“Një komb nuk mund sfiduar me donacionet”

Opinione

“Një komb nuk mund sfiduar me donacionet”

Nga: Beqir Sina Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:39
Beqir Sina

E zgjodha këtë titull, duke cituar komentet që erdhën në mend, mbi sulmin tragjik të 11 Shtatorit 2001. Ishte koha më e vështirë e New Yorkut(SHBA) kur kryebashkiaku i athershëm Rudi Giuliani, refuzon dhuratën 10 milion dollarë të Princit të Arabisë Saudite.

Por, kurr dhe në asnjë mënyrë nuk e lidhë atë me indetitetin timë kombëtare - Shqiptarë, ose besimin tim Muslimane.Sepse kryebashkiaku i athershëm, e refuzoi dhuratën(10 miloneshe) të Arabisë Saudite, me shkas se ishte nga një vend musliman – islamik.

Por, se sado që nuk ishte edhe ndonjë dhuratë ; “as e madhe, por as e vogël”, për dëmin që i ishte shkaktuar, metropolit të botës, qytetit ku tash 30 vjet jetojë, New Yorkut, nuk mundet kurrë sesi mund ishte një sfidë me donacionet me atë që ndodhi me 11 Shtator 2001.

Kryebashkiaku Rudolph W. Giuliani, tha athere se qyteti i tij, “i plagosur” rëndë, po refuzonte një donacion prej 10 milionë dollarësh, që vinte nga një princ i pasur nga Arabia Saudite, i cili më parë, ishte po ai që kritikoi politikat e qeverisë amerikane në Lindjen e Mesme.

“Donatori, Princi Alwaleed bin Talal bin Abdul Aziz Alsaud, ishte një nga shumë vizitorë të huaj që kanë shkuar në (atë kohë) pikën zero me kryebashkiakun që nga sulmi në qendrën tregtare në 11 Shtator.

3 javë , më pasë Princi, i cili ishte kryetari i Kingdom Holding Company dhe ishte numri 6 në listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë, mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në vendin e thirrur “Ground Zero” me zotin Giuliani.

Atje, ai i dha kryetarit të bashkisë një çek prej 10 milionë dollarësh për Fondin rindërtimit të Kullave Binjake, një Fond ky bamirëse i krijuar nga zoti Giuliani, kryesisht për të u ardhur në ndihmë të mbijetuarve të atyre, që vdiqën nga ai sulmi tragjik I 11 Shtatorit 2001.

Mirëpo, për të mos dalë nga tema, nuk është qëllimi i këtyre rreshtave ajo se çfarë bëri dhe si veproi Giuliani, por është ajo se:

“Një komb nuk mund të jetë i sfiduar me donacionet”, në një ngjarje të tillë kombëtare si ajo -9/11, ose në një datë të tillë historike.

Si për shembull në Shqipëri, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan vjen për vizitë në ditën e vdekjes së Skënderbeut, dhe "bllokohet" e gjithë Shqipëria.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, mendojë unë është i nderuar dhe i respektuar, dhe, i mireseardhur për ndihmat e Turqisë, në Shqipëri e Kosovë. Turqia, është vendi që njohu e para pavarësinë e Kosovës.

Por që si "shpërblim" ose si "borxh" personal Kryeministri i Shqipërisë, "nuk duhej ta ftonte ose pranonte ftesën të vizitonte Shqipërinë në 17 Janar" duke e parë në ekuivalencë me historinë tonë kombëtare.

Ne shqiptarët e kemi një traditë të vyer. Ashtu si kemi nderin, bujarin dhe besën, kemi edhe fukarallëkun, që përjetojmë me shumë krenari e dinjitet: "Ne kurr nuk e shesim dhe nuk i përulemi “varfërisë”, madje tregojmë më shumë dinjitet, moral, dhe krenari, familjare e kombëtare.

“Një komb nuk mund të jetë i sfiduar me donacionet”

Presidenti Turqisë, i nderuari Rexhep Taip Erdogan, në rastin më të mirë, mundet dhe duhet ta planifikonte vizitën, në vendin tonë. Pikërisht, për atë që ju gjend Shqipërisë në ditët më të vështira(termetin shkatërrimtar 26 Nëntor 2019) por dhe në ndërtimin e kompleksit me 522 banesa, në Laç, dhuratë e Turqisë me vlerë 42 milion euro, dhe e vetmja në ndihmat e termetit, e kësaj shume.

Prandaj mendoj se Presidenti i Truqisë Erdogan, duhet ta vizitonte Shqipërinë, se shqiptarët i janë mirënjohës, por, Jo më 17 Janar dhe as në 6 Maj(dita kur Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, u lind në 6 maj të vitit 1405 të shekullit të 15-të).

Çdo ditë(datë) tjetër, mund të planifikohej dhe do të gjendej në ndonjë rast, vetëm e vetëm sikur Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të mos e kishte zgjedhur pikërisht 17 Janarin ose 6 Majin, për të bërë një vizitë në Tiranë dhe Laç.

Vizita në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut.....!!!

Qëllim kryesor i Erdoganit, në inaugurimin e shtëpive të rindërtuara nga tërmeti, pikërisht me 17 Janar, duket se u bë si një kthim i “borxhit” në datë, në simbolikë me historinë e shqiptarve me turqit, pikërisht në këtë 17 Janar 2022 - 554 vjetori i vdekjes së Heroit tonë kombëtar Skëndërbeut:

Athere : “ Përse duhej që Erdogan të zgjidhte pikërisht ditën e vdekjes së Skënderbeut, për të inauguar shtëpitë në Laç. Çfarë e ka ngacmuar ose çfarë "borxhi" i kishte miku i tij kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që duhet të japë me 17 Janar, një mesazh të tillë kontrovers për shqiptarët? e parë gjithmonë në kontekstin historik.

Ngase, donacionet e mikut të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, nuk janë vetëm shtëpitë e dhuruara në Laç, për të prekurit nga tërmeti, është edhe ndihma e pashembullt që Erdogan, i dha Ramës, para zgjedhjeve të 25 Prillit(kohën më të rëndë të pandemisë globale). Pikërishtë, kur ai i organizoi një pritje madhështore në pallatin presidencial në Ankara, kur i ndërtoi me urgjencë spitalin në Fier, dhe më pas e lejoi të spekulojë mediatikisht për një rol negociatori në konfliktin e ndezur Turqi-Greqi.

Edhe, z. Giuliani e pranoi fillimisht çekun, e donatorit, Princi Alwaleed bin Talal bin Abdul Aziz Alsaud. Por, më pas këshilltarët i thanë se me çekun ishte derguar edhe një letër e princit, në të cilën ai shprehte ngushëllimet e tij, për "humbjen e jetëve që kishte pësuar qyteti i Nju Jorkut".

Letra vazhdonte, "Unë gjithashtu do të doja të dënoja të gjitha format e terrorizmit, dhe duke e bërë këtë unë po përsëris qëndrimin e fortë të Arabisë Saudite, kundër këtyre akteve tragjike dhe të tmerrshme."

Por letra kësaj radhe nuk thoshte atë se çfarë Princi Alwaleed bin Talal bin Abdul Aziz Alsaud, i kishte dërguar pak më parë të letrës së 9/11 :

''Megjithatë, në momente si kjo, ne duhet të trajtojmë disa nga çështjet që çuan në një sulm të tillë kriminal. Unë besoj se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të rishqyrtojë politikat e saj në Lindjen e Mesme dhe të marrë një qëndrim më të ekuilibruar ndaj çështjes palestineze. Ndjenja pasqyronte mënyrën që kanë marrë përgjithësisht sauditët, duke dënuar sulmin e 11 shtatorit, ndërsa përpiqeshin të mbështesnin kauzën palestineze.

"Vëllezërit tanë palestinezë vazhdojnë të masakrohen nga duart e izraelitëve, ndërsa bota kthen faqen tjetër", thuhej në njoftimin e më parshëm të donatorit, Princi Alwaleed bin Talal bin Abdul Aziz Alsaud .

Kryetari i bashkisë, të cilit iu tha njoftimi për lajmin vetëm pak çaste përpara konferencës së tij të përditshme, por pas marrjes së çekut, ishte dukshëm i mërzitur prej tij.

"Unë e kundërshtoj plotësisht atë deklaratë," tha zoti Giuliani. "Kjo është krejtësisht në kundërshtim me atë që thashë në Kombet e Bashkuara," shtoi ai, duke iu referuar fjalimit të tij më 1 tetor 2021.

"Nuk ka asnjë ekuivalent moral për këtë akt," shtoi ai. ''Njerëzit që e bënë këtë humbën çdo të drejtë për të kërkuar justifikim për të kur masakruan 4000 apo 5000 njerëz të pafajshëm. Dhe të sugjerosh se ka një justifikim për të, vetëm e fton që kjo të ndodhë në të ardhmen. Është shumë e papërgjegjshme dhe shumë, shumë e rrezikshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat