Energjia elektrike, çmimi, qytetarët, politika ...

Opinione

Energjia elektrike, çmimi, qytetarët, politika ...

Nga: Ismet Rashiti Më: 19 janar 2022 Në ora: 13:21
Autori

Nga përvoja dhe nga ajo që kam parë, mund të them se ne shqiptarët jemi njerzit më të pakujdesshëm në Evropë për shpenzimin e energjisë elektirike dhe jo vetëm të energjisë elektrike. Duhet të kuptohet njëherë e mirë se energjia elektrike është mall si çdo mall tjetër që blehet në treg, ndaj duhet pasur kujdes të moskeqpërdoret pa nevojë. E, nëse keqpërdoret, atëherë duhet të paguhet me çmime të larta.

Ta përdorësh rrymën pa asnjë kriter, ti dhezësh dritat në të gjitha dhomat edhe kur nuk je aty dhe për më tepër të nexehesh me energji elektrike në çdo kohë, vërtetë është lluks i madh, mbase edhe i tepruar. Këtë lluks nuk e gëzojnë as zvicranët që kanë shtet qe 726 vjet dhe që çdo kohë përpiqen ta ekonomizojnë energjinë dhe xhepat e tyre. Shteti Helevetik, ka ndërmarrë masa tepër serioze për gjetjen e mënyrave alternative. Që tani janë përgaditur autobusët për bartjen e qytetarëve, në vend të trenave, në rast të mungesës së rrymës, ndërkohë që reduktimi i shpenzimit të rrymës po aplikohet në shumë qytete. Më e rëndësishmja është që qytetarët vetvetiu, me kohë e kanë kuptuar domosdonë e ekonomizimit. Kështu veprojnë qytetarët me vetëdije të lartë shtetndërtuese.  

Kriza energjetike dhe rritja e çmimeve, e kanë përfshirë gjithë botën, ndaj duhet të bëjmë përpjekje bashkarisht dhe me të gjitha format e mundëshme t'a kapërcejmë këtë fazë të rëndë për të gjithë. Askush nuk është i kënaqur me rritjen e çmimeve, por nëse ne shqiptarët jemi pjesë e këti planeti, duhet të shohim, e të dëgjojmë me vëmendje çfarë krizash ekonomike dhe psikologjike ka sjellur CORONA në këto tri vitet e fundit.  

Në këso situatash, fjalën duhet ta kenë profesionistët dhe jo politikanët që përpiqen opozitarizmin dhe përpjekjet për pushtet ti bëjnë në situata të vështira, e kriza të ngjajshme për vendin tonë dhe qytetarët!

Kriza energjetike, që e ka përfshirë tërë botën, nuk mund të zgjidhet me fjalë, as me protesta.  Zhurma politike vetëm sa   rëndon më tepër mbi kurrizin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat