet shumë. Ai vendos të rrijë aty deri ditën e abortit e të niset për në Kosovë, një ditë më vonë. Ai arrin në fshat në mëngjesin e ditës së nisjes për në Serbi të Radmilës dhe të Marinës. Kur ishte duke biseduar me punëtorët, që kanë filluar punën për të ndërtuar shtëpinë e tyre të re, Ardiani shikon Radmilën dhe Marinën, kur dalin nga shtëpia me valixhe nëpër duar.Ai shkon t’i takojë. Në fillim i falenderon për ndihmën që u kishin dhënë nënës dhe motrës së tij. Pastaj i këshillon që të mos e brakstisin shtëpinë e të mos largohen për në Serbi, se nuk duhet të kenë fare frikë për hakmarrje nga autoritetet e reja shqiptare të pas luftës. Kthehet tek muratorët që vazhdojnë punën për rindërtimin e shtëpisë së tij. Bekimi i shpreh shqetësimin se serbët kanë filluar të blejnë shumë shtëpi shqiptarësh në veriun e Mitrovicës, duke u ofruar pronarëve shqiptarë shuma disa fish më të mëdha se sa përdoren në tregun formal. Në çastin kur Bekimi i thotë me keqardhje:” Po na e marrin para syve e nga duart tona, Mitrovicën, vëlla!”, mbi trupin e tij bien disa plumba automatiku. Para se të vdesë Bekimi mundet t’i thotë: “Amanet, Kosovën, vëlla!” Ardiani e njeh njeriun që qëlloi. Ishte Darko. ai vraponte, Ardiani e qëllon me disa plumba. Njeri e ka goditur për vdekje.

Pas tre muajsh Vjosa dhe Teuta, e shëruar kthehen nga Tirana, në shtëpinë e tyre të rindërtuar më mirë se sa ishte para lufte. Teutën e ka munduar gjatë dilema nëse dashuria e saj me Mirosllavin do të ketë një shans dhe mundësi vazhdimi. Mirosllavi, i cili ishte liruar nga burgu i UÇK-së me ndërhyrjen e Ardianit, kishte ikur drejt Austrisë, për të shkuar në Gjermani..., pa lënë asnjë letër edhe për familjen e tij…

Këtë roman e kam dorëzuar në konkursin për "Çmimin Kadare" dhe jam në pritje të sponsorizimeve financiare nga Shqipëria dhe Kosova, nga kushdo sipas mundësive, për të mundësuar botimin e tij, aty nga mes marsi...I përjetshëm kujtimi i 45 viktimave serbe në Reçak! Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të gjitha viktimave! Iu shkrumbofshin në flakët e Ferrit eshtrat autorëve të vdekur të kësaj masakre dhe shpritrat atyreve që janë akoma gjallë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat