Kohezioni politik, inati politik apo paaftësia e veprimit

Opinione

Kohezioni politik, inati politik apo paaftësia e veprimit

Prof. Dr. Afrim Koliqi Nga Prof. Dr. Afrim Koliqi Më 16 janar 2022 Në ora: 15:30
Kuvendi i Kosovës

Parlamenti i Republikës së Kosovës mbajti të shtunën me dat ë 15.1.2022 mbledhjen e jashtëzakonshme vetëm me një rend dite me rëndësi për integritetin territorial dhe politik të Republikës tonë. Qëllimi ishte të sigurohej kohezioni politik i veprimeve të partive politike në Kosovë në raport me agresionin e pareshtur nga politika dhe shteti Serb në drejtim te Kosovës. Prezent ishin partia në pushtet VV, LDK e AAK dhe një pjese e opozitës duke përfshire Listën Serbe e mungonte Partia Demokratike e Kosovës.

Në fokus në këtë mbledhje parlamentare qeveria kishte synim krijimin e marrëveshjes  politik te partive  ndaj atakut te organizuar nga pushteti i Serbisë për te organizuar referendumin e tyre ne territorin e Republikës së Kosovës  politika serbe qe dy dekada nëpërmjet modeleve shoviniste nuk njeh dhe pengon shtetin e Kosovës. Ndonëse e përfshirë në biseda teknike, që ishin puro politike, e dakorduar me një numër te marrëveshjeve teknike ajo krijoi strategji dhe veprim politik duke bindur disa shtete kryesisht Afrikane për tërheqjen e njohjeve te shtetësisë se Kosovës.

Ajo në vazhdimësi punoi që pjesa veriore të dukej e shkëputur nga juridiksioni kushtetues i Kosovës duke krijuar pasiguri popullatës ne veri te Kosovës. Ai dhe politika serbe organizuan disa here zgjedhje serbe nën mbikëqyrjen e OSB-es me strukturat serbe  paralele, formuan grupe mafioze politiko e ekonomike që arriti të fus nën kontroll dhe një pjesë të politikanëve shqiptar. Kështu Vuçiçi krijoi një aparat politik të cilin e aplikoi disa here për ta shkatërruar Kosovën duke e paraqitur si shtet të paaftë e gradualisht ne botë, rezistencën e këtij populli ta paraqes si “terrorizëm ndaj shtetit serb”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i vënë ne sfidën e radhës nga Beogradi dhe politika jo racionale e degraduese e Borrelit, presionin e shteteve të QUINT-it në Kosove për veprime racionale politike dhe veprimet irracionale të një pjese të opozitës, në funksion të obligimit të tij shtetëror mbeti stoik duke mbrojtur rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës. Me qëndrim dhe veprimet  të një burrështetasi të vërtet mur dhe përkrahjen politike të SHBA-ve që për shtetin e ri të Kosovës është jetike.

Të gjithë e dimë që mbledhjet e kutive të botimit e ka bërë OSBE-ja, e ka bërë pas marrjes së pëlqimit. Mirëpo organizimin e kanë bërë strukturat ilegale të Serbisë, të paguara e të dirigjuara nga Beogradi. Kjo praktikë e gabuar nuk duhet të vazhdojë”, tha ndër të tjera Kurti.

Ndryshe nga VV-ja, LDK-ja e AAK-ja , deputetët e PDK-së nuk e panë “të arsyeshme” mbajtjen e një seancë të tillë, prandaj edhe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë. Krasniqi ne arsyetimin e tij tha se “nuk duam që të bëhemi pjesë e ikjes së Kryeministrit nga përgjegjësia e tij ligjore e kushtetuese e as pjesë e shout të tij politik të paramenduar”. Lista Serbe lëshoj seancën ne parlament pas një debati duke potencuar se po ju kanosen te drejtat për votim në referendumin e Serbisë. Në mungesë të Listës serbe dhe mospjesëmarrje të PDK-së kuvendi i Kosovës miratoj një rezolutë që shpreh kundërshtimin e mbajtjes së votimeve në Kosovë për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Sfidat nga ana e Serbisë nuk do ndalen, e mbështeture dhe nga politika e Rusisë dhe politika e Ramës për “Ballkanin e hapur”, ajo do nxis tensione politike deri në përmasa të konfliktit ushtarak. Këto tensione do krijojnë efektin  domino te luftërave në Ballkan ku do kishte shumë viktima, rrënime e shkatërrim ekonomish shteti të cilat më së paku i duhen këtij rajoni. Kosova do e mbroi çdo pjesë të territorit e shtetin e vet me çdo çmim. Pas kësaj tragjedie do jetë shumë e zbehtë krijimi i ndonjë kohezioni në skenën politike të Kosovës e ndoshta dhe e pamundur.  

Ndaj partitë politike shqiptare ne Kosove  duhet krijojnë strategjinë e unifikimit të interesit shtetëror duke përcaktuar segmentet në çdo fushë me interes kombëtar. Plani unifikues  në radhë të parë do e krijonte kohezionin e partive politike dhe përgjegjësin shtetërore e kombëtare duke i zhduk gënjeshtrat, interesat partiake e grupore, korrupsionin, trajtimin e duhur te gjendjes sociale, ekonominë,arsimin, shëndetësinë, sigurinë në mënyrë që të krijoi sistemin e vlerave si moto e zhvillimit të shteti dhe familjes kosovare.

Kjo rezolutë shprehi një pjekuri politike e kohezion të pjesshëm të partive politike duke punuar kuvendi, qeveria, e presidenca, pa mëri e me punë te krijojmë kohezion të plotë e sistemin e vlerave, armën më të fortë për ruajtjen e shtetit. Mos të ndahemi nga karvani i mbrojtjes së shtetësisë së Kosovës, të jemi bashkë në të mirë e vështirësi se fitorja e Pirros nuk i duhet askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat