SHBA-të, Rusia, Kina dhe efektet domino të krizës në Ukrainë...

Opinione

SHBA-të, Rusia, Kina dhe efektet domino të krizës në Ukrainë...

Nga: Agron Shabani Më: 29 janar 2022 Në ora: 10:50
Agron Shabani

Për ata që e njohin sadopak historinë e Herkulesit dhe 7O djemve (çunava), vajzave (gocave) ose pasardhësve të tij grindavec, supersticioz ose egocentrik, e kanë të qartë faktin se Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin dhe intelegjenca ruse, përmes krizës në Ukrainë, si dhe krizave të tjera në Bjellorusi, Kazakistan, Nagorni Karabah, Ballkan dhe gjithandej: Pas largmit të Britanisë së Madhe nga UE-së, e kanë për qëllim largimin ose tërheqjen ushtarake të SHBA-së nga Gjermania ose Europa në përgjithësi, së bashku me shpërberjen, dislokacionin ose dokompozicionin e përgjithshëm dhe përfundimtar të 'kompozicionit të përbashkët' të UE-së, e ndoshta edhe të vet Natos, me anë të narrativit introvert ose interaktiv të futjes së gjilpërave helmuese, apo thikave të ndasive ose përçarjeve të vazhdueshme brenda UE-së dhe Natos, siç është  neutraliteti, idiferenca ose hezitimi franko-gjerman ndaj kërkesës anglo-amerikane për të dërguar trupa ose ndihmuar ushtarakisht Ukrainën në luftën ose konfliktin eventual me Rusinë dhe kështu me radhë.

Largimi eventual i Ushtrisë Amerikane nga Gjermania, Ballkani ose Europa Perëndimore:  'De jure dhe de facto' do shënonte fundin ose fillimin e fundit të UE-së dhe vet Natos, gjegjësisht fundin e lirisë, paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme në kontinenentin e vjetër europian dhe me gjërë. 

Ndonëse, gjithënjë duke e vërë theksin në metaetikën ose etikën globale dhe universale të SHBA-së....Respektivisht në politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, kolokviale, seminarike, robuste, korpulente, intelegjente, gjeostrategjike ose gjeopolitike të SHBA-së -përballë atavizmit, hegjemonizmit, militarizmit ose ekspanzionizmit të njohur ruso-kinez në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale, si dhe në dilemat ose hezitimet e ndryshme të shtetëve ose fuqive të caktuara të kontinentit plak, për t'iu përgjigjur pozitivisht konceptëve, formulave dhe doktrinave të reja politike, diplomatike, ushtarake, strategjike ose gjeopolitike të SHBA-së -lidhur me paqen dhe sigurinë e gjithëmbarshme kontinentale dhe interkontinentale.

U mor vesh se SHBA-së si suprfuqia e vetme dhe kryesore e globit, e kanë mbi supët e veta rolin dhe misionin e njohur të Herkulesit në raport me stabilitetin, paqen dhe sigurinë globale ose universale.

Ndërkaq, hezitimet ose indiferencën e mesipërme të Gjermanisë-ndaj krizës në Ukrainë, duhet parë, kundruar ose kuptuar edhe në kontekste ose relacione të ndryshme ekskursive, diskursive, insubordinuese ose hipotetike nga e kaluara e ish "luftës së ftohtë" dhe dy luftërave të mëdha botërore, kur Gjermania e ndodhur përballë formulave ose doktrinave të ndryshme ushtarake, politike, gjeostrategjike ose gjeopolitike të Lindjes (ish "Traktatit të Varshavës") dhe Perëndimit (Natos)-pos tjerash e kishte të kufizuar ose limituar forcën (fuqinë) e saj ushtarake ose luftarake së bashku me numrin e ushtarëve etj. Mos të flasim këtu mbi pamundësinë e vazhdueshme ose sistematike të pajisjes ose furnizimit të ushtrisë gjermane me armë nukleare ose atomike si Rusia, Franca etj, si për shëmbull.

Se këndejmi, politologjia ose filozofia e njohur politike dhe diplomatike, në instancë të fundit, janë vetëm një shkollë efikase ose efektive e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem kontinental dhe interkontinental" të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të "mbinjerëzve" ose'supërmenëve' të ndryshëm ushtarak ose luftarak, të cilët nuk përbëjnë madje as 2 % të popullsisë së përgjithshme të globit.

Ndërkohë që zori (halli i madh) ose vullneti për të jetuar ose mbijetuar në "mbretërinë" ose "perandorinë" e tyre, integrohet, mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente, dhe lëvizë tek të gjitha çështjet politike, ushtarake ose diplomatike, në kuadrin një lufte të përhershme ose permanente për mbijetesë ose ekzistencë individuale dhe kolektive.

Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale dhe enciklike që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore, politike ose ushtarake, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, egos, libidos, autoritetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të ndryshme militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, materiale, finansiare, tregrare, ekonomike, jetësore ose ekzistencialiste...Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, kulturore, historike, gjeografike etj.

Nga kjo rezulton se edhe i ashtuquajturi "identiteti europian i UE-s", në esencën ose substancën e tij të ngjanë në "identitetin" e dikurshëm jugosllavë ose ruso-sovjetik, të përmbledhur ose ravijezuar në shumë elemente të tjera brenda paradigmave, diskurseve, ekskurseve dhe narrativave të ndryshme në sfond, ku mund të shihet ose vërehet qartë se liderët ose lidershipi i tij, vazhdimisht e afirmojnë një "pluralizëm vlerash" të bartura ose reduktuara në monizëm politik, ekonomik, konjuktural, manufaktural ose nomenklatural, me thekse autoritare, centraliste, dogmatike, demagogjike, paternaliste, proteksioniste etj.

Me fjalë tjera, si "vlerë madhore e filozofisë politike dhe diplomatike" të Brukselit ose Strasburgut, pos tjerash është fakti se " pluralizmi ose parlamentarizmi i tyre politik ose aksiologjik" vazhdimisht përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë. 

Kështu është edhe me "vëllazërinë" ose"solidaritetin e përbashkët" franko-gjerman ndaj rusëve sipas doktrinës ose formulës së njohur "forcè de frapeè" etj.

Ndryshe nga kjo, bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Edhe studimet dhe analizat e njohura shkencore ose politologjike, nuk ngelin tè izoluara, por, ato kthehen tek vlerat, parimet dhe postulimet e larta shkencore, morale, njerëzore ose humaniste. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. 

Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush. 
Ndaj, çdo njeri normal dhe racional në këtë botë ose mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo fara kungulli ose pocerrke) në kokën e tij, dhe i ka lëxuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë se ish presidenti ajtual dhe presidenti rusë, Vlladimir Vlladimorovic Putin dhe Boris Nikollajeviç Jelcin, me anë të desantit ose "marëshimit të papritur" të ushtrisë ruse ( para syve të Natos) në Prishtinën (Kosovën) e vitit 1999, e kishin për qëllim zhdukjen ose shfarosjen masive të shqiptarëve me anë të materialit radioaktiv ose armëve atomike, me rreze të mesme ose të vogël veprimi. 

Ndërkohë që pas desantit ose "marëshimit misterioz" të ushtrisë ruse në afërsi të airoportit ndërkombtar të Prishtinës (me 1999)-kanë nisur ose filluar si të thuash të gjitha zezonat ose fatkeqësitë tjera për Kosovën dhe shqiptarët.... Ndarja e Mitrovicës (analoge me ish murin e Berlinit dhe ndarjen e dikurshme të Gjermanisë), e ashtuquajtura "marrëveshja e Kumanovës" dhe ç'armatosja e UÇK-së, konflikti i përgjakshëm dhe heroik i Ramush Haradinajt me ushtarët rusë, dislokimi i trupave franceze në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, "zajednica"( dodik republika serbe) në Veriun e Kosovës, si dhe plot paradokse dhe anomali të tjera reaksionare dhe anakronike.

E tërë kjo në saje të ndikimit, insubrodinimit ose influencave të ndryshme kolaterale dhe multilaterale të Rusisë.

Një digresion...

Mëqe, sipas Frojdit: ajo që e mban së bashku një tërësi ose komunitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor, i derivuar, konzervuar ose ambaluzhuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose prej tij. Prej respektit ose dashurisë së idealizuar, valorizuar ose glorifikuar ndaj shefit ose padronit, ndjekësit dhe viktimat e tyre shpesh ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin. 

Izraelitët thonë si me sarkazmë ose ironi se :"aty ku e fusin kokën dhe trupin lufta ose konflikti, politika e lartë ose diplomacia, shpeshherë ngelin pa fjalë.

Filozofia politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.

Për me tepër ndërkaq, shëmbja e ish 'murit' famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës", si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës ose dikujt tjetër, për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës, Rusisë dhe Turqisë dhe të tjera) të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. 

Në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, rusët dhe kinezët, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë SHBA-së si fuqinë e vetme dhe kryesore të globit, por vetëm si njerën prej fuqive ose superfuqive botërore, të njejtë ose barabartë me rusët dhe kinezët, në kushtët ose rretnat e reja të një bote multpolare ose subbllokiste.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat